Të shtëna me armë zjarri në një jaht pranë Palasës, policia vihet në ndjekje të mjetit lundrues Ky është Eduart Lamaj që pranon se është personi që shfaqet në këto kamera sigurie, teksa hyn i armatosur dhe qëllon për vdekje Bujar Likën dhe Paulin Gjergjin.
Kamerat e sekuestruara tregojnë se pas atentatit, Lamaj nxirret i plagosur nga bashkëpunëtorët, për t’u arrestuar 23 ditë me vonesë, në një kohë që autoritetet pretendonin se e kishin arrestuar njeriun që shfaqej në kamera. Por pavarësisht rrëfimit të të dyshuarit, Lamaj që tregon edhe emrat e ndihmësve të quajtur Ilir Lika, Klaudio Pepkola dhe Olti Vlashi, 22-vjeçari Kreshnik Tusha vazhdon të mbahet në burg, fillimisht për faj të rastësisë, pasi mbrëmjen e krimit u dërgua në spital i plagosur në rrethana të tjera.
“Më thane do të lëmë arrest me burg, sa të vijë urdhri i dytë. Unë s’di ç’po ndodh a e arrestuan autorin, më kanë harruar ne burg, s’kam avokat, s’kam marrë, s’kam mundësi ekonomike”, shprehet Kreshnik Tusha.
Kreshnik Tusha vazhdon të mbahet në paraburgimin 302 , i harruar apo jo në qeli mjafton të shihen dy vendime të njëjta të Gjykatës që tregojnë të njëjtën rrethanë, se si vrasësi i maskuar, hyri i maskuar si polic, qëlloi me breshëri dhe doli i plagosur në këmbën e majtë.
“Isha me Ermalin, në makinë erdhën dhe na plagosën, pastaj ikën”, rrëfehet Tusha.
Policia është bindur se njeriu që u plagos gjatë atentatit është Eduart Lamaj, ndërkohë që s’ka asnjë përgjigjje se përse mbahet në burg i plagosuri tjetër, Kreshnik Tusha.
Top Channel