COVID-19/ Ndodhej në prag të vdekjes, mjekët shpëtojnë mrekullisht pacientin e infektuar

22/04/2020 17:14

Një pacient i infektuar me COVID-19 në New York të SHBA-ve, është shpëtuar mrekullisht nga mjekët, teksa ishte në prag të vdekjes.

Burri ishte i shtruar në Qendrën Spitalore, Saint Joseph, të New Yorkut. Në videon e bërë virale në rrjete sociale, shikohet se si një infermiere godet me forcë gjoksin e pacientit, dhe fatmirësisht arrinë që ta mbajë në jetë. Më pas pacienti është vendosur në intubim, por gjendja e tij vijon të jetë kritike, shkruajnë mediat e huaja.

“Ka qenë një makth. Ne kemi shumë persona të sëmurë, aq sa ju nuk mund ta imagjinoni. Ne meduam se ai kishte vdekur”, tha mjeku Anthoni Leno.

Sakaq, nga 280 personel mjekësorë që ka ky spital, gjysma e tyre kanë rezultuar pozitiv me virusin korona.

“Ne kemi pasur shumë anëtarë të familjes që kanë vdekur brenda pak ditëve nga koronavirusi”, shtoi më tej mjeku Leno.

Kujtojmë që deri më tani Shtetet e Bashkuara janë kthyer në vatrën kryesore të virusit në botë, duke regjistruar 819,448 persona të infektuar, ndërsa, 45,371 të tjerë janë shpallur të vdekur, shkruajnë mediat e huaja.

FOTO GALERI
1/12

Top Channel