“S’ka pasur thirrje nga Vetëvendosja që të mbështeten protestat në Shqipëri”, reagon Albulena Haxhiu: Të ndalet dhuna, arroganca nga pushteti nxit tensionet
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj – Stublla, zhvilloi përmes telefonit një bisedë përmbajtësore dhe miqësore me homologun e saj francez, ministrin për Evropë dhe Punë të Jashtme të Francës, Jean-Yves Le Drian.
“E falënderova ministrin Le Drian për mbështetjen e çmuar të Francës në të gjitha etapat e shtetndërtimit të Kosovës, dhe ritheksova gatishmërinë për zgjerimin dhe thellimin e bashkëpunimit tonë ndërshtetëror në aspektet e interesit të përbashkët”, tha Haradinaj – Stublla.
Përveç konfirmimit të marrëdhënieve të shkëlqyeshme bilaterale, gjatë kësaj bisede është diskutuar edhe për dialogun Kosovë – Serbi, si dhe çështjen e liberalizimit të vizave, e cila sipas kryediplomatës Haradinaj – Stublla, ka rëndësi strategjike për Kosovën dhe është në interes të vlerave evropiane për rajonin.
Top Channel