Rastet globale me koronavirus kanë tejkaluar shifrën 10 milionë (10,249,741), sipas të dhënave zyrtare nga webfaqja “worldometer”.
Mbretëria e Bashkuar ka qenë prej kohësh një destinacion sa i preferuar, aq edhe i pamundur për shqiptarët që duan të emigrojnë.
Në vendin tonë moti sot do të jetë i alternuar nga kthjellime dhe vranësira të cilat do sjellin mot të kthjellët por herë pas here do të zëvendësohet nga reshje të izoluara në zonat malore.
Real Madridi kalon me sukses një tjetër pengesë rrugën drejt titullit, fiton 0-1 në transfertë ne Espanyolin, i rimerr kreun Barcelonës, por tashmë kryeson me dy pikë më shumë se “katalanët”. Kjo do të thotë se në gjashtë “finalet” e mbetura, “Los Blancos” mund t’ia lejojnë vetes një gabim (barazim), e sërish të shpallen kampionë të Spanjës, edhe nëse Barcelona do t’i fitonte të gjitha sfidat e saj.
Interi për minuta të tëra dha përshtypjen që do të zhgënjente për të dytën ndeshje radhazi (pas barazimit me Sassuolon), teksa deri në minutën e 83-të ishte nën një gol në “Tardini” të Parmës, por në minutat e fundit arriti të zhvlerësonte golin e Gervinho me finalizimet e dyshes De Vrij-Bastoni (1-2).
Lauren Gardner, gruaja që qëndron mbrapa atij që mund të jetë gjurmuesi më i famshëm i koronavirsuit të ri, nuk është profesioniste shëndetësore, ajo është inxhiniere.
Atalanta e pandalshme në Serinë A. Skuadra bergamaske triufmoi 2-3 në fushën e Udineses dhe “blindon” vendin e katërt në kampionat me +9 pikë nga Roma ndjekëse, e cila doli pa pika nga sfida e “San Siros”.
Manchester City pret biletën e fundit që ishte në lojë për në fazën gjysmëfinale të FA Cup. Citizens, sikurse pritej, eliminuan Newcastle United, duke e mposhtur 0-2 brenda në “St. James Park”.
Tirana i falet anglezit Michael Ngoo. Sulmuesi shtatlartë “shpëtoi” bardheblutë nga një surprizë e pakëndshme në transfertën e Korçës, ku deri 20 minuta para përfundimit të kohës së rregullt vendësit kryesonin me gol të Mensah, të shënuar që në minutën e 9-të. 27-vjeçari përmbysi rezultatit me dy gola të njëpasnjëshëm, duke u dhuruar një fitore me shumë vlerë kryeqytetasve, që sa më shumë kalojnë javët aq më shumë i afrohen titullit të 25-të kampion.
Shërimi nga koronavirusi i Abe Tilahun Voldemikael nga Etiopia, për të cilin familja pretendon se është 114-vjeç, konsiderohet nga mjekët si një rast i jashtëzakonshëm.
Një tërmet i fortë me magnitudë 5.6 ballë ka rënë në Muglla të Turqisë, tërmeti madje është ndjerë edhe në disa ishuj të Greqisë.
Autoritetet po hetojnë një incident me armë zjarri në Luivill të Kentakut, që la të vrarë një person. Ngjarja ndodhi në një park të qytetit ku demonstruesit ishin mbledhur për të protestuar vdekjen e afrikano-amerikanes, Breonna Taylor.
Dy pacientë me koronavirus kanë ndërruar sot jetë në Mal të Zi, ndërkohë që priten edhe rezultate e testit edhe një pacient tjetër, i cili dyshohet se ka vdekur nga infeksioni, njoftuan autoritetet vendore.
Sot në rubrikën “She’s On Top” në “E diell” u fol për bullzmin, temë që preku veçanërisht dy konkurrente, të cilat ndanë edhe eksperiencat e tyre personale.
Ekspertët e Institutit “American Enterprise”, Dalibor Rohac dhe Ivana Stradner, në një opinion të publikuar në ‘National Review’ kanë akuzuar Bashkimin Evropian se i ka vënë ndërkëmbëzën samitit Kosovë-Serbi të udhëhequr nga SHBA.
Të gjithë kemi pasur ditë të këqija. Orë pa gjumë, strese në punë, sëmundje e ankthe janë elementë që na shoqërojnë shpesh.
Milani fitoi 2-0 me Romën në “San Siro” duke e nxjerrë përfundimisht nga gara për zonën Champions ekipin verdhekuq. Një ndeshje kjo e dominuar në lojë dhe raste nga Milani, që përveç ndonjë shkëndije të Edin Dzekos (20’) në pjesën e parë, nuk e vuajti shumë presionin e verdhekuqve.
Në rubrikën “Trotuar” në “E Diell” ishte e ftuar deputetja Rudina Hajdari. Gjatë debatit në studio ajo pati një përplasje me Dejvin, i cili e pyeti se, “çfarë bëni ju politikanët për të rinjtë”. Deputetja u përgjigj se për të rinjtë nuk bëhet shumë në Shqipëri, madje dhe ligje në dobi të tyre bëhen shumë pak. Më tej ajo shtoi se të rinjtë në vendin tonë “përdoren” nga politika.
Tashmë gara dhe konkurrenca e vajzave në She’s On Top është kthyer në diçka të pashmangshme!
Mosha e adoleshencës është një moshë delikate, për faktin se shumë persona bullizohen nga bashkëmoshatarët e tyre. Xhoana, njëra nga vajzat e “She’s on Top”, rrëfeu se është bullizuar nga bashkëmoshatarët, pasi mamaja e saj punonte sanitare.
Rubrika “Trotuar” në “E Diell” shpesh trajton tema interesante. Këtë herë, tema e debatit ishte “Të rinjtë në politikë”. E ftuar në këtë debat ishte dhe deputetja Rudina Hajdari. Ajo pati një diskutim me Dejvin, i cili njihet për pjesëmarrjen e tij në rubrikën “PërPuthen”.
Një trup i pajetë është gjetur në breg të lumit Shkumbin nga policia. Sipas të dhënave nuk janë konstatuar shenja dhune.
Në futboll, planet mund të ndryshojnë papritur, në varësi të situatave të krijuara. Kështu po i ndodh edhe mbrojtësit të Kombëtares Shqiptare, Elseid Hysaj, i cili nga një lojtar që prej një viti kërkon largimin, mund të qëndrojë te Napoli duke rinovuar kontratën.
Moment pozitiv për Chelsea-n e Londrës që, pasi arriti tri fitore radhazi në kampionat, siguroi edhe një biletë në fazën gjysmëfinale të FA Cup. Skuadra e drejtuar nga Frank Lampard fitoi 1-0 në “King Power Stadium” ndaj Leicesterit me gol të Barkley-t në minutën e 63-të i shërbyer nga Willian.
Fitore e vuajtur dhe me polemika e Kukësit ndaj Bylisit në “Elbasa Arena”, ku fituesi u përcaktua pas një 11-metërshi të dyshimtë të dhënë në gjyqtari Andi Koçi në fund të pjesës së parë. Skuadra e drejtuar nga Orges Shehi e pa veten në vështirësi në minutat e fundit, ku mund të ishte ndëshkuar me një gol që do t’i hiqte dy pikë.
Stuttgarti është skuadra e dytë pas Arminias së Bielefeldit që siguron ngjitjen në Bundesligën e Gjermanisë. Edhe u pse u mposht 1-3 nga Darmstadti në javën e fundit, Stuttgarti e mbyll në vendin e dytë, me 58 pikë, tri pikë më shumë se Heidenheimi, që dështoi të merrte pikë në fushën e Arminias së Bielefeldit, që dominoi me rezultat 3-0. Gafë e pafalshme për Hamburgun, që e mori asistin nga Arminia, për vendin e tretë, por nuk diti të shfrytëzonte.
Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas vdekjes në moshën 84 vjeçare të mjeshtrit të valles popullore mbarëshqiptare, Besim Zekthit.
Njëzet e dy lojtarë të klubit të futbollit meksikan, “Cruz Azul”, që luan në ligën e parë, kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.
Policia në Hagë arrestoi 37 protestues të cilët injoruan ndalimin e gjykatës dhe mbajtën një demonstrim kundër rregullave të distancës sociale të dielën.
Çdokush ndihet mirë kur blen diçka të re. Madje prej disa vitesh është përhapur shumë edhe blerja online, e cila jo gjithmonë shkon ashtu siç duhet.
Besim Zekthi, mjeshtri i valleve popullore, është ndarë sot nga jeta në moshën 84-vjeçare.
Rudina Hajdari dhe bashkëshorti i saj amerikan Muçjo, kanë vite që janë njohur. Deputetja asokohe ka qenë 16 vjeçe ndërsa bashkëshorti i saj 19. Për këtë marrëdhënie ajo foli në studion e emisionit “E Diell”, teksa zbuloi dhe momentin që ia ka rrëfyer të ëmës, Fatmirës.
E ftuar në studion e emisionit “ E Diell” ishte deputetja opozitare Rudina Hajdari. Deputetja në herët e para në foltoren e parlamentit, është kritikuar pasi në disa momente gjatë fjalës së saj ka bërë “gafa”.
E ftuar në studion e emisionit “E Diell” ishte deputetja opozitare Rudina Hajdari. Gjatë bisedës së saj me Edi Manushin, Hajdari tha se jeta në Nju Jork është shumë e vështirë, pasi atje njerëzit janë shumë punëtor. E pyetur nga Manushi se kush është më “i egër” Nju Jorku apo parlamenti shqiptar, Rudnina zgjodhi këtë të dytën. Në parlament, tha Hajdari, deputetet merren me individin dhe gjërat personale se sa me argumente apo fakte konkrete.
Policia e Nju Jorkut është vendosur në kërkim të një burri afro-amerikan, i cili u filmua duke grushtuar një grua 78-vjeçare. Në pamjet e siguruara nga kamerat e sigurisë në rrugë, shikohet i riu duke ecur në trotuar dhe sapo i afrohet pranë të moshuarës e godet me grusht në kokë.
Pas dështimit në Kupën e Italisë dhe daljes nga gara për titullin kampion, drejtuesit e Interit janë hedhur në merkato për të përforcuar skuadrën për sezonin e ardhshëm dhe Achraf Hakimi është emri i parë që do t’i bashkohet organikës së Contes.
Presidenti i Kovës Hashim Thaçi i cili para pak ditësh u akuzua nga Gjykata Speciale për krime e supozuara të luftës ka bërë me dije se konferenca e njoftuar për sot do të shtyhet.
Një humbje jete ka ndodhur në spitalin infektiv, si pasojë e COVID-19, raporton ministria e Shëndetësisë.
Arsenali është skuadra e dytë gjysmëfinaliste e FA Cup, pasi ia doli të triumfojë me vuajtje 1-2 në çerekfinalen përballë Sheffield United, në një përballje që rezultoi spektakolare në minutat e fundit të ndeshjes.
Tetë nga artistët më të njohur e më të dashur për publikun do të promovojnë përmes një videoklipi muzikor tetë pikat më të veçanta kulturore e natyrore të Tiranës.
Me lëkurë rrezatuese, një fizik të lakmueshëm dhe rrudha të venitura, Bella Hernandez ka mahnitur mijëra persona me pamjen e saj rinore. Gruaja në të 49-at e saj, e cila është nënë e katër fëmijëve, më i vogli 18-vjeç, ka treguar për mediat sekretin e rinisë. Bella me origjinë nga Filipinet, por që prej kohësh jeton në Maku të Kinës, tregoi se ushtrimet fizike, një dietë ushqimore e pasur dhe trajtimet bio për lëkurën, janë rezultati i pamjes së saj mahnitëse.
Antoneta dhe Andueli, janë dy konkurrentët e fundit që u larguan nga “PërPuthen”.
Margaret dhe Rexhepi ishin në një takim së bashku.
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka njoftuar përmes një statusi në Facebook mbylljen e fazës së katërt të dezinfektimit në zonat e nxehta që nga Shkodra, në Lezhë, Tiranë, Durrës, Kavajë, Divjakë, Fier, Vlorë, Himarë, Sarandë, për një sezon turistik të sigurt.
Tashmë rrugëtimit të tyre të gjatë në Përputhen, i erdhi fundi dhe si një takim unik dhe komplet ndryshe nga të tjerët Andueli kishte zgjedhur pikërisht fabrikën “Lufra” për të surprizuar Antonetën.
Lëngjet e frutave që prodhon kompania kosovare Frutomania, kanë depërtuar edhe në tregun e Afrikës së Jugut dhe në shumë shtete të tjera, duke përfshirë edhe Lindjen e Mesme.
Ndonëse disa muaj më parë, nga “PërPuthen” u formua çifti i parë, Geri dhe Ina, nuk ishte e shkruar një gjë e tillë për Antonetën dhe Anduelin.
Antoneta i dha fund takimeve të saj me Lulzimin. Javën e kaluar, Antoneta tha se Lulzimin e shikon vetëm si shok, ndërsa i dha një mundësi reale Anduelit, për të cilin pritet të marrë një vendim final në përfundim të emisionit të sotëm.
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, të dielën tha përmes një postimi në Facebook se rritja e numrit të rasteve me koronavirus në Kosovë po rrezikon kapacitetet e Klinikës Infektive.
Nga Gunnar Ahlstrom
Shtetet e Bashkuara kapërcyen 2.5 milion raste të koronavirusit, dhe vdekjet janë mbi 125.000.
Më shumë se 42 përqind e banorëve në resortin austriak të skive, Ischgl kanë antitrupa të koronavirusit, shkalla më e lartë e gjetur ndonjëherë sipas një studimi të kryer nga Universiteti i Innsbruck-ut.
Grupet e të drejtave të kafshëve në Itali i kanë bërë thirrje autoriteteve të tërheqin urdhrin për ekzekutimin e një ariu që sulmoi at e bir gjatë një shëtitjeje në një rezervat të Trentinos.
Nga 1 korriku italianët mund të përdorin Bonusin e Pushimeve, të parashikuar në Dekretin qeveritar të “Rinisjes” që mbulon të gjithë vendin.
Jemi zyrtarisht në sezonin turistike të verës! Moti i ngrohtë dhe rrezet e diellit duhet të shijohen patjetër! E teksa është fundjavë, njerëzit kanë menduar se si të kalojnë kohën sa më bukur me familjarët apo me shoqërinë.
Një fëmijë në Britaninë e Madhe është quajtur një rast mrekulli, pasi nëna e tij gjatë shtatzënisë u përqafua me kronavirus.
Herët në ’47, Simone De Beauvoir ndërmori fluturimin e saj të parë nga Parisi i dërrmuar i pasluftës, drejt Nju Jorkut energjik të bumit amerikan.
BERAT – Një 39-vjeçar është arrestuar, për shkak se ndërtoi në zonën muzeale të kalasë së Beratit.
Një aksident është shënuar ditën e sotme në afërsi të kryqëzimi të Rrilës, në Lezhë.
Një një punishte të thjeshtë në lagjen muzeale ekziston ende një kovaç që mban gjallë traditën e farkëtimit të metaleve në Berat.
Trafiku i renduar ka qenë sot në mesditë në qytetin e Vlorës. Makina të shumta i drejtohen jugut të vendit.
KRUJË – 4 persona janë proceduar penalisht për shkak se akuzohen për ndotje të ajrit.
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha më 27 qershor se planifikon të vizitojë Rusinë së shpejti për të vazhduar bisedimet me presidentin rus Vladimir Putin rreth sigurisë dhe ndryshimeve klimatike.
Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, përmes një njoftimi në Facebook, ka bërë të ditur se ka rezultuar pozitiv me COVID-19, bashkë me anëtarët e tjerë të familjes.
Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në Facebook njofton se sot punohet në 33 kantiere shkollash të reja në zonat e prekura nga tërmeti.
“Exclusive” sjell ne mbrëmje profilin artistik te mjeshtrit Robert Radoja.
Ky që po shihni në foton e mësipërme është Ilir Xhepaj, i cili është vënë në prangat e policisë së një nga bashkëpunëtorët e Eduart Lamajt, për vrasjen e dyfishtë që ndodhi në 30 maj në Laç.
Zona e Dumrese njihet për kultivimin e duhanit, por zhgënjimi vit pas viti nga kompani monopol që luanin me çmimet, zhgënjyen fermerin i cili tashmë duhet se po teston kultura të reja.
DIBËR- Tre persona janë proceduar penalisht për shkak se kishin prerë dru në mënyrë të paligjshme.
Blutë e Tiranës kanë arritur të vënë në pranga një nga bashkëpunëtorët e Eduart Lamajt, për vrasjen e dyfishtë që ndodhi në 30 maj në Laç.
Gumëzhima e bletëve, aroma e livandos, ndriçimi i ditëve të verës: në Provence të Francës, rritësit e bletëve janë në mesin e sezonit migrator, një garë kundër kohës që shpresohet të sjellë më shumë se një mijë tonë mjaltë tepër të vecantë.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel deklaroi se gjatë presidencës gjermane të BE, që fillon në 1 korrik, ajo do të angazhohet për një politikë të njësuar të BE në drejtim të Kinës, dhe të drejtave të njeriut.
DURRËSI- Shtatë persona janë vënë në prangat e policisë së Durrësit.
Zyrtarët në Maqedoninë e Veriut po përballen me një problem jo të vogël: çdo ditë, shërbimi postar kthen mbrapsht vendime për vetëizolim të cilat duhet t`i shkojnë qytetarëve që do t`i nënshtrohen një mase të tillë.
Oficerë të shërbimit sekret rus që punonin për inteligjencën ushtarake GRU i kanë ofruar para militantëve talebanë në Afganistan si shpërblim për vrasjen e trupave amerikane ose britanike atje.
Njëri akuzohet për dhunë në familje dhe 4 të tjerë për drejtim mjeti në mënyrë të rregullt, këta 5 shtetas janë arrestuar në flagrancë nga policia e Tiranës.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 374 testime për të dyshuar të prekur me Covid19, nga të cilat janë konfirmuar 72 raste pozitive.
Dy persona kanë humbur jetën në spitalin infektiv në Tiranë. Lajmi është bërë i ditur nga ministria e Shëndetësisë ku bëjnë me dije se një nga viktimat ishte një 70 vjeçar nga Shkodra ndërsa viktima tjetër një 54 vjeçar nga Tirana.
Policia e Mallakastrës ka finalizuar me sukses një tjetër operacion antikanabis, ku gjatë kontrollit të territorit u evidentuan dhe goditën dy raste të kultivimit të bimëve narkotike.
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shpërndarë një video në Twitter ku hedh akuza ndaj qeverisë së kryeministrit Edi Rama.
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton se zonat pranë “Rrugës së Elbasanit”, stadiumit “Arena Kombëtare dhe deri te Garda Republikës, aktualisht janë pa energji elektrike për shkak të një dëmtimi në rrjet.
Lori Hoxhallari është një nga vajzat e “Big Brother”, që do të mbahet mend për bukurinë e saj.
Është rritur sërish numri i të infektuarve me Covid-19 në vendin tonë.
Janë shumë pak gjëra në jetë që janë më të sikletshme sesa të shikosh përsëri fotot para pubertetit.
KORÇË- 5 persona kanë rënë në prangat e policisë së Korçës pasi akuzohen për kalim të për ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve.
Një aksident ka ndodhur në “By-Passin” e Fierit ku si pasojë një person ka mbetur i plagosur.
Numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në botë ka arritur mbi 10 milionë të dielën, që shënon një përhapje mjaft të madhe të kësaj sëmundjeje, që la të vdekur gati gjysmë million persona në shtatë muaj.
Ajo është një nga modelet më të bukura shqiptare dhe më të komentuara në rrjete sociale. Bëhet fjalë për Angela Martinin, e cila prej vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Pesëdhjetë e tre nënkolonelë dhe majorë të FA shqiptare dhe Forcës së Sigurisë së Kosovë përfunduan me sukses vitin akademik 2019-2020 në Akademinë e Forcave të Armatosura.
23 patenta janë pezulluar në mesnatë nga kontrollet e ushtruara me radar e dragera në autostradën Tiranë-Durrës.
Që nga 13 marsi kur u shënuan rastet e para me Covid-19 në Kosovë, 2.542 persona janë prekur nga kjo pandemi.
Nga sot ka rifilluar operimi i plotë i fluturimeve të rregullta në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
Ilir Xhepaj, (Lika) është vënë në prangat e policisë pasi akuzohet si autori i dytë i vrasjes së ndodhur në më 30 maj 2020 në Fushë-Gjormë, Kurbin.
ELBASAN- Dy makina janë shkrumbuar nga flakët në qytetin e Elbasanit. Rreth orës 03:00 në lagjen “Beqir Dardha”, të këtij qyteti zjarrfikësit janë njoftuar për një makinë të përfshirë nga flakët.
Publikohet historia e panjohur e Zef Pren Ndocit me origjinë nga fshati Spaç i Mirditës, familja e të cilit gjatë periudhës së Monarkisë së Zogut pati shumë probleme dhe atyre u’a dogjën kullat, pasi një nga burrat më të dëgjuar të saj që ishte diplomuar në Vienë, shërbente si sekretar dhe këshilltar i Kapidanit të Oroshit, Gjon Markagjonit dhe morri pjesë në kryengritjen e Mirditës në vitin 1921.
Numri i rasteve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka shkuar në mbi 2.5 milion të infektuar, ndërsa në mbarë botën ka shkuar në 10 milion.
Në vendin tonë moti sot do të jetë i alternuar nga kthjellime dhe vranësira të cilat do sjellin mot të kthjellët por herë pas here do të zëvendësohet nga reshje të izoluara, kryesisht në zonat malore. Edhe nesër pritet moti i kthjellët me temperatura të larta.
Numri i rasteve me koronavirus vazhdon të rritet në mbarë botën. Sipas një raporti të Reuters të dielën numri i kaloi 10 milion të infektuar dhe duke marrë jetën e pothuajse 500 mijë njerëzve.