Është zhvilluar ne Lezhe takimi rajonal për veriun për intensifikimin dhe thellimin e masave për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit dhe trafikimit të kanabisit.

Në këtë takim merrnin pjese Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, së bashku me Zv/Drejtoren e Përgjithshme Aida Hajna si dhe   drejtorët e drejtorive vendore Lezhe, Shkodër, Kukës, Dibër dhe shefat e komisariateve.

“Sapo përfunduam takimin Rajonal me pjesëmarrjen e drejtorëve  të Shkodrës, Kukësit dhe  dhe Dibrës, shefave te Komisariateve për të  analizuar deri më tani në drejtim të  zbatimit të detyrave të planit të ndërveprimit  antikanabis. Jemi duke analizuar të gjithë treguesit sipas indikatorëve dhe duam t’i japim një impuls punës së bërë deri më tani me qëllim që ky plan veprimi dhe detyrat e përcaktuara  në të, të   perfundojnë me sukses duke bërë të mundur që të finalizohet dhe të largojmë të gjitha pikat e rrezikut që janë alert  aktualisht si vende të mundshme të kultivimit. Po ashtu, gjatë takimit në u fokusuam jo vetem tek trajtimi i punës së bërë,  por duke caktuar dhe disa objektiva për periudhën  që ka mbetur dhe njëkohësisht lamë detyra për  punën  që do të  bëjë  Policia e Shtetit në  drejtim të  jo vetem me monitorimin ajror që jemi duke bërë  në çdo  javë, por dhe me dronë duke rritur bashkëpunimin  me kolegët  e Guardia di Financa, të cilët  janë duke zhvilluar një  punë  shumë  të mirë përsa  i përket  ndihmes që na japin në identifikimin e pikave të rrezikut që  mendojmë  ose ne kemi bërë  të mundur të gjejmë  Njëkohësisht  në  këtë  takim ne kemi diskutuar dhe për  detyrat qe Policia  e Shtetit  duhet të  bëjë  sa i përket  masave anti Covid duke qenë se situata është  jo e qetë  dhe në  si Polici e Shtetit  kemi për  detyrë  për të   monitoruar të  gjitha vendet,lokalet që shërbejnë  si vende për  grumbullimin e qytetarëve, për  t’u argëtuar, siç  kanë  qenë  baret dhe discot. Do të  vazhdojë  puna çdo  ditë  që krahas punës  ditore për  sigurimin e rendit dhe qetësisë, për  fushatën  anti Canabis do vazhdojmë  dhe për  punën  për  zbatimin e të  gjitha detyrave anti Covid” mësohet të ketë thënë Ardi Veliu.

Top Channel