Hapja e listave dhe formula e re e koalicioneve, sot pritet të miratohen në Kuvend ndryshimet Kushtetuese

30/07/2020 10:25

TIRANË- Që prej orës 10:00 ka nisur seanca plenare në Parlamentin e Shqipërisë ku do të diskutohet dhe më pas votohen ndryshimet kushtetuese për hapjen e listave dhe miratimin e formulës së re të koalicioneve.

Nga ana tjetër opozita jashtëparlamentare ka vijuar me thirrjen që Kuvendi të mos miratojë ndryshimet kushtetues në mënyrë të njëanshme pasi sipas tyre do të cënohet konsensusi i arritur mes tyre.

Kujtojmë se ditën e djeshme pavarësisht se palët u ulën në Këshillin Politik për 5 orë, nuk u arrit që të kishte një marrëveshje. Opozita jashtëparlamentare pranon hapjen e listave, por jo ndryshimin e formulës së koalicioneve me argumentin se nëse partitë futen në një listë unike penalizohet opozita jashtë parlamentit.

Top Channel