Emocione në ‘Air Albania’ , ‘Bardheblutë’ zyrtarisht kampion për të 25-ën herë

29/07/2020 21:56

Tirana është shpallur zyrtarisht kampione e Shqipërisë për të 25-ën herë në historinë e klubit.

‘Bardheblutë’ kanë festuar mes emocionesh në stadiumin ‘Air Albania’ pas ndeshjes që kishin me Bylisin që u mbyll me rezultat 1-1. Por pavarësisht rezultatit, Tirana e kishte titullin e siguruar për shkak se Vllaznia mundi Kukësin 1-0 në Shkodër.

‘Bardheblutë’ rikthehen pas 11 vitesh tek titulli kampion në Superligë pasi për herë të fundit kampion ishin shpallur në vitin 2009.

Ndërkohë forca të shumta policore kanë shmangur grumbullimin e tifozëve për të festuar.

FOTO GALERI
1/14

Top Channel