Tragjike në Rennes të Francës, 12-vjeçari gjendet i vdekur pranë një lumi, autori dyshohet të jetë një 16-vjeçar 25/05 13:33
Kamerat e sigurisë në rrugë, kanë fiksuar momentin teksa një bandë e armatosur, hapi zjarr ndaj një tjetër bande, pranë një dyqani në Handsworth, të Britanisë.
Pas të shtënave, grupi i djemve është parë duke u larguar me shpejtësi nga vendngjarja. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.
“Tre persona kanë qëlluar me armë pranë një dyqani në Handsworth. Sipas raportimeve të fundit, banda ishte vendosur në ndjekje të një bande tjetër, në orët e para të mëngjesit. Të dhënat paraprake të dërgojnë drejt një sulmi të planifikuar midis bandave të ndryshme. Por hetimet janë ende duke u zhvilluar”, u shpreh zëdhënësi i policisë lokale.
Top Channel