Ushtria e Kinës dërgon robotin ‘Transformers’ në misionin paqeruajtës

22/04/2020 22:03

Kina ka prezantuar prodhimin e saj të ri si shoqërues të ushtarëve të misionit paqeruajtës në Liban. Roboti është i pajisur në dukje me modele automatikësh, granadash dhe flakë-lëshuese por ai nuk është i gatshëm për luftim pasi armët nuk janë të vërteta.

Televizioni shtetëror CCTV tregonte pamje të robotit të quajtur “luftëtari i kaskave blu” që i referohet paqeruajtësve të Kombeve të Bashkuara, dhe është një shoqërues thjesht figurant por gjithsesi mbresëlënës.
Makineria 3 metra e lartë i ngjan shumë atyre të filmit të famshëm të Hollywood, “Transformer” dhe përdor pjesë të ricikluara kompjuterësh e automjetesh.

Në profilin e tij “luftëtari i kaskave blu” ka një vlerësim prej “10 yje” dhe është i pajisur me armë si ‘shotgun’ me dy gryka, zjarr-lëshuese e granata.
Por inxhinierët e ushtrisë thonë se armët nuk janë të vërteta por vetëm për shfaqje.

Roboti mban të printuara flamurët e Kinës dhe atë të Kombeve të Bashkuara si dhe një stemë të argjendtë që simbolizon ushtrinë kineze.

Në përshkrimin e tij thuhet se është “i disiplimuar dhe i përkushtuar ndaj misionit” si dhe ka një “vrull të papërmbajtshëm”.

Deri aktualisht, roboti “Transfomer” ka arritur seukses të plotë në rrjetin social kinez Weibo.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel