Ushqim për njerëzit në nevojë/ Gjellëtorja në zemër të Tiranës jep falas vaktet

30/07/2020 13:11

Çdo ditë shërbehet ushqim falas për njerëzit në nevojë”, është njoftimi i varur në derën prej xhami të kësaj gjellëtoreje në zemër të Tiranës. Janë të shumtë njerëzit që kthejnë kokën për ta lexuar dhe në heshtje largohen duke ndjerë kënaqësi prej këtij veprimi altruist.

“Para 15 vitesh hapëm licencën e burrit dhe filluam punën unë dhe djali”.

Në këtë gjellëtore Dallëndyshja ka mësuar historitë e klientëve, ku shumë prej tyre pasi mësonin çmimet largoheshin pa ngrëne.

“Shumë klientë pyesnin tek dera për çmimin e pilafit dhe paçes. 70 lekë iu dukej shumë. Kështu që ne vendosëm që si familje të ndihmonim njerëzit në nevojë.

Pandemia ka çuar në prag falimenti shumë biznese, por pavarësisht kësaj ata nuk janë ndalur që tu vijnë në ndihmë të personave që janë lenë në harresë nga shteti dhe shoqëria.

“Në nuk fitojmë asgjë për veten tonë. Në ketë kohën e pandemisë japim falas dhe vetë nuk fitojmë. Pavarësisht kësaj jemi të kënaqur nga urimet që marrim. Deri sa të kemi fuqi do të vazhdoj me këtë gjë.

Luan Dana, dikur ka qene një nga biznesmenët më të fuqishëm të vendit, që paratë i humbi tek firmat piramidalet, ndërsa sot vjen në këtë gjellëtore për të përfituar një vakt falas.

“U mora me biznes deri nga 96 me import-eksport të birrës në Kakavijë.

Por në 1997 i futa lekët në piramidë dhe i humba të gjitha.

Çfarë pozicionesh punë ke pas në administratën shtetërore?

Mbas viteve 90 në Tepelenë kam qenë drejtor në pyjore. Më pas u transferova më Tiranë. Fillova pune në ndërmarrjen numër 2 të trajtimit të studentëve si administrator. Pas ca vitesh isha brenda KESH-it punoja tek struktura policia elektrike.
Ke pas kaq pozicione të mira punë.

Ta merrte mendja që do të vinte një ditë që do të përfundoje vetëm dhe pa të ardhura? Si e shikoje ti të ardhmen tënde?

Imagjinata ime as që e rrokte fare këtë gjë. Kam qenë shumë ambicioz në jetën time, por sëmundja mi preu të gjitha projektet.”

Ndonëse në njoftim thuhet se njerëzit në nevojë duhet të shkojnë aty nga ora 15:00-17:00, familja Dauti nuk largon askënd me barkun bosh në çdo orë të ditës që ata shfaqen tek gjellëtorja. Deri më tani numri i nevojtarëve që shkojnë për të ngrënë ka shkuar në 40 të tillë.

/Rudina Muca/

Top Channel