Top Channel ka siguruar draftin e ndryshimeve Kushtetuese që pritet të miratohet ditën e nesërme në  Kuvend. Konkretisht ndryshimet do të bëhen në Nenin 64 dhe pika 1 e nenit 68.

Ndërkohë që prej orës 18:00 po mbahet mbledhja e Këshillit Politik. Burime për Top Channel bënë me dije se palët ende nuk kanë gjetur një konsensus.

Ditën e sotme lidhur me këto ndryshime për hapjen e listave dhe koalicionet ka reaguar ambasada e SHBA-së në Shqipëri. Ambasadorja Yuri Kim tha se opozita qe dogji mandatet e ka humbur të drejtën për të pasur pretendime në Kuvend. Më tej ajo shtoi se marrëveshja e 5 qershorit duhet të votohet dhe partitë duhet të përfshihen në Këshillin Politik me mirëbesim, pasi drejtuesit përkatës kanë deklaruar se çdo veprim i parlamentit nesër nuk i mbyll negociatat e nisura në Këshillin Politik rreth listave të hapura dhe koalicioneve.

Top Channel