E ëma e do Stresin të martuar, por a është Kejsi nusja e ëndrrave të saj?

22/04/2020 21:03

Reperi Stresi ishte pjesë e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, bashkë me mamanë, nga ku treguan eksperiencat e këtyrë ditëve në karantinë.

E pyetur nga Bieta nëse do donte ta shihte Stresin të martuar, Shpresa tha se nuk ndërhyn shumë në këto punë, por pranoi se për Kejsin gëzon shumë respekt.

“Dëshira ime është ta shoh të martuar, me fëmijë e të lumtur. Dëshira ime është ajo që mendojnë të gjithë për Stresin. Unë me Kejsin kam pas marrëdhënie tjetër, Stresi ka pas marrëdhënien e vet. Nuk i ndërhyj asnjërit, unë do ruaj gjithnjë ndjesitë e mia, respektin që më ka dhënë Kejsi”, tha ndër të tjera ajo.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Top Channel (@topchannelalbania) on

Top Channel