Tragjike në Rennes të Francës, 12-vjeçari gjendet i vdekur pranë një lumi, autori dyshohet të jetë një 16-vjeçar
Një kamion ka përplasur katër policë në Melborune të Australisë, të cilët si pasojë e përplasjes kanë pësuar vdekje të menjëhershme, shkruajnë mediat e huaja.
Katër policët, kishin ndaluar një makinë tip “Porsche”, i cili po udhëtonte tej normave të lejuara të shpejtësisë. Në ato momente ka ardhur një kamion dhe është përplasur me makinën sportive, ku si pasojë kanë humbur jetën katër efektivët që ndodheshin aty pranë.
Raportohet se drejtuesi i makinës tip “Porsche”, i plagosur nga përplasja, është larguar nga vendngjarja në këmbë, por policia është vendosur në ndjekje të tij. Ndërkohë shoferi i kamionit, një roje spitali, do të testohet për alkool dhe drogë, njoftojnë autoritetet.
“Diku në qytetin tonë, katër familje kanë mbetur me zemër të thyer. Ne jemi pranë tyre në këto momente të vështira”, u shpreh Dan Andrews, Guvernatori i Victoria.
Top Channel