Në emisionin “Shqipëria Live” drejtuar nga dyshja e moderatorëve Flori Gjini dhe Erjona Rusi, ishin të ftuar çifti më i ri i rubrikës “PërPuthen”, në emisionin “E Diell”, Ina dhe Geri.

Dyshja kishte kohë që e kishin shprehur pëlqimin për njëri-tjetrin, por në puntatën e fundit vendosën që të dhuronin puthjen e parë. Si një shenjë që ata tashmë janë një çift. Në lidhje me puthjen, por jo vetëm, ata folën gjatë emisionit “Shqipëria Live”.

Ina: Ne kemi qenë të karantinuar dhe pa simptoma, sa për puthjen live kemi menduar ta shisnim. Nuk e kuptojmë se si na vijnë festa për intervista dhe na thonë duam një puthje për emisionin tonë.

Geri: Përkushtimi unë e kam shumë të lehtë t’i përkushtohem një personi që unë ndjej. Që në takimin tonë të parë e ndjeva këtë ndjesi me Inën dhe thash do të flas vetëm me atë.

Ina: Thotë Geri, pasi ka dalë me Edonën dhe Antonetën(dy vajzat e tjera të rubrikës PërPuthen, që Geri ka dalë në takime).

Geri: Ndonjëherë njeriu ka nevojë për shumë dritare, por Ina është dritarja e madhe.

Ina: Kulaçin e kishte bërë të mirë por unë në fakt e kisha bërë më të mirë (I referohet takimit të tyre të puntatës së kaluar, ku dhe ndodhi puthja).

Unë kam dashur shumë. Kisha kohë që e ndjeja, unë e putha vetë. Sigurisht se disa gjëra intime nuk janë transmetuar. Por duke iu referuar dhe orarit kemi qenë më të rezervuar. Unë e kam thënë të njëjtën gjë tek PërPuthen ( I referohet filmit pallati 176, ku Elsa në bisedë me babain zotin Perikli, shprehet se i ka kërkuar vetë Fredit që ata të lidheshin bashkë). Geri është më delikat, por unë duke dalë si grifsh thash hajd po e marr unë hapin.

Geri: Unë delikat jam vetëm në ekran. Prandaj thotë Ina është delikat sepse s’më ka provuar jashtë ekranit.

Ina: Izolimin ne e provuam, por ishim të monitoruar. Të shohim si do të jetë Geri, shpresoj të mos jetë agresiv dhe të flasim për dhunën ndaj grave (cek pjesën për një bashkëjetesë me Gerin pa u monitoruar nga kamerat).

Geri: Unë në fakt e prisja një puthje nga Ina por jo atë ditë, unë u stepa dhe thash çne. Kur u mbyllën kamerat, rrija shikoja Inën. Unë po shikoja me familjen dhe shikoj babii që thonte ëoë. Mami është sikur po e mer tek shtëpia tani. Mami është pro, prindërit e mi kanë qenë pro me vendimet e mia.

Ina: Me mua e kishte e kuptova unë, do e gëlltis tani sepse e zgjodha vetë me këto duar. Mua ajo që më pëlqeu tek Geri është sepse është njeriu shumë i mirë. Sigurisht të gjithë kontributet që ne kemi dhënë kanë qenë nga të dy ne(nisma humanitare që ata kanë ndërmarrë shpesh në emision). Kjo ka qenë ajo që më tërhoqi tek Geri. Duke filluar nga pozitiviteti, nuk ofendon apo shan njeri. Nuk merr me të keq asnjë batutë, që mund të jetë me konotacion negativ ndaj Gerit.

Geri: Gjëja e parë që kemi hasur unë dhe Ina ishte thjesht buzëqeshja e parë. Thjesht kam ngelur dhe e shifja dhe kur më thotë çkemi, o them më zgjedh mua. Por pas katër javëve më zgjodhi më pas. (I referohet momentit të parë që është takuar me Inën në emision)

Ina: Sigurisht që kanë xhelozi për mua dhe Gerin. Të them të drjetën është ndier ajo afeksioni që kam pasur unë ndaj Gerit por ka pasur xhelozira të fshehura.
Në fund fare të gjithë e kanë ditur që është e vërtetë. Kanë qenë të kujdesshëm njerëzit. Geri nuk është në test, në atë kuptim që thua ti (në marrëdhënie intime). E para me Gerin ne do të bëjmë dashuri. Unë nuk jam gati. Ne e kemi hapur jetën tonë, në këtë eksperiment social mund të thoja unë. Nga Përputhja dhe tutje do të jemi shumë privat.

Geri: Do ti bëj të gjitha Geri (për punët e shtëpisë). Ina më thotë unë do të marr tek shtëpia ime dhe punët do t’i bësh ti. Kur unë të përfshihem tek punët e shtëpisë është kur Ina të jetë shtatëzëne.

Ina: Ne kemi tentuar dhe na kanë kapur gjithmonë (të bëjnë ndonjë takim të fshehur, apo bisedë pa rënë në sy të produksionit të Përputhen). Ne ishim në date dhe mendonin se kishim dalë fshehurari.

Sakaq, në studio u mirëprit dhe ndërfutja e publikut me anë të telefonatave. Pyetjet ishin nga më të ndryshmet. Duke filluar nga më intimet, por edhe nga ata që mendonin se Geri për Inën, nuk është mashkulli i duhur.

Rigelsi: Si e thërret Gerin me përkëdheli

Ina: Zemër.

Filip: Në qoftë se ishte puthja e vërtetë përse e mbajtët gotën e verës në duar dhe nuk ra.

Ina: Unë e kisha gotën dhe smë ka rënë ndonjëherë gota kur jam puthur.

Ada: Sa fëmijë kanë qejf të bëjnë sepse e shoh të apasionuar pas fëmijëve,

Ina: Minimumi tre.

Lila: Mua më pëlqejnë të dy të kenë jetën e gjatë sepse janë si yje. I puth shumë.

Ilir: Është çift shumë I bukur. Ata djemtë nuk ishin për Inën edhe Geri nuk është për Inën. Një njeri i lezecëm, Geri është I lezecëm. Mendova që Ina për mua duhet të zgjedhë një më simpatik për trupin për çdo gjë, fytyrën

Ina: Ai po thotë thjesht mendimin e tij, unë ja respektoj, por unë e kam bërë zgjedhjen time.

Ina: Unë Gerit po i jap një mundësi vazhdimësia do të shihet

Një telefonues: Kur e puthe Inën a kishe nevojë për një ambulancë.

Geri: Për ambulancë jo por për një barrelë ndoshta po.

Erjona (një telefonuese, jo moderatorja): Pasi të lënë Përputhen a janë të gatshëm për të nisur një bashkëjetesë bashkë

Geri:Do ti mbajmë edhe për pak shtëpitë larg.

Ina: Por do ta deklarojmë në Instagram, nëse bashkëjetojmë bashkë.

Rinalda: A mendon se është njësoj si ty e sinqertë Ina apo jo.

Geri: Është shumë e sinqertë dhe besnike, kjo është ajo që kam parë tek Ina.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel