Mediat: Ghislaine Maxwell ka videot e regjistruara nga Epstein për të implikuar më të fuqishmit e botës

07/07/2020 17:23

Ghislaine Maxwell, bashkëpunëtorja e vjetër e pedofilit të klasit të lartë Jeffrey Epstein, ka një arkiv sekret të të gjitha videove të abuzimit seksual me të mitura, dhe do t’i përdorë ato si një mjet për të shpëtuar veten e saj, tha sot një ish-mikeshë e saj për të përditshmen britanike DailyMail.com.

58-vjeçarja Maxwell, u arrestua në shtëpinë e saj në New Hampshire, SHBA javës që shkoi dhe u akuzua për gjashtë krime federale, përfshi dhe nxitje të minorenëve, trafik seksual dhe dëshmi të rreme.

Aristokratja hebreje-britanike ishte bashkëpunëtorja më e ngushtë e Epstein, i cili raportohet se regjistronte të gjithë aktet e tij të mbrapshta seksuale, dhe vepronte si tutore për skllavet e tij të seksit.

Kur autoritetet kontrolluan vilën e Epstein në Manhattan ata zbuluan mijëra foto me përmbajtje të rëndë seksuale, si dhe një dollap të tërë me disqe të etiketuara “nude girls” (vajza lakuriq).

Ish e njohura e Maxwell thotë më tej:

“Ghislaine ka qenë gjithmonë shumë e zgjuar. Ajo nuk do të kishte ndenjur gjithë ato vjet me Epstein pa pasur garancitë e saj. Arkiva e saj sekrete e videove të seksit besohet se do të jetë shpëtimi nga burgu për Ghislaine nëse të fuqishmit do të pranojnë të negociojnë, dhe kjo mund të përfshijë tronditje. Nëse Ghislaine fundoset, ajo do të marrë me vete shumë prej tyre”.

Top Channel