Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nisi takimin me liderët e partive politike, përshirë këtu edhe përfaqësuesen e Lëvizjes Vetëvendosje, në përpjekje të gjetjes së një zgjidhej për formimin e Qeverisë së re të Kosovës.

Thaçi u është drejtuar përfaqësuesve të partive politike që të deklarohen nëse janë për organizimin e zgjedhjeve apo për formimin e qeverisë së re. Lëvizja Vetëvendosje nga ana e saj thotë se nuk e ka refuzuar kërkesën për të propozuar të mandatuarin  për qeverinë e re. Albulena Haxhiu nga Vetëvendosje deklaroi se Thaçi është duke kryer shkelje kushtetuese me thirrjen e partive të tjera për t’u konsultuar për të formuar qeverinë e re.

“Presidenti i Republikës mund të konsultohet vetëm më partinë politike ose koalicionin që ka fituar shumicën në kuvend, qoftë shumicë absolute apo relative. Pra, ky format sot është jokushtetues. Këtë e thotë edhe Kushtetuta e Republikës se Kosovës, e thotë edhe akt gjykimi I Gjykatës Kushtetuese”, tha Haxhiu. Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa tha se partia e tij është e gatshme të ndërmarrë iniciativë për të formuar shumicë parlamentare, pasi sipas tij, në kohën e pandemisë së koronavirusit, nuk mund të kërkohet të mbahen zgjedhje të reja. Ai u shpreh se Kosova ka nevojë për një qeveri me mandat të plotë.

Takimi me liderët politikë, pason letrën që Thaçi i dërgoi liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti përmes së cilës e njoftonte se mungesës së përgjigjes në lidhje me caktimin e të mandatuarit  për formimin e qeverisë, në bazë të autorizimeve kushtetuese, do të fillonte  bisedimet me liderët e partive tjera politike.

Ai u shpreh se këtë vendim e mori pasi Kurti dhe Vetëvendosja nuk iu përgjigjën pavarësisht tre thirrjeve të bëra në datat 2, 10 dhe 15 prill. Thirrjeve të presidentit, Kurti u është përgjigjur me letra që sipas tij, e argumentonin qartë se nuk mund të ketë qeveri të re, por ajo aktuale në detyrë duhet të vazhdojë punën deri në përfundimin e pandemisë së koronavirusit dhe më pastaj vendi të shkojë në zgjedhje.

Kreu i VV dërgoi një letër tjetër ku I tregonte presidentit se nuk ka as të drejtën dhe as autorizimin kushtetues për të konstatuar se e kanë refuzuar propozimin e kandidatit për kryeministër kur nuk e kanë bërë një gjë të tillë dhe thoshte se “ me keqardhje konstatojmë se ende nuk na jeni përgjigjur se në bazë të cilës pike të nenit 95 po veproni dhe po na drejtoheni

Top Channel