E enjte, 30 Korrik 2020
14:05
Zbardhet misteri, origjina e gurëve të Stonehange

Origjina e gurëve gjigantë prej silici në stoneghenge më në fund është zbuluar me ndihmën e një pjesëze që mungonte në vend dhe që është rikthyer pas 60 vitesh.

14:02
Britania e Madhe zgjat kohën e vetizolimit

Koha në të cilën njerëzit me simptoma koronavirusi duhet të qëndrojnë në vetëizolim do të rritet në Angli nga shtatë në 10 ditë.

13:59
BE, kufizimi i udhëtimeve/ Masa të ndryshme në vendet anëtare

Duke filluar nga java e ardhshme, Gjermania do ta bëjë të detyrueshëm testimin e udhëtarëve që vijnë nga “zonat e rrezikut”.

13:49
Ndryshimet kushtetuese, reagon Basha: Kuvendi gjysmak votoi për interesat e Ramës, asgjë nuk e ndal koalicionin popullor kundër tij

Vetëm pak kohë pas miratimit me 106 vota pro në Kuvend të ndryshimeve Kushtetuese, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dalë në një deklaratë për shtyp ku ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama.

13:49
Izolimi nga pandemia/ Samsung raporton rritje fitimesh

Samsung electronics ka parë fitimet e saj të rriten ndërsa shitjet janë ndihmuar nga miliona njerëz që kanë punuar apo mësuar nga shtëpia gjatë pandemisë së koronavirusit.

13:47
Misioni në mars/ NASA, në kërkim të jetës

Roveri i gjeneratës së re të NASA-s, Preserverance, do të niset nga cape canaveral në Florida në një mision për të kërkuar gjurmë të jetës së mundshme në fqinjin planetar të tokës.

13:45
Trazirat në Portland, tërhiqen trupat federale

Qeveria amerikane tha se do të tërheqë trupat federale që janë përleshur me protestuesit në Portland të Oregonit, me kusht që të sigurohen se do ti jepet fund dhunës dhe vandalizmit që kanë shoqëruar javët e protestave në qytetin e Bregut të Paqësorit.

13:43
Frikë në Australi! Numër rekord rastesh në Viktoria

Shteti australian i Viktorias ka raportuar rritjen më të madhe ditore të viktimave dhe rasteve të koronavirusit duke ndezur frikën se një izolim gjashtë javor në kryeqytetin e shtetit, Melburn, nuk po funksionon.

13:36
​“5 vdekje nga COVID-19 brenda dy orësh në Spitalin e Gjakovës”

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agon Batusha, përmes një statusi në Facebook ka thënë se në Spitalin e Gjakovës kanë ndodhur 5 vdekje nga Covid-19 brenda dy orësh.

13:32
Senati italian voton për gjykimin e mundshëm të Salvini

Dhoma e Sipërme e Parlamentit italian do të votojë sot nëse do të padisë drejtuesin e partisë opozitare Liga, Mateo Salvini, me akuzat e një gjykate në Palermo, se vitin e kaluar, si ministër i brendshëm, ai ndaloi hyrjen e anijes humanitare spanjolle “Open Arms” me 160 emigrantë, në portet italiane.

13:31
‘Gjigantët’ në kongres, fuqia e kompanive teknologjike

Shefat ekzekutivë të katër kompanive më të mëdha teknologjike të botës Apple, Amazon, Facebook dhe Google u përballën me pyetjet e ligjvënësve amerikanë, lidhur me mënyrën se si e përdorin fuqinë e konsiderueshme që ato kanë mbi tregun.

13:30
Kosovë/ ​KMDLNJ mbështet vendimin e BIK-ut për mos faljen e namazit për Kurban-Bajram

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave të Lirive dhe Njeriut (KMDLNJ) ka mirëpritur vendimin e Bashkësisë Islame të Kosovës për mos faljen e namazit të Kurban- Bajramit në xhami, për shkak të COVID-19.

13:26
Trupat në Gjermani, SHBA do të tërheqë 12 mijë ushtarë

SHBA do të tërheqë më shumë trupa sesa pritej nga Gjermania.

13:23
Ndihmat për pandeminë/ SHBA, 10 milionë dollarë për Ballkanin

Që nga fillimi i pandemisë COVID-19, në mes të marsit, Qeveria e Shteteve të Bashkuara i ka mbështetur sistemet e shëndetit publik në 120 vende të botës me më shumë se 1.5 miliard dollarë, ndërsa nga kjo shumë, afro 10 milionë dollarë janë shpërndarë në vendet e Ballkanit Perëndimor, për të luftuar përhapjen e sëmundjes.

13:17
I nxehti rëndon shëndetin mendor/ Kujdes të veçantë duhet të kenë personat me stres, ankth e depresion

Temperaturat e larta sjellin çrregullim të neutransmetuesve, duke sjellë rëndim të gjendjes fizike dhe psikologjike, për pasojë kjo është periudha kur problemet e shëndetit mendor rëndohen.

13:13
Dardha turistike/ Projekt për përmirësimin e infrastrukturës rrugore

Amortizimi i disa segmenteve në rrugën që të çon drejt Dardhës shpesh është kthyer në një pengesë për turistët sidomos në dimër.

13:11
Ushqim për njerëzit në nevojë/ Gjellëtorja në zemër të Tiranës jep falas vaktet

Çdo ditë shërbehet ushqim falas për njerëzit në nevojë”, është njoftimi i varur në derën prej xhami të kësaj gjellëtoreje në zemër të Tiranës. Janë të shumtë njerëzit që kthejnë kokën për ta lexuar dhe në heshtje largohen duke ndjerë kënaqësi prej këtij veprimi altruist.

13:10
KLP emëron unanimisht Drejtuesen e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Hajnaj

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka emëruar unanimisht Drejtuesen e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Hajnaj.

13:02
Shkelje në zgjedhje/ Fotografim i votës, kuti zgjedhore me logo PS dhe studentë pa maska (Foto)

Ajo që në dukje të parë ishte një votim pa incidente apo shkelje të masave mesa duket ka rezultuar e kundërta!

12:49
Kuvendi i Shqipërisë miraton ndryshimet kushtetuese

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar ndryshimet Kushtetuese.

12:43
Rama debat në Kuvend me deputetët: Jeni një bisht lopate, mbetje e historisë

Sot po mbahet seanca e fundit parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë.

12:40
Rama: Koalicionet me vagonë vdiqën, por s’e ndajmë Lulin me Monën!

Sot po mbahet seanca e fundit parlamentare në Kuvend për ndryshimet kushtetuese.

12:34
“Do shohim nëse udhëheqësit do mbajnë fjalën”, Rama i përgjigjet ambasadores së SHBA: Nuk më erdhi mirë

Teksa fliste nga foltorja e Kuvendit, kryeministri Edi Rama komentoi edhe deklaratat e një ditë më parë të ambasadores së SHBA-ve, Yuri Kim e cila tha se do të jenë në pritje duke parë nëse palët do të mbajnë fjalën.

12:25
Ndryshimet kushtetuese/ Rama: Na takon ne të vendosim, jo ambasadorëve

Kryeministri Edi Rama duke folur nga foltorja e Kuvendit është shprehur se nisma që do të miratohet sot ndo të përsos më shumë demokracinë dhe pluralizmin.

12:06
Dialogu Kosovë-Serbi/ Sot takohen ekspertët në Bruksel

Në Bruksel mbahet sot takimi i radhës midis Kosovës dhe Serbisë, në nivel ekspertësh. Është ky takimi i dytë i tillë në një javë, që ndërmjetësohet nga i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak.

12:06
Zgjedhjet në Universitete/ Proces në kohën e pandemisë së COVID-19

Si të ishte një garë mes partive politike, ka nisur sot votimi për zgjedhjen e drejtuesve të universiteteve.

12:01
Ndryshimet Kushtetuese/ Balla: Mundësohet edhe hapja e listave 100%, koalicione ekzistojnë

Kreu i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla nga foltorja e Kuvendit është shprehur se PD po luan blof me hapjen e listave 100%. Sipas Ballës ndryshimet Kushtetuese do të mund të lejojnë edhe hapjen 100% të listave.

11:59
Huawei tejkalon Samsungun me shitje të smartfonëve

Gjiganti i telekomunikimeve në Kinë, Huawei, e kapërceu kompaninë jug-koreane të teknologjisë, Samsung, duke u bërë shitësi më i madh i smartfonëve në botë, në tremujorin e dytë të vitit.

11:59
​Presidenti Thaçi pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Gjermanisë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pranuar letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde.

11:46
Kosovë/ Pezullohet falja e Kurban Bajramit dhe namazeve në xhami për 10 ditët e ardhshme

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, në një adresim para mediave ka konfirmuar se për shkak të gjendjes së rënduar me Covid-19 nuk do të falet namazi i Kurban Bajramit nëpër xhamitë e Kosovës.Po ashtu për 10 ditë do të pezullohen edhe namazet nëpër xhamitë e vendit.

11:44
Hapja e listave/ Murrizi: Arritje e opozitës parlamentare, i japim fund arrogancës së politikës

Deputeti Mylsym Murrizi e ka quajtur sukses të opozitës parlamentare hapjen e listave.

11:40
“Si nëpër filma”/ Vjedhje me armë në fshatrat greke, arrestohen tre shqiptarë. Policia jep detajet

Është finalizuar operacion policor i përbashkët nga Policia Kufitare, Policia e Rendit dhe nga Policia Kufitare greke, me qëllim parandalimin e krimeve ndërkufitare.

11:33
Valteri në Kuvend: Një deputete ka votuar 5 fletë votimi

Deputeti i opozitës, Halit Valteri ka marrë fjalën në Kuvend për të denoncuar një shkelje të bërë.

11:28
Pandemia Covid-19 në vend/ Mbërrijnë sot ndihma nga Italia, 500 mijë maska dhe një grup ekspertësh për …

Ndihma nga Italia drejt Shqipërisë vijnë sot nga një delegacion Italian, një ndihmesë shëndetësore dhe teknike në përballimin e pandemisë Covid-19.

11:18
Balla shpërndan video thumbuese për Erion Braçen: I dhurojnë kapelën e KF Tiranës në Kuvend

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla me anë të një video të shpërndarë në rrjetet sociale ka ironizuar zv.kryeministrin Erion Braçe për shpalljen kampion të klubit të Tiranës.

11:14
Tiranë/ Gjashtë persona të arrestuar në pak orë, njëri prej tyre i shpallur në kërkim

6 shtetas kanë rënë në pranga e Policisë për vepra të ndryshme penale, njeri prej tyre i shpallur në kërkim.

11:08
Debate në Kuvend, kush janë deputetët që janë kundër ndryshimeve Kushtetuese

Seanca e sotme në Kuvend është shoqëruar me debate të shumta mes deputetëve të opozitës. Disa prej tyre kanë dalë kundër ndryshimeve Kushtetuese që pritet të miratohet sot në Kuvend.

11:07
Durrës/ Sekuestrohet 1.4 kg drogë në formë çokollate, 2 të arrestuar (Policia jep detajet)

Një operacion antidroge është zhvilluar sot në Durrës, ku janë sekuestruar 1 kg e 400 gr lëndë narkotike në formë çokollate.

11:02
Një anëtar del pozitiv në Kongresin amerikan, maskat bëhen të detyrueshme

Një tjetër anëtar i Kongresit të Shteteve të Bashkuara doli pozitiv në testin për koronavirus, duke nxitur urdhrin për veshje të detyrueshme të maskës në ndërtesë.

10:59
Selami Jenisheri ndryshon ‘mendje’: Jam pro ndryshimeve kushtetuese

Deputeti Selami Jenisheri nga foltorja e Kuvendit është shprehur se tashmë është pro hapjes së listave.

10:51
Kujtim Gjuzi braktis sallën e Kuvendit: Firmat e paraqitura në fletë janë të falsifikuara!

Deputeti Kujtim Gjuzi me tone të larta gjatë seancës parlamentare tha se firmat e paraqitura në fletët e votimit janë të falsifikuara.

10:49
Alimadhi kundër listave të hapura, përplaset me Korab Litën

Në sallën e Kuvendit ka pasur debate të forta mes deputetëve të opozitës.

10:46
Rudina Hajdari: Hapja e listave fitore për shqiptarët! Do vijnë njerëz punëtorë dhe jo ‘lëpirës’ kryetarësh…

Deputetja Rudina Hajdari e ka cilësuar fitore hapjen e listave. Sipas saj tashmë qytetarët do të mund të votojnë për persona të besueshëm dhe jo ‘lëpirës’ të kryetarëve.

10:39
Presidenti mesazh të “koduar” mazhorancës/ A po paralajmëron Ilir Meta 2 Mars të dytë?

Pak para votimi të ndryshimeve kushtetuese, Presidenti i vendit, Ilir Meta, risjell në vëmendje protestën e 2 Marsit.

10:36
Ndryshimet kushtetuese/ Hyseni: Ditë historike për parlamentarizmin

Deputeti socialist Alket Hyseni në sallën e Kuvendit është shprehur se sot është një ditë historike për vendin ku pritet të miratohen ndryshimet Kushtetuese.

10:34
Alimadhi kundër ndryshimeve Kushtetuese: Ka deputetë që kanë firmosur në emër të të tjerëve

Deputeti Adriatik Alimadhi nga foltorja e Kuvendit ditën e sotme është shprehur kundër ndryshimeve Kushtetuese. Në fjalën e tij Alimadhi ka së në ndryshimet e kërkuara ka deputetë që kanë firmosur në emër të të tjerëve.

10:30
Defekt në Tiranë, ndërpritet energjia elektrike pranë ish-Kinostudios

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike  (OSHEE) njofton se për shkak të një defekti në fiderin C16 ka lënë pa energji elektrike zonën pranë ish-Kinostudios.

10:27
Rama mesazh në kujtim të Hajdaragës: Ishte babaxhan. Likja lehtësonte edhe situatat më të ndera në tryezë

Kryeministri Edi Rama ka kujtuar sot me një mesazh te ndjerë, ish-ministrin socialist Luan Hajdaraga.

10:25
Hapja e listave dhe formula e re e koalicioneve, sot pritet të miratohen në Kuvend ndryshimet Kushtetuese

TIRANË- Që prej orës 10:00 ka nisur seanca plenare në Parlamentin e Shqipërisë ku do të diskutohet dhe më pas votohen ndryshimet kushtetuese për hapjen e listave dhe miratimin e formulës së re të koalicioneve.

10:13
COVID-19 në Brazil, regjistrohet numri më i lartë i vdekjeve dhe rasteve ditore

Për shkak të koronavirusit në 24 orët e fundit në Brazil janë shënuar 1.595 vdekje, ndërsa në Meksikë 485 dhe në Indi 775.

10:07
Nesër Kurban Bajrami, kreu i KMSH-së: Kujdes me festimet për të shmangur infektimet me COVID

TIRANË- Ditën e nesërme besimtarët myslimanë do të festojnë festën e Kurban Bajramit.

10:04
Rastet me COVID-19 në Afrikë tejkalojnë shifrën 890 mijë

Numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus në Afrikë ka tejkaluar shifrën 890 mijë.

10:03
Haradinaj bisedë me homologun francez, gatishmëri për thellim të bashkëpunimit

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj – Stublla, zhvilloi përmes telefonit një bisedë përmbajtësore dhe miqësore me homologun e saj francez, ministrin për Evropë dhe Punë të Jashtme të Francës, Jean-Yves Le Drian.

09:52
Kosovë/ Ndërron jetë një tjetër mjek prej Covid-19

Drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare dhe mjeku familjar, Kujtim Zarari ka humbur betejën me Covid-19.

09:44
Neymar, mashkulli që fuqizon gratë?! E dashura i vë këmbën mbi trup brazilianit (FOTO)

Thashethemet për një lidhje të mundshme mes Neymar Jr dhe Natalia Barulich nisën në shkurt të këtij viti, kur dyshja postoi foto në Instagram krahë njëri-tjetrit në ditëlindjen e yllit të PSG.

09:41
Përfshihet nga flakët mali i Kakarriqit në Lezhë, zjarri u afrohet zonave të banuara

LEZHË- Një zjarr i madh ka përfshirë malin e Kakarriqit në qyteti e Lezhës.

09:41
Kalon 150,000 numri i viktimave nga koronavirusi në SHBA

Shtetet e Bashkuara regjistruan 1,267 viktima nga koronavirusi në 24 orë, njoftuan autoritetet shëndetësore të mërkurën vonë.

09:38
Dita Botërore kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore

E miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në vitin 2013 me anë të rezolutës A/RES/ 68/192, 30 korriku u caktua si Dita Botërore kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore.

09:35
Dhjetë pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë në Spitalin e Pejës

Dhjetë pacientë me Covid-19 janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Pejës.

09:22
Detajet/ Si u vra me thikë 65-vjeçari, i plagosur rëndë mbeti edhe vëllai i tij

Një 65-vjeçar u vra natën e kaluar në Xhafzotaj të Shijakut, ndërsa i vëllai 63-vjeçar mbeti i plagosur.

09:08
Emrat+detajet/ Vrasja e 40-vjeçarit në Elbasan, një nga autorët dhëndri i Qazim Sejdinit

ELBASAN- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasje e një 40-vjeçari në orët e para të mëngjesit të sotëm.

09:01
Afron afati i skadimit të ndihmës për papunësinë në Amerikë

Për Shtëpinë e Bardhë dhe ligjvënësit amerikanë po skadon afati për të negociuar një raund të dytë masiv ndihme për të përballuar krizën ekonomike dhe shëndetësore në Shtetet e Bashkuara të shkaktuara nga pandemia e koronavirusit.

08:47
Sot votohen në Kuvend ndryshimet Kushtetuese, opozita jashtëparlamentare: Njëanshmëria shkatërron konsensusin

Teksa ditën e sotme në Kuvend pritet të miratohen ndryshimet Kushtetuese, opozita jashtëparlamentare ka dalë në një reagim publik ku thuhet se dënon braktisjen e dialogut në Këshillin Politik nga Partia Socialiste gjatë mbledhjes së djeshme.

08:37
Tiranë/ Vetëvritet me armë zjarri një 37-vjeçar

TIRANË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Farkë, ku një person dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri.

08:33
Ushtria turke sheh mundësi ndikimi tek vendet e varfëra dhe të shkatërruara nga lufta

Një vendim i qeverisë turke në fillim të këtij muaji për të kthyer përsëri monumentin historik të Shën Sofisë në Stamboll, në një xhami pasi shërbeu si muze për më shumë se 80 vjet, ka rindezur debatin mbi drejtimin e vendit mysliman, me disa ekspertë që thonë se Presidenti Rexhep Tajip Erdogan, përmes politikave të tij ekspansioniste brenda dhe jashtë vendit, është duke u përpjekur të ringjallë një Perandori të re Osmane.

07:58
E frikshme! 3 vrasje me thikë brenda ditës, vritet një 65 vjeçar në Shijak

Një vrasje me thikë ka ndodhur në Xhafzotaj në Shijak, mbrëmë rreth orës 23:05.  Shtetasit Fiqiri Çalliku, 65 vjeç dhe Fadil Çalliku 63 vjeç(vëllezër), të cilët ishin në tokën e tyre dyshohet se pas një konflikti çasti me 1 person janë dëmtuar me mjet prerës

07:35
Elbasan/ Ishin të dehur, plas sherri mes 3 personave, vritet një 40 vjeçar

Një tjetër ngjarje e rëndë ka tronditur Elbasanin. Në orët e para të mëngjesit, në lagjen ” Luigj Gurakuqi”, Elbasan , në gjendje të dehur janë konfliktuar duke u dëmtuar me njëri-tjetrin me shishe dhe sende të forta tre shtetas.

07:24
Dita më e nxehtë e javës, njihuni me parashikimin e motit

Në vendin tonë moti sot do të jetë i alternuar nga kthjellime dhe vranësira të cilat do sjellin mot të kthjellët në të gjithë territorin.

07:07
​Shkencëtarët zgjidhin misterin e origjinës së Stonehenge

Shkencëtarët kanë zgjidhur misterin e Stonehenge, duke gjetur vendin ku kanë origjinën shumica e megalitikëve që përbëjnë këtë monument popullor në Wiltshire, Angli, falë një modeli thelbësor prej guri që është ruajtur në Shtetet e Bashkuara për dekada të tëra. Hulumtimet gjeokimike tregojnë se 50 nga 52 gjenomet e bllokut të verdhë, të njohur si sarsen, burojnë 25 kilometra larg vendndodhjes West Woods në afërsi të zonës Wiltshire Marlborough Downs, thanë studiuesit të mërkurën.

06:40
Aventura e çiftit nga Zvicra/ zë gjumi në dyshekun e ujit, zgjodhen në det të hapur

Po pushonin në një dyshek uji, pranë bregut dhe nuk e kuptuan fare sesi i zuri gjumi. Por kur u zgjuan, ishin në det të hapur, më shumë se një kilometër larg plazhit.

06:16
SHBA/ Kongresmeni Gohmert rezulton pozitiv për koronavirus

Kongresmeni amerikan Loui Gohmert i shtetit të Teksasit thotë se ka rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Republikani Gohmert ishte parë kohët e fundit pa maskë në ndërtesën e Kongresit. Gjatë seancës dëgjimore të Komisionit Juridik të Dhomës së Përfaqësuesve me Prokurorin e Përgjithshëm William Barr, zoti Gohmert u vu re që nuk e përdorte maskën mbrojtëse.

05:47
Çfarë të bëni kur ju djeg kandili i detit? Njihuni me zgjidhjet më të shpejta

Me fillimin e verës fillojnë shumë probleme. Ti mund të jesh duke shijuar pushimet dhe papritmas një kandil të sulmon. Nëse të kanë pickuar e di se për çfarë dhimbje bëhet fjalë, nëse nuk e ke përjetuar ndonjëherë, bëhu gati të lexosh disa hapa se si të kujdesesh për plagët.

05:26
Ja si të përgatisni vetë pijen natyrale energjike me uthull molle, mjaltë dhe limon

Plogështia dhe virozat e shoqërojnë njeriun gjithmonë në ndërrimin e stinëve. Kohëzgjatja e tyre varet kryesisht jo vetëm nga lloji i bakterit por edhe imuniteti i njeriut. Për forcimin e tij dhe shërimin e organizmit, shumë ekspertë rekomandojnë një pije shëruese e cila largon kollën dhe shumë prej simptomave të gripit, virozave dhe të ftohurës.

05:05
Banane e pjekur shumë apo pak? Kur duhet ta konsumoni për vlera të plota

Shija, ngjyra dhe kremoziteti i bananes janë subjekt ndryshimi në varësi të nivelit të pjekjes së këtij fruti. Në varësi të kësaj të fundit është edhe përmbajtja e ushqyesve të bananes. Mënyra më e mirë për të vlerësuar ndryshimin që pëson një banana është të vëreni fazat e pjekjes së saj.

04:48
Mëngjeset perfekte për lëkurë fantastike dhe plot shkëlqim

Vakti i parë i ditës përbën një shans të rëndësishëm për tu ushqyer shëndetshëm por jo vetëm kaq. Sipas ekspertëve të shëndetit, njerëzit duhet të hanë mëngjes si një mbret, drekë si një princ dhe darkë si një i varfër. Mëngjesi ideal, sipas tyre, duhet ta mbajë njeriun të kënaqur, të ngopur dhe energjik gjithë paraditen. Ai duhet të përfshijë drithëra të plota, proteinë, yndyrna të shëndetshme, fruta, perime dhe ujë.

04:34
Njihuni me 2 mënyra si të largoni lodhjen e tepërt nga fytyra

Ditët kur ndiheni të lodhur, të stresuar e të pa dyshim që nuk janë të këndshme për mendjen, por jo vetëm. Lëkura e për më tepër fytyra është sinjali i parë që tregon gjithçka. Nëse keni kaluar një natë pa gjumë fytyra e enjtur e lodhur dhe sytë e nxirë do ta tregojnë përgjatë gjithë ditës lodhjen.

04:22
Afron afati i skadimit të ndihmës për papunësinë në Amerikë

Për Shtëpinë e Bardhë dhe ligjvënësit amerikanë po skadon afati për të negociuar një raund të dytë masiv ndihme për të përballuar krizën ekonomike dhe shëndetësore në Shtetet e Bashkuara të shkaktuara nga pandemia e koronavirusit. Sekretari i Thesarit Steve Mnuchin dhe shefi i personelit të Shtëpisë së Bardhë Mark Meadows ishin përsëri në Kongresin amerikan të mërkurën për bisedime me Kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi dhe udhëheqësin e pakicës demokrate në Senat Chuck Schumer.

03:42
SHBA/ Agjentët federalë bien dakord të largohen nga Portlandi, por me kushte

Qeveria amerikane thotë se do të tërheqë trupat federale që janë përleshur me protestuesit në Portland të Oregonit, duke filluar nga e enjtja me kusht që të sigurohen se do ti jepet fund dhunës dhe vandalizmit që kanë shoqëruar javët e protestave në qytetin e Bregut të Paqësorit.

03:21
SHBA/ Kongresi merr në pyetje gjigandët teknologjikë për kontrollin që ushtrojnë në treg

Shefat ekzekutivë të katër kompanive më të mëdha teknologjike të botës Apple, Amazon, Facebook dhe Google u përballën të mërkurën me pyetjet e ligjvënësve, lidhur me mënyrën se si e përdorin fuqinë e konsiderueshme që ato kanë mbi tregun. Shefi ekzekutiv i kompanisë Amazon, Jeff Bezos i mbrojti praktikat e biznesit të kompanisë së tij, duke u thënë anëtarëve të Komisionit Juridik të Dhomës së Përfaqësuesve se “80% e amerikanëve kanë në përgjithësi përshtytje pozitive” për kompaninë e tij.

02:53
SHBA/ Gjykatësi urdhëron dorëzimin e pamjeve të protestuesve tek autoritetet

Vendimi i një gjykatësi në qytetin Seattle që detyron gazetën “The Seattle Times” si dhe katër televizone lokale të dorëzojnë në polici imazhet e papublikuara të protestave “Black Lives Matter”, po ngre pikëpyetje të reja rreth pavarësisë dhe besueshmërisë së mediave.

02:27
CR7 mbetet “thatë”, Juvja mposhtet nga Cagliari, “ok” Roma dhe Fiorentina

Me titullin kampion të hipotekuar Juventusi udhëtoi pa motivim në fushën e Cagliarit, ku u mposht me rezultatin 2-0. Bardhezinjtë jo vetëm që nuk morën pikë, por nuk arritën të ndihmonin për të shënuar as Cristiano Ronaldon, që me vetëm një ndeshje të mbetur do ta ketë të pamundur për të barazuar apo parakaluar Ciro Immobilen në garën për Këpucën e Artë në Itali dhe Europë (35 laziali, 31 CR7) . Në “Sardegna Arena” të Cagliarit, të dy golat e vendasve u shënuan në pjesën e parë me autorë Gaglianon dhe Simeonen.

02:05
Vaksina OK, por cilat janë vendet që do ta marrin në fillim?

Kush do të marrë vaksinën e koronavirusit i pari? Duke lënë mënjanë retorikat, fjala i mbetet gjeopolitikës dhe parave. Nuk ka të bëjë thjesht me mbrojtjen e shëndetit të një popullate. Siç e shohin shumë ekspertë, një vaksinë është gjithashtu e rëndësishme për t’i rikthyer ekonomitë në rrugë të mbarë.

01:44
Hapja e shkollave SHBA, mësuesit kërcënojnë me protesta

Një nga sindikatat më të mëdha të mësuesve në SHBA deklaroi se është e hapur për “greva të sigurisë” nëse shtetet vendosin rifillimin e mësimit pa ndërmarrë hapat e duhur për të mbrojtur e nxënësve dhe të mësuesve nga koronavirusi.

01:23
Shkarkohen 3 zv/ministre, Voda e Ministrisë së Brendshme, Caka e Drejtësisë dhe Çinari e Infrastrukturës

Me firmën e zv/kryeministrit Erjon Brace u shkarkuan 3 zv/ministre.

01:01
S’ka pakt për kushtetutën/ Pesë orët e mbledhjes së Këshillit Politik nuk prodhuan asnjë rezultat

Edhe pas darkës me pica, pesë orët e Këshillin Politik nuk prodhuan asnjë marrëveshje mes palëve për ndryshimet kushtetuese për hapjen e listave dhe koalicionet në zgjedhje.

00:46
Ibra i papërmbajtshëm, dygolësh Sampdorias, Immobile parakalon Lewandowskin

Milani fiton matematikisht vendin e gjashtë në Serinë A. Kuqezinjtë shkatërruan 1-4 Sampdorian në Gjenovë në javën e parafundit të kampionatit falë një Zlatan Ibrahimvic të jashtëzakonshëm, autor i një dygolëshi dhe i asistit për golin e 0-2 të shënuar nga Calhanoglu.

00:37
Fier/ Marrin flakë disa mjete në garazhin e një pallati, evakuohen me shpejtësi banorët

Disa mjete janë përfshirë nga flakët në garazhin e një pallati në 15 Tetori” në Fier. Dyshohet se në një automjet ka rënë zjarr e për pasojë janë përfshirë nga flakët edhe disa mjete të tjera.

00:18
Sorloth njeriu i ndeshjes, Trabzonspori fiton Kupën e Turqisë

Trabzonspori fiton Kupën e Turqisë për herë të nëntë në histori. Skuadra ku luan ish-sulmuesi i Partizanit, Caleb Ekuban, mposhti 2-0 Alanyasporin në finalen e zhvilluar në stadiumin “Ataturk” të Stambollit, takim që u transmetua drejtpërdrejt nga SuperSport.

E mërkurë, 29 Korrik 2020
23:52
Mbledhja e Këshillit Politik/ Vasili: Gjiknuri në 5 orë takim nuk solli asnjë argument

U mbyll pa asnjë konsesnus takimi 5 orësh i Këshillit Politik. Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili në një deklaratë pas takimit tha se opozita e bashkuar ishte gati për konsensus, por Damian Gjiknuri gjatë 5 orëve nuk solli asnjë argumet për të mbrojtur ndryshimet kushtetuese.

23:50
Mbledhja e Këshillit Politik/ Bylykbashi: Votimi i njëanshëm nesër vret marrëveshjen dhe minon zgjedhjet e 2021

Negociatori politik i PD, Oerd Bylykbashi akuzoi socialistët se po refuzojnë hapjen e listave 100%. Me veprimin e njëanshëm që PS kërkon të miratojë nesër në Kuvend, sipas Bylkbashit po vritet jo vetëm marrëveshja politke e 14 janarit dhe 5 qershorit por po minohen zgjedhjet e vitit 2021.

23:39
Vrasja e 23 vjeçarit në Elbasan, policia identifikon viktimën

Një 23 vjeçar është qëlluar me thikë në lagjen “Emin Matraxhiu”, në Elbasan, ku ndërroi jetë gjatë transportimit për në spital.

23:00
Përfundon pa konsensus mbledhja e Këshillit Politik, Gjiknuri: Asgjë e re nga PD, kanë qëllim bllokimin e vendimeve kushtetuese

Ka përfunduar pas 5 orësh, takimi i Këshillit Politik i thirrur nga opozita jashtëparlamentare. Por pavarësisht kësaj kohe të gjatë diskutimesh, mazhoranca dhe opozita jashtëparlamentare nuk kanë gjetur konsensus mes tyre.

22:50
Vritet me thikë një person në Elbasan

ELBASAN- Një person është paraqitur i plagosur rëndë me thikë në spitalin e Elbasanit.

22:40
Foto/ Anëtarët e Këshillit Politik, porosisin pica pas 4 orësh diskutime

Këshilli Politik vijon prej më shumë se 4 orësh, por palët ende nuk kanë gjetur konsensus.

22:17
Drafti/ Këto janë ndryshimet kushtetuese që pritet të miratohen nesër në Kuvend

Top Channel ka siguruar draftin e ndryshimeve Kushtetuese që pritet të miratohet ditën e nesërme në  Kuvend. Konkretisht ndryshimet do të bëhen në Nenin 64 dhe pika 1 e nenit 68.

21:56
Emocione në ‘Air Albania’ , ‘Bardheblutë’ zyrtarisht kampion për të 25-ën herë

Tirana është shpallur zyrtarisht kampione e Shqipërisë për të 25-ën herë në historinë e klubit.

21:53
Fotografi kap pamjet e përkryera kur pantera e zezë “bëhet hije” e leopardit femër

Një fotograf i botës së egër ka kapur imazhet e rralla kur një panterë e zezë në Indi të krijon iluzionin optik sikur të ishte hija e leopardit femër që i qëndron pranë.

21:34
Rusia shtyn lëshimin e raketës hapësinore Proton-M për kontrolle shtesë

Lëshimi i shumëpritur i raketës transportuese Proton-M që do të vendosë në hapësirë satelitët rusë të komunikimeve Express-80 e Express-103 është shtyrë për 24 orë për kontrolle shtesë të montimit dhe pajisjeve, njoftoi agjencia hapësinore Roscosmos në një deklaratë.

21:30
Lufta anti-kanabis/ Ardi Veliu mbledh drejtorët e Shkodrës dhe Kukësit

Është zhvilluar ne Lezhe takimi rajonal për veriun për intensifikimin dhe thellimin e masave për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit dhe trafikimit të kanabisit.

21:20
17 milionë raste me COVID-19 në botë

Numri i përgjithshëm i njerëzve të infektuar me koronavirus në botë ka tejkaluar 17 milionë.