Trabzonspori fiton Kupën e Turqisë për herë të nëntë në histori. Skuadra ku luan ish-sulmuesi i Partizanit, Caleb Ekuban, mposhti 2-0 Alanyasporin në finalen e zhvilluar në stadiumin “Ataturk” të Stambollit, takim që u transmetua drejtpërdrejt nga SuperSport.

Vendimtar me lojën e tij norvegjezi Alexander Sorloth, i cili asistoi Omur në minutën e 25-të për golin që zhbllokoi takimin si dhe shënoi në minutën golin e knock out-it në minutën e 10-të shtesë, kur Alanyaspori po bënte tentativat e fundit për ta çuar takimin në shtesë.

Caleb Ekuban e nisi titullar ndeshjen, por u detyrua të linte fushën pa u mbyllur pjesa e parë për arsye dëmtimi.

Top Channel