Kreu i grupit britanik “Kasabian” pranon i përlotur sulmin ndaj të fejuarës gjatë karantinës

07/07/2020 18:18

Kreu i supergrupit britanik të rrokut “Kasabian”, Tom Meighan pranoi duke qarë sot në gjykatë sulmin ndaj të fejuarës së tij, gjatë izolimit nga pandemia.

39-vjeçari doli në gjykatën e Leicester për rrahjen ndaj Vikki Ager në kopshtin e shtëpisë së tyre më 9 prill.

Gjykatësi e dënoi atë vetëm me 200 orë punë komunitare të papaguar, pasi dëgjoi se e fejuara e tij ishte e gatshme ta pranonte përsëri. Ajo tha se Meighan vinte erë të fortë alkooli, teksa e kishte tërhequr nga këmbët, e kishte përplasur te kafazi i kavjeve të shtëpisë dhe i kishte vënë duart në fyt.

Agar kishte pësuar disa plagë nga sulmi por nuk shfaqi mbështetje për prokurorët dhe besohet se është e gatshme të rinisë marrëdhënien me Meighan.

Në rastin në fjalë policia ishte thirrur nga një fqinj minoren, që kishte raportuar se po dëshmonte dhunë shtëpiake. Prokurori Naeem Valli tha se fëmija që telefononte tingëllonte ‘i frikësuar dhe në panik’ ndërsa në sfond të telefonatës dëgjoheshin thirrjet ‘më lër, më lër’.

Meighan, kreu i grupit më të njohur të rrokut të Leicester në Britani, fillimisht mohoi sulmin por pasi pa pamjet video pranoi duke thënë se nuk mund të shikonte më “sepse është e tmerrshme”.

Zonja Ager kishte pësuar gërvishtje në këmbë, në kyçe e rreth qafës.

Grupi i rrokut alternativ Kasabian ka fituar shume disa herë çmime britanike dhe ndërkombëtare për muzikën e tyre, me këngë si Shoot the Runner,
L.S.F., Where Did All the Love Go?, Club Foot, Fire

FOTO GALERI
1/3

Top Channel