Zbardhet misteri, origjina e gurëve të Stonehange

30/07/2020 14:05

Origjina e gurëve gjigantë prej silici në stoneghenge më në fund është zbuluar me ndihmën e një pjesëze që mungonte në vend dhe që është rikthyer pas 60 vitesh.

Testi në gurin një metër të gjatë, koincidonte me studimin gjeokimik të megalitëve në vend. Arkeologët e përcaktuan prejardhjen e këtyre gurëve nga një zonë 25 km në veri të Stonhange, afër Malborough. 15 gurë shtatë metra të lartë, që peshojnë rreth 20 tonë secili, formojnë të gjithë një strukturë në formë patkoi në Ssonhenge. Gurët më të vegjël të monumentit, me ngjyrë blu, kanë ardhur nga kodrinat Preseli në Uells, por ata prej silici, ka qenë e pamundur të identifikoheshin deri më tani. Kthimi i gurit që ishte hequr gjatë gërmimeve arkeologjike në 1958, i lejoi arkeologët të analizonin përbërjen e tij kimike. Askush nuk e dinte se ku ndodhej guri deri sa Robert Phillips, 89 vjecar, që ishte përfshirë në ato punime, vendosi të kthente një pjesë të tij, vitin e kaluar.

Kërkuesit fillimisht kryen testime me rreze x të të gjithë gurëve të silicit të mbetur në Stonehenge, që zbuluan se ata ndanin karakteristika të ngjashme dhe vinin nga e njëjta zonë. Më pas u analizuan edhe gurë nga norfolku deri në Devon për të krahasuar përbërjen e tyre kimike me atë të gurit të kthyer. Sipas ekspertëve, mundësia për të bërë një test radikal në gurin që mungonte rezultoi vendimtare pasi tregoi se përbërja ishte e njëjtë me ato të gurëve në West Woods në Marlborough. Ata thonë se ka qenë shumë emocoinues kuptimi i të shkuarës neolitike dhe gjetja e përgjigjes së një pyetjeje për të cilën arkeologët kanë debatuar për shekuj të tërë.

Top Channel