Milan bëri një përmbysje të madhe duke mposhtur Juventusin me rezultatin 4-2. Adrien Rabiot’ dhe Kristiano Ronaldo shënuan në startin e pjesës së dytë për Juventus, por përmbysja e madhe nisi nga ekzekutimi i ftohtë i një penalltie nga Ibrahimoviç që ngushtoi distancën ndërsa Kesi arriti të barazojë rezultatin.

Vetëm 1 minutë më vonë Milan përfitoi nga përgjumja e Juves duke marrë për herë të parë avantazhin me Leao, por rrjeta që vulosi suksesin e merituar, erdhi nga e majta e bukur e kroatit Rebiç.

Ibrahimoviç u mori notën më të lartë ku u vlerësua me 8.3. Edhe paraqitja e mirë e kroatit Rebiç u vlerësua me notën 8.3. Një vlerësim mesatar për Kristiano Ronaldo i cili me golin e shënuar mori notën 7.3. Lojtari më i dobët i ndeshjes u shpall Danilo. Braziliani nuk shkoi më shumë se nota 5.8.

Në foton e mëposhtme do gjeni notat për të gjthë lojtarët:

Top Channel