Alimadhi kundër ndryshimeve Kushtetuese: Ka deputetë që kanë firmosur në emër të të tjerëve

30/07/2020 10:34

Deputeti Adriatik Alimadhi nga foltorja e Kuvendit ditën e sotme është shprehur kundër ndryshimeve Kushtetuese. Në fjalën e tij Alimadhi ka së në ndryshimet e kërkuara ka deputetë që kanë firmosur në emër të të tjerëve.

“Për disa deputetë ka firmosur një tjetër. Do të doja listën e atyre që kanë firmosur. 28 deputetët kanë firmosur, nuk kanë një ndërgjegjësim të saktë se për çfarë flitet për ndryshimet Kushtetuese. Do të bëja një apel, sidomos Murrizit” tha ai.

Por Gramoz Ruçi ndërhyri duke i thënë se “Deputetët janë konkretë dhe jo abstraktë. Nuk keni pse anatemoni, nisma është tërësisht legjitime. Konsideratat janë të tuat shprehe përmes diskutimit dhe votës”.

Top Channel