MAT- Një grua e moshuar rreth 80 vjeç ka gjetur vdekjen pasi banesa ku jetonte u shkrumbua nga flakët.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:15  ndërsa policia njofton se viktimë ka mbetur B.D., 80-vjeçe.

Dyshimet paraprake sipas policisë janë për një incident aksidental ndërsa kane nisur hetimet për shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes së rëndë.

Informacion paraprak:

Rreth orës 21.15 shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat kanë marrë njoftim se në fshatin Pleshë, Bashkia Klos, ka rënë zjarr në banesën e shtetases B. D., rreth 80 vjeçe,  ku si pasojë ka humbur jetën.

Nga veprimet paraprake të kryera dyshohet se zjarri është shkaktuar  aksidentalisht, nga shkëndija në sistemin elektrik brenda në banesë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po ponohet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.

Top Channel