Kryeministri Rama ka reaguar për herë të parë për tërheqjen e padisë kundër gazetës gjermane Bild e cila publikoi përgjime të prokurorisë ku ishin disa eksponentë të Partisë Socialiste të përfshirë në një proces të dyshuar për blerje votash.

Kryeministri Rama shkruan se ka vendosur që të heq dorë nga kjo padi, pasi gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih është njohur me shefat editorialistë të BILD dhe ka kaluar shumë bukur.

Ai është shprehur se ky akt nga ana e tij ishte diçka njerëzore.

Statusi i Ramës:

Në greqishten e vjetër idiot quhej personi që s’duhet të merrej me çështje të interesit publik, po vetëm me punët e veta. Fatkeqësisht më kanë qëlluar kundërshtarë disa që politikën e kanë si nevojë personale dhe jashtënxjerrin papushim në publik idiotësinë e tyre!

Por paçka se fatmirësisht ky popull ua njeh erën prej kohësh dhe as u afrohet më, sqarimet duhen bërë për popullin jo për ta! U njoha me shefat editorialistë të BILD gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih dhe kaluam aq bukur sa nuk pata më motiv për ta vazhduar gjyqin. Njerëzore!

Top Channel