“Turp për vajzat që shkojnë në Shalë me taka e bëjnë selfie”, indinjohet e ftuara

07/07/2020 21:36

Në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte e ftuar Flora Xhemani.

Në studio u fol mbi bukuritë që mbart Lumi i Shalës dhe turistët e shumtë të huaj e vendas që e frekuentojnë atë zonë. Gjatë fjalës së saj, Flora shprehu të gjithë indinjatën për ato vajza që shkojnë në këtë vend dhe vetëm postojnë fotografi, e nuk mrekullohen nga bukuritë që këtë vend e karakterizon. Ndërsa thuri elozhe për vajzat me pantallona të shkurtra e me çantë shpine, të cilat eksplorojnë çdo centimetër të Lumit të Shalës.

“Nuk ka goca më të bukura se ato me shalë e pantallona të shkurtra. Me atë çantën e shpinës larg në shteg, te grupet e natyrës që eksplorojnë, që bëjnë kalimin në Valbonë-Theth. Nuk ka fotografi më të bukura se ato në internet, kaq e ka shalën (tregon me duar). Ne ishim bashkë me bashkëshortin dhe me fëmijët, ishin në Lumin e Shalës vjet. Ishin gjashtë goca aty afër nesh, kishte dhe grupe të tjera pak më lart, erdhën u futën në ujë bënë selfie dhe ikën. 70 % e vajzave që shkojnë atje, ikin për të bërë selfie”, u shpreh Flora.

Top Channel