Një 60-vjeçare nga Durrësi është mbytur në det.

Policia njoftoi se të martën rreth orës 18:00, në lagjen nr.13, Plazh, në Durrës, shtetësja F.Zh., banuese në Durrës, dyshohet se është mbytur duke u larë në det, e për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Kjo është mbytja e tretë brenda pak ditësh në plazhe.

Top Channel