Foto ilustruese

Një tjetër ngjarje e rëndë ka tronditur Elbasanin. Në orët e para të mëngjesit, në lagjen ” Luigj Gurakuqi”, Elbasan , në gjendje të dehur janë konfliktuar duke u dëmtuar me njëri-tjetrin me shishe dhe sende të forta tre shtetas.

Në konflikt u përfshinë shtetasit me iniciale A.H 42 vjeç; S.S 34 vjeç dhe F.L 40 vjeç. Policia bën me dije se 40 vjeçari si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Ndërsa dy shtetasit e tjerë të perfshirë në këtë konflikt kanë marrë plagë të lehta dhe janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Grupi hetimor vijon punën pēr zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Top Channel