Përfshihet nga flakët mali i Kakarriqit në Lezhë, zjarri u afrohet zonave të banuara

30/07/2020 09:41

LEZHË- Një zjarr i madh ka përfshirë malin e Kakarriqit në qyteti e Lezhës.

Flakët të ndihmuara nga era janë përhapur me shpejtësi dhe po i afrohen zonës së banuar të Torovicës.

Ndërkohë drejt vatrës së zjarrit janë nisur forca të shumta zjarrfikëse, po është e vështirë shuarja e flakëve për shkak të terrenit të thyer.

Top Channel