The Guardian
Tregu i audiobooks po lulëzon. Por nuk është vetëm komoditeti që i ka joshur lexuesit – interpretimet më të mira janë një gëzim më vete…

Gjatë vitit që lamë pas, ajo cfarë kujtojmë, nuk është vetëm pandemia apo izolimi prej jetës sociale që na mërziti jo pak. Muzika, leximi, dhe ndjekja e një filmi të ri ishin ato që na bënë të bashkëjetojmë në këtë jetë të re që lindi papandehur. Audiobooks ishte një tjetër platformë që goditi në shenjë në tregun e ri online. Ishte ndër ato gjëra të cilat zunë një vend të spikatur në listën e alternativave që na ndihmuan të kalojmë këtë vit të çuditshëm dhe shqetësues.

Po cfarë ndjesie është ajo teksa dëgjon zëra të mirë? Dikush tha se, ishte si të kisha afër vetes miq të vjetër, një ekuilibër qetësie që më vinte prej disa thellësish të tjera, më pas gjumë deri në agim, shija e fjalës që merrte kuptim, ashtu dhe intimiteti i zërit- një ngushëllim i madh në këtë kohë të frikshme.

Librat e regjistruar me zë kanë jetuar një valë popullariteti gjatë tre viteve të fundit, dhe duket se izolimi vetëm sa e intensifikoi angazhimin tonë me fjalën e folur. Një raport i fundit nga kompania e njohur Deloitte shënoi disa numra në rritjen e këtij fenomeni. Shitjet globale regjistruan një rritje nga 25-30% në vit dhe pritet të rriten ende deri $3.5bn në vitin 2020, kryesuar nga SHBA dhe Kina, ku secila përbën rreth një të tretën e tregut (për krahasim, shitjet globale të librave të shtypur shkojnë deri në 145bn dollarë në vit). Britania është në vendin e katërt, me vetëm 2% të tregut global.

Megjithatë Deloitte thekson se nuk duket se rritja në shitjet e librave në audio pengon shitjen e librave në print. Dëgjuesit e audiobook kanë tendencë të jenë më të rinj – mesatarisht në 20 -30 vjec. E kundërta ka ndodhur, janë audiobooks që po marrin pjesën e tregut të e-books, shitjet e të cilëve kanë rënë në vitet e fundit. Raporti gjithashtu sugjeron që audiobooks kanë arritur të shkojnë tek ata njerëz të cilët më parë i kishin shmangur librat, ndërsa tani janë duke e gllabëruar këtë medium të ri.
Ekspertët thonë se audiobooks kishin ecur mjaft mirë gjatë mbylljes/ pandemisë, edhe pse askush nuk ka ndërmarrë udhëtime. Të lexuarit është një gjë me të vërtetë intime dhe ngushëlluese sepse libri të krijon një marrëdhënie të afërt në një kohë kur shumë njerëz ndihen të izoluar prej njëri-tjetrit. Të lexuarit është një gjë me të vërtetë intime: një lidhje njerëzore në një kohë kur shumë njerëz po ndjehen të izoluar. Ekziston edhe faktori i lehtësisë. Ju mund të blini dhe të shkarkoni një libër të tërë dixhital në çast, ndërsa filloni të dëgjoni menjëherë përmbajtjen. Dhe po në të njëjtën kohë mund të bëni shumë detyra; të jeni duke gatuar ose duke bërë punët e shtëpisë.

Po cfarë lexojnë njerëzit më shumë në audiobooks? Raporti thotë se ka një prirje drejt temave të rënda, me lexues që duan të kalojnë kohën e tyre në shtëpi duke mësuar rreth botës, me tituj si “Sapiens” të Yuval Noah Harari dhe “Talking” të Malcolm Gladwell.
Pra ka një trend drejt zhanrit joartistik, atij serioz, veçanërisht kur bëhet fjalë për libra që i ndihmojnë njerëzit të kuptojnë më shumë mbi botën; çështje të racës, barazisë dhe mbijetesës.

Audiobooks shërbejnë edhe për njerëzit të cilët janë të ndryshëm, si ata që janë të verbër, ata që vuajnë nga disleksia, etj.
Ka dhe një treg të ri për audiobooks. Po lind një industri tjetër si ajo e interpretimit të shkëlqyer. Kjo lloj industrie siguron prurje të reja të ardhurash për aktorët. Duket se kjo është një përshtatje e shkëlqyer sepse sido të jetë ky mbetet një treg krijues. Ka shumë aktorë të cilët ndërsa nuk kanë oferta pune të mira mund të kenë pasion të tregojnë histori.

Megjithatë analiza e Deloitte mbi tregun e audiobooks mund të lëre diçka mangët: të përjetosh një libër vetëm duke e dëgjuar atë, mund të jetë krejt ndryshe prej leximit të tij. Kjo sepse ende industria e botimeve në print nuk është një lojë me humbës dhe fitues. Ajo është një betejë e bukur në thelb që nuk e tradhëton ende shifrën e ekzistencës së vet. Suksesi i audiobooks nuk ka nevojë të vijë në kurriz të ndonjë formati tjetër. Përkundrazi është e qartë se ne të gjithë e pranojmë se një histori e mirë, e thënë mirë, mbetet një balsam në këto ditë të frikshme.

Top Channel