Ironia e fatit/ E konsideroi koronavirusin mashtrim mediatik, presidenti i Brazilit ka simptoma të Covid-19

07/07/2020 17:27

Presidenti brazilian, Jair Bolsonaro ka simptomat e koronavirusit dhe i është nënshtruar një testi për Covid-19 pas një radiografie të mushkërive.

Bolsonaro, që ka mbushur 65 vjeç në mars, ka deklaruar se ka temperaturë të lartë.

Për shkak të simptomave, agjenda e presidentit brazilian është anuluar për pjesën e mbetur të javës. Bolsonaro, sipas CNN Brazil, i ishte nënshtruar edhe një rezonance magnetike të mushkërive por sipas presidentit, ky ekzaminim nuk ka identifikuar asnjë problem. Ai madje ka saktësuar edhe se po merr hidroksiklorinën.  Më herët, Bolsonaro që në vazhdimësi ka minimizuar rreziqet e sëmundjes, i kishte thënë mbështetësve të tij, para rezidencës presidenciale në Brazilia, se ndihej mirë.

Gjykata supreme braziliane ka publikuar në maj dokumentet që tregojnë se Bolsonaro ka rezultuar negativ për tre herë radhazi në mars, pas takimit me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në Florida. Lideri brazilian nuk ka deklaruar se ka bërë teste të tjera që atëherë.

Top Channel