“Derë më derë” Manastirliu publikon foto e epidemiologëve në Krujës, tashmë vatër e Covid-19

22/04/2020 22:47

Në 24 orët e fundit, Kruja regjistron edhe 18 raste të reja të prekura nga SARS-CoV-2. 11 prej tyre janë punonjëse të fasonerisë dhe 4 persona kontakti të tyre, familjarë.

Ndërkohë një tjetër vatër duket se është shfaqur në qytet, pasi janë pjesëtarët e një familjeje në Krujë, po që nuk dihet burimi i infeksionit, pasi nuk kanë lidhje të drejtpërdrejta me fasonerinë që është kthyer tashmë në vatrën kryesore nga ku është përhapur virusi në bashkinë Krujë, por  edhe  në periferitë e saj në Kurbin, ku jetojnë punonjëse të fasonerisë.

Së fundmi ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar fotot e epidemiologëve gjatë punës në terren.

“COVID19/  Ekipi i epidemiologëve të palodhur të Krujës po bëjnë një punë të jashtëzakonëshme në terren për gjurmimin në kohë të rasteve të dyshuara dhe ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit, derë më derë, për të frenuar përhapjen e COVID19! Faleminderit ekipit të terrenit dr. Ervini, Olta, Silvana, Jonida, Majlinda, Alberti, Mirela dhe të gjithë stafit të Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor . ShëndetësiaNëGatishmëri” shkruan Manastirliu.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel