Biznesmeni apel qeverisë nga Open: Jemi në luftë, mos të sjellë tatimet me gjoba dhe kamatvonesa

22/04/2020 22:45

Në pjesën e tretë të emisionit Open nëTop Channel u diskutua për paketën ekonomike të lançuar nga qeveria. Për biznesmenin Nikollaq Neranxi situata është e mirë dhe shpresdhënëse. Sipas tij biznesi i madh u la në harrëse.

“Biznesi i madh u la në harresë dhe flitej për biznesin e vogël. Por në qoftë se biznesi i madh nuk jep furnizime biznesi i vogël nuk i hap qepenat. Me datë 10 mars kryeministri Edi Rama tha jemi në luftë, pra shteti është inegzistent, futuni në shtëpi.

Mua më kanë ardhur tatim taksat me gjoba dhe kamat-vonesa. Tatimet e shkurtit paguhen me 10 mars, por më 10 mars ishim të mbyllur në shtëpi. Po e njëjta gjë ishte edhe me sigurimet shëndetësore- tha Neranxi.

Top Channel