Meksika shënon rekordin prej 3000 vrasje të bandave vetëm në mars, koronavirusi faktor

22/04/2020 20:33

Lufta e hapur mes trafikantëve meksikanë të drogave ka shkaktuar 3000 vrasje vetëm në muajin mars, duke e bërë muajin më të dhunshëm të administratës së presidentit Andrés Manuel López Obrador.

Pandemia e koronavirusit llogaritet si një nga faktorët kontribues në përplasjet prej mbylljes së kufirit me SHBA dhe kufizimit të lëvizjeve të trafikantëve, sipas ekspertëve vendas.

Krimi i organizuar përbën 24% të GDP së Meksikës, sipas profesorit të shkencave sociale Juan Carlos Montero, në universitetin e Monterrey, i cili shton se mbyllja e kufijve dhe e udhëtimit drejt SHBA ka përshkallëzuar luftën.
“Ka një luftë të hapur për territore sepse nuk ka fitime,” thotë ai.

Më 4 prill autoritetet eshtetit verior Chihuahua, në kufi me SHBA, njoftuan të paktën 19 vdekje në një përplasje të armatosur mes bandave rivale në një zonë rurale. Një ditë më vonë shtatë njerëz u vranë në atë që dukej si një sulm ndaj një dyqani në Reynosa, në shtetin Tamaulipas.

Më 8 prill, 10 vdekje u regjistruan në një ditë të dhunshme në shtetin e Veracruz.

Top Channel