Rreth 300 njerëz morën pjesë në një protestë kundër masave kufizuese të koronavirusit në qytetin lindor gjerman Chemnitz por hasën në rezistencë të ashpër nga forcat e rendit.

Pamjet tregojnë oficerët që i shtyjnë protestuesit, i tërheqin zvarrë duke i larguar dhe disa të tjerë i arrestojnë.
Një prej tyre Jens Lorek, avokat nga Dresden, tha: “Do të kishim këtu një grumbullim të rreth 500 pjesmarrësve të regjistruar. Por fillimisht proteta u ndalua nga bashkia e Chemnitz”.

Ai shtoi se më pas administrata e qytetit ndryshoi masën duke lejuar vetëm 15 pjesmarrës, sipas tyre prej masave kufizuese të koronavirusit.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel