Çmimi i maskave i ndryshëm/ Farmacitë furnizohen nga kina dhe fasoneritë në vend që po i prodhojnë

22/04/2020 21:06

Që më 9 mars kur në Shqipëri u konfirmuan dy rastet e para me koronavirus, njerëzit u dyndën nëpër farmaci për të blerë produktet higjeno-sanitare. E si pasojë të papërgatitur për këtë kërkesë të lartë pati mungesë kryesisht të maskave. Madje nëpër dyert e farmacive afishoheshin njoftime “s’ka maska”.

Por 45 ditë më vonë duket se situata është normalizuar dhe farmacitë janë furnizuar me produktet e konsideruar nga OBSH si të domosdoshme për pandeminë.

Muazezi Maçi

Me kalimin e kohës furnizimet kanë ardhur duke u rritur dhe ua plotësojmë tani kërkesat klientëve tanë. Tani kemi disa lloje maskash, është kjo e thjeshta një përdorimshe, modeli i parë kinez. Gati e njëjta si kjo kemi prodhimin e fasonerive i cili ka ardhur tani vonë, që sigurojnë një farë mbrojtje. Gjithmonë furnizimin e kam bërë me depot parafarmaceutike që bëjnë kontrata me fasoneritë. Janë dhe modelet e tjera konform rregullave me mbrojtje të dyfishtë. Është  edhe kjo maska këtu k95 që në fillim pati edhe çmime që ishin jo shumë reale ndërsa tani kanë ardhur me çmime të arsyeshme.

-Ka pasur luhatje të çmimeve?

Po po patjetër. Kanë ardhur duke rënë në varësi të blerjeve dhe sasive që marrim nga depot ofrojnë çmime më të ulëta seç kanë qenë. Si para pandemisë nuk kanë shkuar .

-Ka maska mjaftueshëm ?

“Kjo është fatura për 50 maska që kushtuan 5000 lekë. Sipas farmacistëve ky nuk është çmimi që ka qenë para pandemisë, megjithatë ai ka ndryshuar. Ka pësuar rënie.

“Duke qenë se ka disa prodhime nga tregtarët edhe çmimet e maskave janë ulur. Mungesa nuk ka “

Top Channel