Flet në Open drejtori i fasonerisë në Krujë: Ja kur e zbuluam që kemi të infektuar me Covid-19

22/04/2020 21:44

Në Open në Top Channel foli në një lidhje skype Jetnor Shima, drejtor i fasonerisë Endi sh.p.k duke thënë se fasoneria e tij nuk është vatër.

Kur e keni kuptuar që fasoneria juaj ka të infektuar?- e pyeti Eni Vasili.

“Një zonjë, punonjëse e fasonërisë tonë, kishte një muaj që nuk vinte në punë. Pastaj ISHP-jae Krujës na njoftoi që ajo është me Covid. Ne u mbyllëm me datë 13 deri më 15 mars. Pastaj me datë 16 mars kemi filluar punë me staf të reduktuar. Kemi pajisur të gjithë punonjsit me maska dhe alkol. Me 15 prill na erdhi informacioni që kjo ka ndodhur dhe ne e mbyllëm vullnetarisht fasonerinë.

Top Channel