Trump urdhëron marinën të sulmojë anijet iraniane që “ngacmojnë” mjetet amerikane

22/04/2020 16:22

Presidenti amerikan Donald Trump tha sot se ka urdhëruar ushtrinë e SHBA të qëllojë e të shkatërrojë mjetet iraniane që ngacmojnë anijet amerikane në det.

Zhvillimi vjen pas lundrimeve të rrezikshme të barkave ushtarake iraniane ndaj mjeteve të marinës amerikane në ujërat pranë Iranit.
“Kam urdhëruar marinën e SHBA të qëllojë e të shkatërrojë çdo barkë ushtarake iraniane që ngacmon anijet tona në det”, shkroi Trumpnë rrjetin Twitter.

Një zëdhënës i ushtrisë së Iranit dhe se në vend të ushtrisë, SHBA duhet të fokusohet në mbrojtjen e ushtarëve të tyre nga koronavirusi.

Zhvillimi vjen pasi 11 barka të shpejta të ushtrisë iraniane lundruan kërcënueshëm pranë luftanijeve amerikane në veri të Gjirit Persik.
Incidenti ndodhi teksa mjetet ameriakne po kryenin manovra patrullimi në rajon. Nuk pati të shtëna por Pentagoni tha se mjetet iraniane kryen veprime të rrezikshme provokative duke rrezikuar përplasje.

Mjetet e vogla të Gardës Republikane iraniane nuk i vunë veshin paralajmërimeve të luftanijeve të SHBA, para se të përgjigjeshin me vonesë dhe më pas të largoheshin.

Zëdhënësi i ushtrisë së Iranit tha: “Në vend që të bëjnë presion ndaj të tjerëve, amerikanët duhet të fokusohen në shpëtimin e ushtarëve të tyre të infektuar me koronavirus”.
Të dielën marina iraniane akuzoi marinën e SHBA për “sjellje joprofesionale e provokative” duke ndërhyrë në manovrat e tyre, sipas Mehr News Agency.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel