Të shtëna me armë zjarri në një jaht pranë Palasës, policia vihet në ndjekje të mjetit lundrues
Policia Kufitare njoftoi se ka arrestuar dy shtetas turq, pasi kanë kundërshtuar me dhunë efektivët e policisë, pasi këta të fundit konstatuan se të rinjtë nuk plotësonin kriteret për të hyrë në Shqipëri.
Mbi H. Z 35 vjeç dhe A. Ç 29 vjeç rëndojnë akuzat “kundërshtim i punonjësve të policisë dhe rendit publik” si edhe “goditje për shkak të detyrës”. Njoftohet se materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i plotë i policisë:
Policia Kufitare arreston 2 shtetas të huaj, për kundërshtim me dhunë të punonjësve të Policisë.
Më datë 06.07.2020, në PKK Rinas, nga shërbimet e Policisë Kufitare u arrestuan në flagrancë dy shtetas të huaj, H. Z., 35 vjeç dhe A. Ç., 29 vjeç, të dy lindur dhe banues në Turqi.
Këta shtetas kanë kundërshtuar me dhunë kontrolloret e Policisë Kufitare gjatë intervistimit, pasi nuk plotësonin kriteret për të hyrë në Shqipëri dhe më pas kanë tentuar të vijonin lëvizjen me dhunë.
Arrestimi i tyre u bë për veprat penale ”Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe ”Goditje për shkak të detyrës”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel