E mërkurë, 08 Korrik 2020
10:09
Dhunë në familje, drogë, e falsifikim dokumentesh/ Arrestohen 4 persona në Durrës, nën hetim tre të tjerë

DURRËS – Gjatë 24 orëve të fundit Policia e qarkut Durrës ka arrestuar në flagrancë 4 shtetas, ka proceduar penalisht 3 dhe ka shpallur në kërkim 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

10:02
Veprime të turpshme me dy vajza të mitura 9 dhe 13-vjeçe, arrestohet 56-vjeçari në Durrës

DURRËS – Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Durrësit ku ka rënë në pranga një 56-vjeçar.

09:59
“Mbyllet” ishulli i Sazanit/ Asgjësimi i armëve ndalon lëvizjen në zonë

Top Channel mëson se mëngjesin e sotëm prej orës 9 në ishullin e Sazanit ka nisur asgjësimi i disa municioneve.

09:43
Shoferja humb kontrollin, aksident në autostradën Durrës -Tiranë

TIRANË –  Një aksident ka ndodhur në autostradën Durrës – Tiranë rreth orës 08:35.

09:39
(Fotot) Durrës/ Tenton të shmang aksidentin, makina del nga rruga dhe përplaset e bordurat e hekurit

DURRËS-  Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në qytetin e Durrësit, ku një makinë tip ‘Golf’ ka dalë nga rruga duke u përplasur me disa bordura hekuri të vendosura anash.

09:38
Rikthehet tradita e artizanatit te Pazari i ri, nga produkte kozmetike te bizhuteritë e qilimat tradicionalë të tezgjahut

Këtë të premte Pazari i Ri do të mikpresë artizanë të ardhur nga të gjithë trevat shqiptare për të ekspozuar punimet e tyre të veçanta.

09:31
Drejtori i FBI-së: Kina, kërcënimi më i madh për SHBA-në

Drejtori i FBI-së, Christopher Wray, tha se aktet e spiunazhit dhe vjedhjes nga Qeveria e Kinës paraqesin “kërcënimin më të madh afatgjatë” për të ardhmen e Shteteve të Bashkuara.

09:24
Të dehur në timon dhe aksident, arrestohen tre persona në Fier

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së shtetit për shkak se janë kapur duke kryer vepra të ndryshme penale.

09:23
Vuçiç paralajmëron vendosjen e orës policore/ Beogradi ‘ndizet’ nga protestat, mijëra veta në shesh kundër kufizimeve

Mijëra veta u hodhën të martën mbrëma në protesta në Beograd pas njoftimit të presidentit serb për rivendosjen e masës së ndalimit të lëvizjes gjatë fundjavës në kryeqytet, për shkak të situatës së përkeqësuar me COVID-19.

08:57
I mori 4000 euro një qytetari që mos t’i arrestonte djalin, kapet në flagrancë punonjësi i policisë

SPAK dhe SHÇBA, kanë arrestuar në kushtet e flagrancës 1 punonjës policie me detyrë specialist i Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë, për korrupsion.

08:51
Presidenti Trump bën thirrje për rihapjen e shkollave

Mes rritjes së rasteve me Covid-19, veçanërisht në mesin e të rinjve, Shtëpia e Bardhë po i bën presion shkollave në të gjithë Shtetet e Bashkuara që të rihapen.

08:41
Rinas/ 29-vjeçarit i sekuestrohen 15 mijë paund të padeklaruara

Policia ka pikasur një tjetër rast të mosdeklarimit të të hollave në kufi, pas atij të djeshmit ku një shtetase u kap me 18500 euro të padeklaruara.

08:32
Apeli i fortë i Tritan Kalos: Mllefet politike mos i zbrazni në kurrizin e atyre që rrezikojnë jetën çdo sekondë për të sëmurët

Mjeku Tritan Kalo, në një status në facebook u ka kujtuar betimin e Hipokratit, kolegëve që sipas tij, “të verbuar nga ethet për PUSHT-SHTET janë lënduar disi edhe mendërisht, duke e humbur fillin e një reagimi deontologjikisht të pranueshëm”.

08:20
Kalim i paligjshëm i kufirit/ Kapen duke transportuar 6 emigrantë të paligjshëm, arrestohen në flagrancë 3 shtetas

Operacioni i koduar “Perimetri”, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit vijon.

08:15
Kina dhe Rusia vendosin veto ndaj dërgimit të ndihmës në Siri

Rusia dhe Kina vendosën veto ndaj një rezolute të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (OKB) që do të kishte zgjatur për një vit ndihmën ndërkufitare humanitare për tre milionë sirianë.

07:57
Rrëfimi i Arta Jasharit, vajza që po kujdeset për babain e prekur nga COVID-19

Sopranoja Arta Jashari, ka folur për gjendjen shëndetësore të babait të saj, profesorit si dhe drejtorit të Filharmonisë së Kosovës, Baki Jashari i cili është i prekur me virusin COVID-19. Arta tha se është duke u kujdesur për babain e saj qysh nga fillimi i paraqitjes së simptomave të para, me virusin COVID-19. Ajo tregoi se gjendja e tij aktuale është shumë më e mirë se nga ajo që e ka kaluar ditë më parë.

07:56
Aksidenti i rëndë/ Autobusi përfundon në rezervuar, 21 të vdekur

Një autobus me përfundoi në një rezervuar uji pasi u përplas me një barrierë buzë rrugës ku për pasojë mbetën të vdekur 21 persona dhe u plagosë 15 të tjerë.

07:28
Ulen temperaturat, njihuni me parashikimin e motit

Në vendin tonë moti sot do të jetë i alternuar nga kthjellime dhe vranësira të cilat do sjellin mot të kthjellët.

07:07
Foto/ Kur make-up bën “magji” me disa persona…

Për t’u dukur të bukura e të kuruara, vajzat duket se e kanë gjetur zgjidhjen, make-up-in. Të kesh disa njolla më tepër në fytyrë, apo disa nishane më shumë, nuk përbën problem nëse përdor make-up.

06:45
Zbuloni 5 ushqimet që gratë duhet të hanë çdo ditë

Të marrësh vendime të shëndetëshme përsa i përket ushqimit është hapi i parë drejt një organizmi gjithashtu të shëndetëshëm. Zgjedhja e ushqimeve të duhura është më e thjeshtë nga sa duket, ndaj mund të filloni fare lehtë të mbani trupin në formë. Në shëndetin e grave disa vitamina dhe ushqime të veçanta ndihmojnë organizmin në funksionimin e mirë të tij. Në këtë artikull tregohen se cilat prej tyre duhet të zgjidhni.

06:28
Të nxirat dhe mavijosjet/ Kurat e shtëpisë që vërtet funksionojnë

Ndonjëherë ndodh që në trup zbulon shenja ose të nxira të cilat shfaqen krejt papritur. Ndonëse këto njolla nuk janë tregues të ndonjë sëmundjeje, ato nuk mund të injorohen. Të nxirat shkaktohen kur një pjesë e caktuar e trupit pëson një goditje. Pasojat e kësaj goditjeje mund të mos lënë gjurmë të mëdha në lëkurë, por enët e gjakut nën të, çahen. Gjaku rrjedh në indet më të afërta duke shkaktuar një njollë të zezë ose blu të errët.

06:06
Boza, vlerat dhe historia e origjinës shqiptare

Shqiptare apo produkt i Perandorisë Osmane? Cila është origjina e vërtetë e bozës? Ndoshta jo shumëkush e di, por historia e kësaj pijeje, nuk do të ishte e plotë pa përmendur Haxhi Sadikun, shqiptarin që ngriti një dyqan të famshëm të prodhimit të bozës në Stamboll në vitin 1876. Dyqani “Vefa Bozacisi” ndodhet akoma aty pranë Xhamisë së Sulltan Sulejmanit.

05:47
Dhimbjet muskulare, kura natyrale që funksionon

Dhimbjet muskulare dhe të gjymtyrëve janë të forta dhe aspak të këndshme. Fundja, asnjë dhimbje nuk është e tillë. Por në rastin e muskujve dhe gjymtyrëve, dhimbja është aq e mprehtë sa të drobit dhe të heq lirinë e lëvizjes. Dhimbjet muskulare shfaqen në çdo stinë, por gjatë dimrit janë më të shpeshta.

05:26
Presidenti Trump bën thirrje për rihapjen e shkollave

Mes rritjes së rasteve me Covid-19, veçanërisht në mesin e të rinjve, Shtëpia e Bardhë po i bën presion shkollave në të gjithë Shtetet e Bashkuara që të rihapen. “Ne do të ushtrojmë trysni mbi guvernatorët dhe të gjithë të tjerët për të hapur shkollat, për t’i hapur ato. Kjo është shumë e rëndësishme,” tha Presidenti Donald Trump të martën në një ngjarje në Shtëpinë e Bardhë.

05:05
Covid-19/ Rikthimi i kufizimeve, protesta në Beograd

Mijëra veta u hodhën të martën mbrëma në protesta në Beograd pas njoftimit të presidentit serb për rivendosjen e masës së ndalimit të lëvizjes gjatë fundjavës në kryeqytet, për shkak të situatës së përkeqësuar me COVID-19. Të martën Serbia shënoi numrin më të lartë të vdekjeve të konfirmuara në një ditë nga koronavirusi.

04:35
OKB: Në Idlib të Sirisë kanë ndodhur krime lufte

Sipas një hetimi të Kombeve të Bashkuara, gjatë luftës në Idlib të Sirisë janë kryer krime të luftës dhe krime të mundshme kundër njerëzimit. Komisioni i Pavarur Ndërkombëtar mbi Sirinë tha se krimet kanë ndodhur gjatë fushatës së nisur në fund të vitit 2019 nga forcat pro-regjimit sirian, për të rimarrë zonat e fundit të mbetura në vend të mbajtura nga grupet rebele të armatosura.

04:10
FBI: Kina përdor fushatën e anti-korrupsionit për të vënë në shënjestër disidentët kinezë në SHBA

Kina është duke vënë në shënjestër qindra disidentë kinezë në Shtetet e Bashkuara përmes shfrytëzimit të një përpjekjeje globale kundër korrupsionit, duke përdorur taktika shtrënguese për të detyruar kritikët të kthehen në Kinë, tha të martën drejtori i FBI, Christopher Wray. Fushata e quajtur “Operacioni Gjuetia e Dhelprave”, nisi në vitin 2014 si pjesë e lëvizjes gjithëpërfshirëse të Presidentit Kinez Xi Jinping kundër korrupsionit. Qëllimi i supozuar i programit ishte arrestimi i mijëra zyrtarëve dhe biznesmenëve të korruptuar që kishin ikur jashtë vendit.

03:41
OKB: Sulmi ndaj gjeneral Soleimanit ishte “vrasje arbitrare”

Si pjesë e një raporti të ri mbi vrasjet me dron, një hetuese e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut tha se sulmi me dron nga Shtetet e Bashkuara që kishte në shënjestër gjeneralin e lartë iranian Qassem Soleimani ishte një “vrasje arbitrare”, dhe se sulmi hakmarrës i Iranit nuk ishte i justifikuar.

03:20
Amerika fillon zyrtarisht tërheqjen nga Organizata Botërore e Shëndetësisë

Presidenti Donald Trump ka filluar zyrtarisht tërheqjen e Shteteve të Bashkuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, duke zbatuar kërcënimet ndaj agjencisë së Kombeve të Bashkuara lidhur me trajtimin e koronavirusit, thanë zyrtarët të martën. Shtetet e Bashkuara janë kontribuesi më i madh financiar i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, e cila drejton luftën kundërs sëmundjeve globale që nga poliomeliti, fruthi dhe shëndeti mendor. Agjencia ka qënë në objektivin e Presidentit Trump ndërsa koronavirusi po shkakton pasoja të mëdha.

02:59
SHBA/ Universitetet përballë një rënie drastike të numrit të studentëve të huaj

Universitetet amerikane po përgatiten për një rënie të madhe të numrit të regjistrimeve nga studentë të huaj si dhe të ardhurave për shkak të një vendimi të qeverisë federale për t’u hequr vizat studentëve, nëse ata këtë vjeshtë nuk i zhvillojnë studimet në kampus. “Studentët që ndodhen aktualisht në Shtetet e Bashkuara duhet të largohen nga vendi ose të marrin masa të tjera, të tilla si transferimi në një shkollë ku mësimet nuk merren në internet, në mënyrë që të garantojnë statusin e ligjshëm të tyre”, bëri të ditur të hënën Agjencia e Emigracionit dhe Doganave (ICE).

02:36
Covid-19/ OBSH e pranon: Ka prova për përhapjen nga ajri

Organizata Botërore e Shëndetësisë pranoi të martën se kishte prova të reja për transmetimin nga ajri të koronavirusit të ri pasi një grup shkencëtarësh ndërkombëtar tha se virusi mund të përhapej edhe përtej dy metrave.

02:05
Studimi në Britani, 22% e të prekurve me simptoma

Vetëm 22 për qind e personave që rezultojnë pozitivë me koronavirus në Britaninë e Madhe, në ditën që i nënshtrohen testimit, shfaqin simptoma, sipas zyrës së statistikave kombëtare. Ky fakt, sipas ekspertëve, kthen vëmendjen tek transmetimet asimptomatike, përhapjen e virusit nga njerëz që nuk janë në dijeni se janë bartës të tij.

01:44
Letra për liberalizimin e vizave/ Mbi 40 eurodeputetë i shkruajnë për Kosovën presidentit francez dhe kryeministrit holandez

Më shumë se 40 deputetë të Parlamentit Evropian u kanë shkruar letra presidentit të Francës, Emanuel Macron dhe kryeministrit të Holandës, Mark Rutte, përmes së cilave kërkojnë që BE-ja të liberalizojë vizat me Kosovën. Këta dy liderë të vendeve anëtare të BE-së, konsiderohen si kundërshtarët më të fuqishëm të liberalizimit të vizave me Kosovës, sepse vendet e tyre nuk e kanë mbështetur një vendim të tillë në Këshillin e BE-së.

01:19
Serbi/ Vuçiç: Do të na bëjnë presion për të humbur në dialogun me kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se “do të kërkojë që Bashkimi Evropian të luajë një rol më të rëndësishëm politik” në dialogun Prishtinë-Beograd. Të enjten, presidenti serb do të takojë në Paris, homologun e tij francez, Emmanuel Macron.

00:52
Rama: Formulë për listat e hapura/ Kryeministri premton lëshim për opozitën parlamentare, por pakti duhet edhe me PD-në

Opozita parlamentare në të dytin takim me kryeministrin Edi Rama nuk e ka marrë një përgjigje finale nga i pari socialistëve, për tre kërkesat e ndryshimeve kushtetuese që lidhen me zgjedhjet.

00:31
Milan- Juventus, njihuni me notat e lojtarëve

Milan bëri një përmbysje të madhe duke mposhtur Juventusin me rezultatin 4-2. Adrien Rabiot’ dhe Kristiano Ronaldo shënuan në startin e pjesës së dytë për Juventus, por përmbysja e madhe nisi nga ekzekutimi i ftohtë i një penalltie nga Ibrahimoviç që ngushtoi distancën ndërsa Kesi arriti të barazojë rezultatin.

00:17
Chelsea fiton derbin e Londrës dhe merr vendin e tretë, triumf shprese për Watford

Chelsea ia doli të triumfojë me rezultatin 2-3 në derbin e vogël të Londrës përballë Crystal Palace dhe me tre pikët e marra të ngjitet të paktën përkohësisht në vendin e tretë të renditjes me 60 pikë.

00:00
Lazio dorëzohet për titullin, Lecce e mposht dhe del nga zona e rënies

Ndërkohë që futbollistët e Juventusit bëjnë nxehjen në “San Siro” për t’u përballur me Milanin, Lazio i dërgon edhe më pranë festës së titullit kampion të 9 radhazi, sepse pësoi humbjen e dytë radhazi me rezultatin 2-1 përballë Lecces. Vetëm tre ditë pas humbjes në shtëpi me Milanin, kur pritej që Lazio të bënte reagimin dhe të përpiqej të mbante të hapur garën për titull, dështoi sërish, këtë herë në “Via Dell Mare” përballë Lecces, një skuadre që vinte pas 6 humbjesh radhazi në kampionat.

E martë, 07 Korrik 2020
23:48
Përmbysje e madhe, Milan mposht 4-2 Juventusin

Me një përmbysje fantastike dhe pa ndihmën e tifozëve në një stadium të akullt si asnjëherë tjetër, Milan mori një fitore impresionuese 4-2 ndaj Juventus, në një 90 minutësh plot emocione që regjistroi përmbysjen e pabesueshme të kuqezinjve.

23:33
Arsenali ndalet nga Leicester pas 3 fitoresh radhazi

Pas 3 fitoresh radhazi, Arsenali ndalet në një barazim 1-1 përballë rivalit direkt për një vend në zonën Champions, objektiv ky që largohet edhe më shumë për “topçinjtë” e Mikel Artetës.

22:48
FOTO/ Dashuria e baballarëve për vajzat, lot dhe emocione kur ato martohen…

Fotografi që fiksojnë emocione të forta.

22:35
VIDEO/ Momente paniku! Vogëlushi në vend të shkopit kap një gjarpër të madh dhe…

Një vogëlush, i cili ishte duke luajtur me qenin e shtëpisë në kopsht, aksidentalisht në vend të një shkopi kapi një gjarpër.

22:23
Habit ish-peshëngritësja: U bëra çokollatë me 2 ditë e gjysmë plazh!

Në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte e ftuar ish-peshëngritësja Sherjana Ruçi.

22:14
Polici në Kenia vret një burrë/ Reagojnë protestuesit, i vendosin zjarrin stacionit të policisë

Protestuesit në Kenia i kanë vënë zjarrin stacionit të policisë, pasi një efektiv vrau një burrë që kishte shitur dezinfektues të rremë, shkruan agjencia e lajmeve Reuters.

21:59
FOTO/ E braktisur për gati 20 vite! Në brendësi të “shtëpisë së trishtimit”…

Imazhe të zymta tregojnë një shtëpi të humbur në kohë, të mbuluar tërësish nga myku e pluhuri, pasi është braktisur për gati 20 vite.

21:53
FOTO/ Autobusi bie nga ura dhe përfundon në ujë, të paktën 21 persona të vdekur e 15 të plagosur

Të paktën 21 persona kanë vdekur dhe 15 të tjerë janë shtruar në spital në Kinë, pasi një autobus ra nga një urë dhe u fundos në rezervuar.

21:52
SHBA tërhiqet formalisht nga OBSH, në mesin e pandemisë

Administrata e presidentit Donald Trump ka njoftuar sot Kongresin dhe Kombet e Bashkuara se po tërhiqet zyrtarisht nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

21:42
FOTO/ Përplasen dy trena në Çeki, ka të vdekur…

Të paktën dy persona kanë ndërruar jetë dhe 30 të tjerë janë lënduar, pasi dy trena u përplasën në veriperëndim të Çekisë.

21:39
Si “e sforcon” veten Dorina Mema kur shkon në plazh

Një nga “misionet” e të shkuarit në plazh, është të marrësh ngjyrën “çokollatë”.

21:36
“Turp për vajzat që shkojnë në Shalë me taka e bëjnë selfie”, indinjohet e ftuara

Në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte e ftuar Flora Xhemani.

21:13
Skandali në “Fiks Fare”/ Masakër mjedisore në Vjosë, lumi gërryhet pa leje

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së martës masakrën mjedisore në Lumin Vjosë, ku firma që po shfrytëzon barbarisht këtë lumë, nuk kishte leje.

21:11
E mbështolli me çarçaf dhe e groposi në pyll/ Gruaja vret të birin pasi luante deri vonë natën me telefon

Një grua në Brazil ka mbytur me një jastëk djalin e saj 11-vjeçar, pasi i kishte ardhur në “majë të hundës” përdorimi i telefonit nga ana e tij, deri në orët e vona të natës.

21:11
Gjyqi i Johnny Depp: Kur isha 14 vjeç kisha provuar çdo drogë që ekziston

Aktori i Hollywood Johnny Depp ka treguar sot në seancën e gjyqit për shpifje ndaj mediave, se ka provuar çdo drogë “që ekziston” që kur ishte 14 vjeç, se ka shkatërruar një dhomë hoteli në 1995 para ish të dashurës Kate Moss, si dhe për miqësitë me “djemtë e këqij të Hollywood” Keith Richards e Marilyn Manson.

21:06
Murrizi: Do të ulim me këmbë në tokë Ramën dhe deputetët e tij, nuk jemi si ato që shahen natën dhe rrinë bashkë ditën

Pas takimit 80 minutësh me kryeministrin Edi Rama, në një deklaratë për mediat foli deputeti opozitar Myslim Murrizi.

20:44
“Asnjëra palë s’do arrijë gjithçka dëshiron”/ Rama: I gatshëm të diskutojmë hapjen e listave me konsensus trepalësh

Pas takimit të dytë pa marrëveshje me opozitën parlamentare, kryeministri Edi Rama tha para mediave se ajo që është arritur në marrëveshjen e Këshillit Politik nuk mund të zhbëhet, por mund të shtohen disa çështje të tjera, duke mos përjashtuar mundësinë e hapjes së listave

20:36
“Nuk u vendos gjë”/ Përfundon takimi me Ramën, Hajdari: S’tërhiqemi nga Listat e Hapura edhe nëse na bëjnë presion të huajt

“Opozita e re do të kushtëzojë në parlament marrëveshjen e arritur nga Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore”, u shpreh deputetja e opozitës së re, Rudina Hajdari, pas takimit 80 minutësh me Edi Ramën, duke shtuar se opozita parlamentare nuk do të tërhiqet nga kërkesat e saj, pavarësisht presioneve që mund t’i vijnë nga jashtë, qoftë nga ndërkombëtarët apo edhe nga opozita jashtëparlamentare.

20:30
Xhelal Mziu kërkon rikthimin në krye të Bashkisë Kamëz, dorëhiqet nga drejtimi i degës

Ishte betuar se bashkinë, të cilën e drejtoi për 12 vite nuk do e lëshonte, por rotacioni më 30 qershor ndodhi edhe në Kamzën bastion të së djathtës.

20:30
“Si krijoi familja ime njeriun më të rrezikshëm në botë”/ Libri i mbesës së Trump-it: Ai ishte viktimë e neglizhencës së të atit

Donald Trump ka pësuar abuzime nga babai i tij, thuhet në librin e ri të mbesës së presidentit të SHBA-së, në një pretendim eksploziv të së përditshmes “DailyMail”, që thotë se ka marrë në dorë një kopje para publikimit.

20:22
E harrojnë në burg/ E arrestuan për vrasjet e Laçit. Edhe pse kapën autorët e vërtetë të ngjarjes, nuk e lirojnë

Ky është Eduart Lamaj që pranon se është personi që shfaqet në këto kamera sigurie, teksa hyn i armatosur dhe qëllon për vdekje Bujar Likën dhe Paulin Gjergjin.

20:11
Trajtimi i Covid-it në shtëpi/ Mjekët e familjes monitorojnë dhjetëra të infektuar

Mjekët e familjes mbajnë në monitorim madje edhe duke mjekuar, një numër të konsiderueshëm të pacientëve të prekur nga Covid-i, por që nuk kanë nevojë për trajtim në spital.

20:01
S’plotësonin kriteret për të hyrë në Shqipëri/ Kundërshtuan me dhunë policët, arrestohen dy shtetas turq

Policia Kufitare njoftoi se ka arrestuar dy shtetas turq, pasi kanë kundërshtuar me dhunë efektivët e policisë, pasi këta të fundit konstatuan se të rinjtë nuk plotësonin kriteret për të hyrë në Shqipëri.

19:57
Rama me opozitën parlamentare/ Nis takimi i dytë për dakordësinë e votimit të Reformës Zgjedhore

Në mjediset e kryesisë së Kuvendit po zhvillohet takimi i dytë mes kryeministrit Edi Rama dhe opozitës parlamentare në përpjekje për gjetjen e dakordësisë për miratimin e Reformës Zgjedhore, sipas marrëveshjes PS, PD dhe LSI.

19:48
Bulqizë/ Shefi i Epidemiologjisë me koronavirus, karantinohen 8 persona të tjerë

Pas rastit të shefit të Epidemiologjisë në Bulqizë, Afrim Sula, i cili rezultoi me Covid-19, gjatë ditës së sotme janë izoluar edhe 8 persona të tjerë.

19:36
Deutsche Bank gjobitet $150mln për lidhjet me financierin pedofil Jeffrey Epstein

Grupi financiar Deutsche Bank është goditur me një gjobë prej $150 milionë për dështimin në monitorimin e marrëdhënies së tyre me trafikantin e dënuar seksual Jeffrey Epstein.

19:28
Bushati: Rruga e protestave të opozitës ishte dështim. Ekonomia, pika e dobët e shqiptarëve – kalë i fortë beteje për opozitën

Në studion e emisionit “Top Talk”, drejtuar nga gazetari Denis Dyrnjaja, ishte i ftuar analisti Andi Bushati.

19:22
Vitrina e Librit/ Audiobooks po sfidon librin në print?

The Guardian
Tregu i audiobooks po lulëzon. Por nuk është vetëm komoditeti që i ka joshur lexuesit – interpretimet më të mira janë një gëzim më vete…

19:20
Nuk duhen humbur/ Fotografi spektakolare nga natyra…

Fotografi Gabor Nagy, kalon muaj të tërë duke kërkuar pikat më tërheqëse të Islandës në aplikacionin “Google Earth” dhe më pas i viziton ato për të shkrepur pamje të pabesueshme.

19:10
Nxehen “gjakrat” në “Shqipëria Live”/ Bledi Mane: Shkundini teologët, pastori Muça: Mbylljani gojën atij

Në studion e emisionit “Shqipëria Live”, ishin të ftuar pastori Fitor Muça dhe Bledi Mane.

19:09
Francë/ Macron mbështet ministrin e ri të Brendshëm, të hetuar për përdhunim

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe qeveria e tij kanë dhënë sot mbështetjen për emërimin si ministër i Brendshëm i Francës të një njeriu që po hetohet me akuza përdhunimi.

18:58
Mbytet në Durrës një 60-vjeçare

Një 60-vjeçare nga Durrësi është mbytur në det.

18:53
Shkelën protokollin antiCovid/ Ndeshja Tirana-Kukësi, policia procedon 6 tifozë dhe gjobit pronarin e lokalit

Policia e Tiranës ka proceduar penalisht gjashtë shtetas, për shkak se ditën e djeshme kanë organizuar një tubim të paligjshëm jashtë ambienteve të stadiumit “Selman Stermasi”, teksa luhej ndeshja Tirana – Kukësi.

18:48
Rusia arreston për tradhti zyrtarin e agjencisë së saj hapësinore

Këshilltari i agjencisë hapësinore ruse “Roscosmos”, Ivan Safronov ka dalë sot në gjyq për akuza tradhtie.

18:44
Top Talk: Andi Bushati nxjerr emrin e Koalicionit “Fronti Opozitar Kundër Regjimit të Edi Ramës”

Ditën e sotme, në emisionin “Top Talk” ishte i ftuar Andi Bushati.

18:33
Pas kritikave të LGBTI, Halle Berry refuzon rolin e një transgjinori

Pas kritikave të shumta në rrjete sociale nga komuniteti LGBTI, Halle Berry ka refuzuar rolin e një transgjinori.

18:18
Kreu i grupit britanik “Kasabian” pranon i përlotur sulmin ndaj të fejuarës gjatë karantinës

Kreu i supergrupit britanik të rrokut “Kasabian”, Tom Meighan pranoi duke qarë sot në gjykatë sulmin ndaj të fejuarës së tij, gjatë izolimit nga pandemia.

18:18
Horrori në Kombinat/ Flasin mësueset e vajzave: Ishin të qeta dhe jo shumë të hedhura në shoqëri

Tirana dhe e gjithë Shqipëria u trondit disa ditë më parë nga vdekja e një nënë dhe e bijës së saj, saktësisht Zhaneta dhe Anisa Josifi. Gratë zgjodhën që të vetëflijoheshin me shpresën që do të ringjalleshin sërish.

18:02
Kombet e Bashkuara: Koronavirusi po rrezikon luftën kundër HIV/AIDS

Kombet e Bashkuara paralajmëruan se koronavirusi po e rrezikon përparimin e disa viteve në luftën kundër virusit HIV.

17:50
TikTok ndan informacione me qeverinë kineze? Pompeo: SHBA po shqyrton mundësinë e ndalimit të disa aplikacioneve

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha se Shtetet e Bashkuara “po shqyrtojnë mundësinë” e ndalimit të aplikacioneve kineze, përfshirë TikTok, për shkak se ato ndajnë informacionet me qeverinë kineze.

17:45
Presidenti i Brazilit, Bolsonaro rezulton pozitiv me COVID-19

Mediat në Brazil konfirmuan sot se presidenti i vendit Jair Bolsonaro ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

17:39
U rihapën pak ditë më parë/ Angli, koronavirusi i detyron klubet e natës t’i mbyllin dyert sërish

Vetëm pak ditë më parë u rihapën, por koronavirusi ka detyruar disa pabe në Angli të mbyllin dyert sërish.

17:27
Ironia e fatit/ E konsideroi koronavirusin mashtrim mediatik, presidenti i Brazilit ka simptoma të Covid-19

Presidenti brazilian, Jair Bolsonaro ka simptomat e koronavirusit dhe i është nënshtruar një testi për Covid-19 pas një radiografie të mushkërive.

17:23
Mediat: Ghislaine Maxwell ka videot e regjistruara nga Epstein për të implikuar më të fuqishmit e botës

Ghislaine Maxwell, bashkëpunëtorja e vjetër e pedofilit të klasit të lartë Jeffrey Epstein, ka një arkiv sekret të të gjitha videove të abuzimit seksual me të mitura, dhe do t’i përdorë ato si një mjet për të shpëtuar veten e saj, tha sot një ish-mikeshë e saj për të përditshmen britanike DailyMail.com.

17:14
Vajza e regjisorit të njohur Steven Spielberg fejohet me një shqiptar

Vajza e regjisorit të njohur Steven Spielberg, Destry Allyn, është fejuar me aktorin shqiptar Genc Legrand.

16:57
Koronavirusi/ Studimi në Britani: 22% e të prekurve me simptoma

Vetëm 22 përqind e personave që rezultojnë pozitivë me koronavirus në Britaninë e Madhe, në ditën që i nënshtrohen testimit, shfaqin simptoma, sipas Zyrës së Statistikave Kombëtare.

16:53
Nivel rekord! Temperaturat në Arktik/ Qershori, më i nxehti i regjistruar

Temperaturat në Arktikun siberian arritën nivele rekord në qershor me disa zona ku termometri shkoi deri në 10 gradë Celsius.

16:44
Preu këmbën si pasojë e gjendjes së rrallë, ish-misi hedh pas krahëve vështirësitë dhe shihet duke vallëzuar

Ish-mis Kolumbia, e cila humbi këmbën e saj të majtë si pasojë e një gjendje të rrallë, duket se ka lënë pas krahëve vështirësitë e sëmundjes dhe është parë duke kërcyer së bashku me të vëllanë.

16:35
Gjyqi i shpifjes/ Johnny Depp mohon se ka goditur gruan Amber Heard: Ajo ishte e dhunshme me mua

Aktori i Hollywood-it, Johnny Depp ka mohuar sot se ka goditur ndonjëherë ish-gruan e tij Amber Heard dhe insistonte se ishte ajo që përdorte dhunë ndaj tij, në ditën e parë të gjyqit eksploziv mes tyre për shpifje.

16:31
​Edhe një ish ushtar i UÇK-së ftohet nga Specialja

Edhe një ish ushtar i UCK-së është ftuar nga Gjykata Speciale.

16:27
“Zonja ministre s’duhet të kompleksohet”/ Mjeku urolog: Nëse rastet do vazhdojnë të shtohen, do bëhet problematike kjo puna e…

Pas lajmit të dhënë nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, se do të rritet numri i testeve të koronavirusit në vend ka reaguar mjeku urolog, Artan Koni.

16:17
Gryka e Këlcyrës/ Po priste degë, bie nga lartësia dhe humb jetën 62-vjeçari

Një burrë ka humbur jetën pasi ka rënë nga lartësia në Grykën e Këlcyrës.

16:14
Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj një personi për organizim të grupit kriminal dhe shitje të armëve

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, kundër të pandehurit M.F. për veprat penale “Pjesëmarrja dhe organizimi i grupit kriminal të organizuar” nga neni 283 paragrafi 1 të KPRK-ë, lidhur me veprën penale, “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitje e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”, nga neni 372 paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK-së).

15:53
Shërohen 125 pacientë nga koronavirusi në Maqedoni

Siç njofton Ministria e Shëndetësisë, sot Instituti për Shëndet Publik (ISHP) regjistroi 125 pacientë të shëruar.

15:45
Tirana-Bylis u manipulua/ FSHF bën gati dosjen me analizën e ekspertëve të huaj

Ndeshja mes Bylisit dhe Tiranës e vlefshme për Kupën e Shqipërisë ka dyshime të forta për ndërhyrje dhe tolerime për shkak përfitimi në baste dhe gjithçka shkon drejt edhe një konfirmimi zyrtar.

15:41
Zbulohet varreza 24 shekullore/ Himarë, zbulimi arkeologjik që daton që nga koha e bronzit

Një varrezë tumulare e periudhës së Bronzit të Vonë, rreth shek. XV-XII para Erës Sonë është zbuluar në Himarë.

15:38
Trafik me vepra arti/ 3 të arrestuar për vjedhjen me vlerë 50 mijë euro

Dy objekte antike të trashëgimisë kulturore u sekuestruan, ndërsa u arrestuan tre persona gjatë operacionit policor “Antikat” në Durrës. Reliktet janë një amforë që, sipas arkeologëve duket se daton rreth shek.V-VI para erës sonë, si dhe një stelë varri antike e realizuar në gur gëlqeror, pjesë e një sarkofagu.

15:34
Kriza ekonomike në kohën e Covid/ Libri dokumentues i profesorëve Anastas Angjeli dhe Ardian Civici

“Askush nga ne nuk është një ishull i vetmuar” janë fjalët e pavdekshme të poetit të madh anglez John Donne.

15:30
Amnisti për paratë dhe pronat/ Bëhet gati ligji që kundërshtohet nga FMN

Të gjithë shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit do tu jepet mundësia përmes një amnistie fiskale e cila do të shtrihet në një afat 1 vjeçar. Qeveria synon inkurajimin e qytetarëve të deklarojnë vullnetarisht pasuritë, me qëllim të ligjësimit të tyre dhe formalizimit të aktiviteteve të krijuara gjatë 30 viteve të fundit.

15:28
Projekti i lagjes së re në Kombinat/ Prezantohet nga kryeministri Rama dhe kryebashkiaku Veliaj

Qeveria dhe Bashkia e Tiranës prezantuan projektin e asaj që e quajnë një pol zhvillimi ekonomik dhe social kulturor të zonës së Kombinatit e prekur rëndë nga tërmeti 26 Nëntorit.

15:25
Arrestohet ish-kreu i bashkisë Vorë/ Kërkohej për falsifikim. Shkoi në një spital privat i sëmurë

Ish kryebashkiaku i Vorës, i shpallur në kërkim, Agim Kajmaku, është vënë në pranga nga policia mbrëmjen e së hënës. Ai është paraqitur në ambjentet e një spitali privat, për shkak të problemeve kardiake dhe diabetit, por mjekët kanë njoftuar policinë për shkak të urdhrit të arrestit të lëshuar ndaj tij.

15:21
Grabitja e Rinasit/ Policia ‘hap thesin’, 10 mijë euro shpërblim për vendndodhjen e Talo Çelës

Policia ka vendosur në dispozicion shumën 10 mijë euro, për këdo që do të japë informacion të vlefshëm që do çojë në lokalizimin dhe kapjen e Talo Çelës, 49 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan.