Deputeti Kujtim Gjuzi me tone të larta gjatë seancës parlamentare tha se firmat e paraqitura në fletët e votimit janë të falsifikuara.

Gjuzi e ka braktisur Kuvendin duke deklaruar votën kundër ndryshimeve kushtetuese që pritet të votohen këtë të enjte, që krijojnë mundësinë e hapjes së listave, heqin nga Kushtetuta koalicionet parazgjedhore si subjekt zgjedhor, si dhe vendosin prag kombëtar.

“Zoti kryetar fleta e votimit është shpërndarë për të gjithë deputetët është një mashtrim një kontroll i votës. Firmat e paraqitura në fletë janë të falsifikuara.

Ka katër firma të falsifikuara në 28-shen e deputetëve, e deklaroj votën kundër.

Pas kësaj vjen përgjegjësia tek ju zoti kryetar, në këto momente nis përgjegjësia juaj e unë në këtë moment do e braktis sallën se nuk mund mund të rri të falsifikohet edhe në Parlament vjedhja e zgjedhjeve të 2021”, shprehet Gjuzi.

Më herët edhe Adriatik Alimadhi edhe Artur Roshi u shpreh kundër ndryshimeve kushtetuese. Deri më tani tre deputetë të dalë nga lista e PD deklarojnë votën kundër ndryshimeve kushtetuese.

Në këto momente parlamenti edhe diskuton por edhe voton, pasi pas pandemisë ka ndryshuar mënyra e votimit. Nuk votohet më në fund elektronikisht por votohet me letër gjatë seancës parlamentare.

Top Channel