E premte, 07 Gusht 2020
15:31
Pandemia na bëri patriotë/ Agjencitë turistike, udhëtime dhe pushime vetëm në Shqipëri

“Pusho shqip” – kjo është motoja e këtij sezoni turistik të pazakontë në Shqipëri, ku pandemia e koronavirusit detyron turizmin patriotik.

15:28
Sekuestrohet “Vollga”/ Ish-hoteli në Durrës, pronë e Emiljano Shullazit

I lënë në mëshirë të fatit, pas konflikteve shumëvjeçare për pronësinë dhe në fund kalimit të saj të Emiljano Shullazit, “Vollgës”, ish-hotelit luksoz të para viteve ’90 i është vënë sërish shiriti i sekuestros, pas një vendimi të marrë nga gjykata e posaçme antikorrupsion.

15:23
Pronat e Shkëlzenit pranë Gërdecit/ Ish-punëtorët tregojnë se ai punonte atje para blerjes së ndërtesës

Kjo ndërtesë është magazina ku përpunohet boronica nga kompania pronë e Shkëlzen Berishës.

15:17
Kosovë/ AGK dhe ShSK-në ndajnë 15 mijë maska dhe mbi 3 mijë e 300 dezinfektues për gazetarë

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), së bashku me Shoqatën e Sigurimeve të Kosovës (ShSK), nënshkruan sot kontratë bashkëpunimi, me qëllim që t’u ndihmohet gazetarëve në Prishtinë, marrë parasysh se që nga fillimi i pandemisë, Komuna e Prishtinës është ballafaquar me numrin më të lartë të rasteve të infektuar me Covid 19.

15:11
Zemaj: Familjarët e të infektuarve i kemi larguar me polici nga klinikat

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Labinotë Demi Murtezi në seancën e sotme ka ngritur si shqetësim faktin që familjarët e infektuar me COVID-19 po shoqërohen nga familjarët e tyre në Klinikën Infektive, atë të Pulmologjisë edhe spitalet rajonale. E lidhur me këto raste ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj tha se kjo ka ndodhur më herët dhe për këtë është dashur intervenimi nga Policia e Kosovës.

15:09
“Lashë nënën ta merrte deti”/ Rrëfimi i të mbijetuarit në Himarë. Varka u përmbys nga stuhia

Të mërkurën në mëngjes, Avdul Rama së bashku me nënën, babanë dhe një shok dolën në det për të mbledhur rrjetat. Në portin e Himarës, ku familja vlonjate jetonte prej vitesh për punë, askush nuk i paralajmëroi për shtrëngatën. 

15:04
“Kurrë nuk kam qenë e sëmurë”, aktorja me COVID-19 flet për tmerrin që përjetoi, edhe pse testi i doli negativ

Ajo mendoi se po vdiste, kur u testua pozitive për antitrupat COVID-19, pasi testi i kishte dalë negativ.

14:58
Sfida më e re në Instagram ka kryefjalë pandeminë!

Prej muajit Mars bota po kalon një periudhë aspak të lehtë ‘falë’ pandemisë së Covid-19 që po na sfilit dita ditës. Izolim total për muaj më radhë, virus, pandemi, infektime, vdekje, maska, dezinfektim…janë termat që me siguri edhe ju ashtu si ne do të donit të zhdukeshin nga fjalori.

14:57
Rusi, rastet me COVID-19 tejkalojnë 877 mijë

Numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) deri më tani në Rusi është 877.135, ndërsa ai i të vdekurve 14.725.

14:54
Ish-agjenti saudit: Princi i kurorës dërgoi ekip atentatorësh në Kanada për të më vrarë

Princi i kurorës i Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, dërgoi një skuadër atentatorësh në Kanada për të vrarë një ish-agjent të lartë të inteligjencës saudite, pretendohet në një padi të ngritur të enjten në një gjykatë amerikane.

14:54
Foto/ Demi Rose edhe pse e veshur, duket po aq tërheqëse

Pas qëndrimit të dy javëve në karantinë, ka ndikuar që Demi Rose më pas të dal në një darkë në Ibiza të enjten në mbrëmje.

14:54
Iran, shkon në mbi 18 mijë numri i vdekjeve nga COVID-19

Me 156 vdekjet e regjistruara gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19), në Iran është rritur në 18.132 numri i viktimave në vend,.

14:50
Liban, shkon në 154 numri i të vdekurve nga shpërthimi në Portin e Bejrutit

Numri i të vdekurve nga shpërthimi i së martës në kryeqytetin e Libanit, Bejrut, është rritur në 154, njoftoi ministri i Shëndetësisë i vendit, Hamad Hassan.

14:50
Inspektorati në Mitrovicë vendos shiritat e kuq në tavolinat e lokaleve

Drejtoria e Inspekcionit në Mitrovicë ka vazhduar edhe sot inspektimin nëpër kafiteritë atje për të parë nëse po respektohen masat ndaj COVID-19.

14:50
Erdogan: Turqia ka rifilluar kërkimet për gaz dhe naftë në Mesdheun lindor

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, njoftoi të premten se Turqia ka rifilluar kërkimet për gaz dhe naftë në Mesdheun lindor, duke akuzuar Greqinë fqinje se ka dështuar të mbajë premtimet e saj.

14:48
COVID-19, vazhdon të rritet numri i të vdekurve në Brazil, Indi dhe Meksikë

Për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19), në 24 orët e fundit në Brazil janë shënuar 1.237 vdekje, në Indi 886 dhe në Meksikë 819.

14:46
Bebe Rexha ka probleme me frymëmarrjen, do i nënshtrohet një operacioni

Pas aksidentit të fundit që ka pësuar, këngëtarja me prejardhje shqiptare, Bebe Rexha tashmë ka probleme me frymëmarrje.

14:36
Mes Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson ndodhi ajo që pritej prej kohësh

Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson janë kthyer përsëri së bashku! Më shumë se 1 vit e gjysmë pas skandalit të tradhtisë, Khloe mori vendimin e vështirë për t’u rikthyer me babain e vajzës së saj.

14:27
Avokati i Ylli Ndroqit: Ankimuam vendimin, ka shumë parregullsi ligjore

Avokati i biznesmenit Ylli Ndroqi, Alban Qafa ka ankimuar ditën e sotme vendimin për sekuestrimin e pasurive të këtij të fundit me kërkesë të SPAK dhe urdhër të GJKKO.

14:21
7 pjesëtarë të Prishtinës dalin pozitivë me COVID-19

Prishtina ka njoftuar se tre futbollistë dhe katër anëtarë të stafit janë testuar pozitivë me koronavirus, e për rrjedhojë nuk i janë bashkuar skuadrës në nisjen e përgatitjeve në Istog, për sezonin e ri futbollistik.

14:18
Ligji për UÇK-në/ Reagon Vuçiç e ndërkombëtarët

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç thotë se Projektligji për Vlerat e Luftës së UÇK-së, ndalon mendimin ndryshe dhe përbën vazhdim të ngacmimeve ndaj serbëve të Kosovës.

14:14
Donald Trump për Joe Bieden: Ai është kundër Zotit

“Joe Bieden është kundër Zotit”, kështu tha presidenti amerikan Donald Trump, duke intensifikuar sulmet mbi rivalin e tij demokrat e duke paralajmëruar një betejë të shëmtuar elektorale.

14:11
Ngrohja globale, izolimi nuk ka shumë ndikim

Rënia dramatike e gazrave që shkaktojnë efektin serë dhe ndotësve të ajrit, e parë gjatë izolimit global, do të ketë pak pasoja në ngrohjen e planetit.

14:09
Foto/ Rita Ora përsëri në “top form”, vazhdon të tregojë format e tonifikuara gjatë pushimeve me të dashurin

Rita Ora përsëri nuk harron të ngacmojë imagjinatën e fansave të saj gjatë pushimeve në Ibiza.

14:00
“Mbyllja e mijëra qepenave, vitrina më e dhimbshme”/ Meta: Të dëgjohen dhe mbështeten kërkesat e biznesit të vogël

Përmes një postimi në Facebook, Presidenti i Republikës, Ilir Meta bëri thirrje që të dëgjohen dhe mbështeten kërkesat e biznesit të vogël në këtë kohë pandemie.

13:47
“Sot kemi 230 mijë më shumë të varfër”/ Tabaku i referohet raportit të UNDP-së: Konfirmon mjerimin ku qeveria i la shqiptarët

Në një postim në Facebook, ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku u shpreh se në Shqipëri janë shtuar 230 000 të varfër më shumë, e kjo si pasojë e “keqqeverisjes dhe korrupsionit”.

13:35
Homazh për Albert Camus

Nga Jean-Paul Sartre

13:32
Makina përplas këmbësorin në Memaliaj, humb jetën 23-vjeçari

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Memaliaj.

13:28
Pamje të rënda/ Nuk kursyen as foshnjat, çfarë ndodhi 75 vite më parë në Hiroshima

Kanë kaluar gati 75 vite që kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) hodhën bomba atomike në qytetet japoneze Hiroshima dhe Nagasaki më 6 dhe 9 gusht të vitit 1945 gjatë Luftës së Dytë Botërore.

13:13
Liqene të ngrira dhe kanione ngjyrë portokalli, imazhet e rralla nga planeti ynë (FOTO)

Liqene të ngrira, kanione ngjyrë portokalli dhe kuaj që vrapojnë të lirë nën një ujëvarë, janë disa nga fotografitë më të bukura që konkurrojnë në konkursin prestigjioz të Çmimeve Ndërkombëtare të Fotografisë.

13:11
Vuçiç: Projektligji për UÇK-në, vazhdim i ngacmimit ndaj serbëve

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se Projektligji për vlerat e luftës së UÇK-së, ndalon mendimin ndryshe dhe paraqet vazhdim të ngacmimeve ndaj serbëve të Kosovës.

13:03
Protesta e banorëve në fshatin afër Korçës, reagon PD: Denoncojmë indiferencën dhe abuzimin

Mbi peticionin e shkruar nga 50 kryefamiljarë të fshatit Barç në Korçë, të cilët kërkonin ujë, kanalizime dhe rrugë ka reaguar Partia Demokratike.

12:50
Punësohen edhe 50 infermierë, Manastirliu: Masat për përballimin e epidemisë në vjeshtë-dimër

50 infermierë të rinj i bashkohen stafit mjekësor të spitalit Covid2 “Shefqet Ndroqi” në luftë kundër Covid19.

12:39
Studimi i fundit: Ftohja e zakonshme mund të ofrojë imunitet nga Covid-19

Një studim sugjeron që ftohja e zakonshme mund të përgatisë trupin e një personi për të luftuar COVID-19, një zbulim që ndihmon të shpjegohet arsyeja përse njerëzit kanë përgjigje kaq të ndryshme ndaj koronavirusit dhe mund të japin të dhëna për ta luftuar atë.

12:28
Radhë për tampon në kufi/ Nga sot Greqia ndryshon orarin e kalimit 22:00-06:00 pikat e mbyllura

Kjo është radha e mjeteve në pikëkalimin kufitar të Kakavijës në anën greke të kufirit. Janë në pritje gati 200 mjete që prej mëngjesit të sotëm ndërsa numri i atyre që kanë arritur ta kalojnë kufirin gjatë 24 orëve të fundit shkon në rreth 1400 persona.

12:22
Ankesa për dëmshpërblimet/ Kryevidh, banorët: lekët e tërmetit të 21 shtatorit po jepen sipas bindjeve partiake

Tërmeti i 21 shtatorit të vitit të kaluar shkaktoi dëme në disa zona të vendit. Një nga këto janë dhe disa njësi administrative të bashkisë Rrogozhinë.

12:20
Tërmeti, IKMT prish dy pallate në Hamallaj të Durrësit

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit po prish dy pallateve pesëkatëshe në Hamallaj, Durrës. Objektet janë vlerësuar si të pabanueshëm dhe të rrezikshëm nga ekspertët, me dëmtime të rënda nga tërmeti i nëntorit të vitit të kaluar.

12:10
DASH lehtëson udhëtimet/ Heq kufizimet për disa vende. Shqipëria në zonën e verdhë

Departamenti Amerikan i Shtetit hoqi udhëzimet e lëshuara për të “mos udhëtuar” në rang botëror, masë kjo që u morr në muajin mars me anë të së cilës u rekomandohej qytetarëve amerikanë të shmangnin udhëtimet ndërkombëtare për shkak të pandemisë së koronavirusit. SHBA lëshoi paralajmërime individuale të nivelit të lartë për rreth 30 vende.

12:04
Gjermani, rritje e rasteve me koronavirus/ Në fokus të kthyerit nga Kosova

Ka disa ditë që Ballkani dhe Evropa Juglindore janë vendosur në fokus të mediave gjermane, pas rritjes së numrit të infektimeve të reja në Gjermani.

11:59
Covid-19, qeveria e Malit të Zi: Shqipëria në listën “e verdhë”

Qeveria e Malit të Zi ka njoftuar se Kosova, Shqipëria, Bosnje dhe Hercegovina, Izraeli, Libani dhe Singapori, janë në listën “e verdhë” të rrezikshmërisë nga pandemia e koronavirusit.

11:54
Pasuria e Zuckerberg-ut arrin në 100 miliardë dollarë!

Pasuria personale e themeluesit të Facebook-ut, Mark Zuckerberg është rritur në 100 miliardë dollarë pas lancimit të aplikacionit të ri për video të shkurtra.

11:51
SHBA-ja e quan Iranin si “sponsorizuesin numër një në botë të terrorizmit”

Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara (OKB) e quajti Iranin “sponsorizuesin numër një në botë të terrorizmit”.

11:47
Vjedhje, drogë, plagosje/ 6 të arrestuar në Tiranë, procedohen penalisht 5 të tjerë

Gjashtë persona janë arrestuar në flagrancë në Tiranë dhe pesë të tjerë janë proceduar penalisht për vepra të ndryshme penale.

11:46
“Kishte dy gisht gjak në tokë kur hymë”/ Fqinji për ngjarjen makabre në Pogradec: Vajza shkoi me biçikletë në komisariat

Të tjera detaje mësohen nga vrasja e 70 vjeçare Firdes Çekiçi, nga i biri, mbrëmjen e djeshme në fshatin Buçimas, Pogradec.

11:34
Shqiptari pushton mediat e huaja/ Propozimi për martesë i djeg shtëpinë, por ai nuk e lë me aq!

Një propozim për martesë i dalë jashtë kontrollit- kjo është historia e një shqiptari i cili pasi kishte përgatitur çdo gjë për t’iu ulur në gjunjë të dashurës e për t’i kërkuar të martohej me të, shtëpia i mori flakë.

11:30
Paskuqan/ 1 milion lekë gjobë për pronarin e një restoranti dasmash

Policia e Tiranës ka ndëshkuar me 1 milion lekë gjobë, pronarin e një restoranti dasmash, pasi u konstatua duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ.

11:18
SHBA: Mbi 2 mijë të vdekur nga koronavirusi, brenda 24 orëve

Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar më shumë se 2,000 vdekje të shkaktuara nga COVID-19, sëmundja që shkaktohet nga koronavirusi i ri.

11:03
I lënë në mëshirë të fatit/ Nën sekuestro ish-hotel Vollga, i lakmuar ndër vite

Buzë detit dhe pranë shëtitores ”Taulantia”, ish-Vollga u kthye ndër vite në objekt të lakmuar dhe nxiti konflikte pronësie për shkak të vendndodhjes së tij.

10:58
“Vetëm kështu mund të mposhtim virusin që ka gjunjëzuar botën”/ Covid-19, mjekja u bën thirrje qytetarëve

Në llogarinë e saj në Facebook, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka shpërndarë mesazhin e mjekes Esi Duka, e cila u bën thirrje të gjithëve për të respektuar masat.

10:54
Kosnett: Në përpjekje për të nderuar UÇK-në, mos e minoni trashëgiminë e saj të lirisë

Ambasadori amerikan në vendin tonë, Philip Kosnett, në një shkrim të tijin autorial të publikuar në faqen e Ambasadës së SHBA-së ka shprehur qëndrimet e tij në lidhje me Ligjin për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së, duke thënë se “në përpjekje për të nderuar UÇK-në, mos e minoni trashëgiminë e saj të lirisë”.

10:47
6 të arrestuar në Shkodër/ I vodhën automjetin një 30-vjeçari, zbulohet skema e mashtrimit

Gjashtë persona ranë në pranga në Shkodër dhe një tjetër u procedua penalisht pasi i vodhën automjetin një 30-vjeçari dhe më pas, me anë të mashtrimit, i morën një sasi lekësh duke i premtuar se do t’i gjenin automjetin.

10:40
Jo zëvendësime/ Ekstra Premier hedh poshtë opsionin “5”

Edhe pse FIFA lejoi Federatat në mbarë botën të aplikojnë 5 zëvendësime në çdo ndeshje pas shpërthimit të pandemisë së koronavirusit, në ligën më të fortë të planetit kjo nuk do të shihet sezonin e ri. Shtesat në numrin e lojtarëve që mund të futen në fushë u bënë për të rifreskuar ekipet dhe për të shmangur dëmtimet e rënda si pasojë e inaktivitetit prej muajsh, por Premier Liga do t’i qëndrojë tradicionales.

10:36
Foto/ Kjo është 70-vjeçarja Firdes Çekiçi, që u vra nga i biri në mënyrë makabre

Kjo është Firdes Çekiçi, 70 vjeçarja që u vra nga i biri Olsi në mënyrë makabre mbrëmjen e djeshme në fshatin Buçimas.

10:36
City-Real, Juve-Lyon/ Sot Champions mes enigmave…

Pas plot 163 ditësh do të rikthehet në skenë akti i mbetur i dramës futbollistike mes Mancester Sitit dhe Realit të Madridit, një nga dy përballjet e programuara në Ligën e kampioneve që do të kompletojnë edhe fazën e ardhshme.

10:29
Fabio Jakobsen në koma/ Aksidenti i frikshëm i çiklistit

Ambicia për të fituar garën thuajse rezultoi fatale për jetën e disa çiklistëve në Xhiron e Polonisë, por një prej protagonistëve ende po lufton me vdekjen.

10:25
I shtroi për të ngrënë të atit dhe iku te fqinjët/ Si e mori vesh ngjarjen, vajza 15-vjeçare e Olsi Çekiçit që i preu kokën nënës

Të tjera detaje dalin nga ngjarja makabre që ndodhi dje në fshatin Buçimas të Pogradecit, ku 44-vjeçari Olsi Çekiçi vrau në mënyrë makabre nënën e tij 70 vjeç.

10:20
Shfrytëzonte për prostitucion e shpërndarje droge bashkëjetuesen dhe një 18-vjeçare, arrestohet i riu nga Korça (EMRI)

Një 28-vjeçar është vënë në pranga në Tiranë pasi shfrytëzonte për prostitucion në qytete të ndryshme, bashkëjetuesen 17-vjeçare dhe një shtetase tjetër 18-vjeçare.

10:14
Jo vetëm në mjedise të mbyllura/ Maska me detyrim edhe jashtë!

Gjithnjë e më shumë qytete dhe rajone po insistojnë që njerëzit të mbajnë maska jo vetëm në mjedise të mbyllura, por edhe jashtë.

10:04
Mijëra vetë nënshkruajnë peticionin: Franca të marrë nën kontroll Libanin

Më shumë se 40,000 vetë nënshkruan një peticion dhe kërkojnë që Franca të vërë nën kontroll Libanit pas shpërthimit vdekjeprurës në Bejrut.

09:57
Itali/ Bie nga kati i dytë i ndërtesës ku po vidhte, humb jetën 30 vjeçari shqiptar

Një tridhjetë vjeçar shqiptar vdiq pasi ra nga kati i dytë i një ndërtese në Santhià (Vercelli, Itali), në të cilën ai ishte futur së bashku me një bashkëpunëtor për të vjedhur një shtëpi.

09:53
Wolves dhe Basel shkojnë në 8 më të mirat e Europa League

Wolves dhe Basel janë ekipet e fundit që kualifikohen në raundin e ¼ të Europa League pasi mundën respektivisht Olympiacos dhe Eintraht Frankfurt.

09:48
“Shoh një potencial të madh”/ Lewandowski investon në kompaninë e lojërave elektronike që u bë popullore gjatë karantinës

Robert Lewandowski i Bayern ka rënë dakord të investojë në një kompani polake videolojërash sportive, popullariteti i të cilave arriti majat gjatë periudhës së karantinës.

09:43
Dërgoi skuadër vrasësish në Kanada për të ekzekutuar një ish-zyrtar/ Princi saudit nën akuzë

Princi i Kurorës në Arabinë Saudite, Mohammed Bin Salman është vënë nën akuzë ditët e fundit se ka dërguar një skuadër vrasësish në Kanada për të ekzekutuar një ish zyrtarë të lartë të inteligjencës saudite.

09:34
Studimi: Asimptomatikët mbartin të njëjtën sasi virusi si ata me simptoma

Njerëzit me Covid-19 pa simptoma mund të bartin të njëjtën sasi virusi si ata me simptoma, tregon një studim i Koresë së Jugut.

09:25
BE-ja siguron 33 milionë euro ndihmë emergjente për Libanin

Bashkimi Evropian njoftoi të enjten se ka ndarë 33 milionë euro për të financuar ndihmën emergjente fillestare për Libanin.

09:18
Trump: Kompanitë amerikane duhet t’i japin fund lidhjeve me TikTok dhe WeChat

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka nënshkruar urdhra ekzekutivë që shënjestrojnë TikTok dhe WeChat, dy nga aplikacionet më të mëdha të Kinës.

09:04
44-vjeçari nga Pogradeci që i preu kokën nënës/ Çfarë postonte në facebook? Nga fotot me Dua Lipën, Metën tek mesazhet për dashurinë

Vrasja makabër që u shënua ditën e djeshme në Pogradec, ku një 44-vjeçar me probleme mendore ka masakruar me thikë nënë e tij në fshatin Buçimas, tronditi jo pak opinionin publik.

08:56
Shmanget aksidenti fatal! Humb kontrollin dhe ngjit makinën në trotuar, aksidenton 4 këmbësore

Një aksident që mund të ishte fatal ka ndodhur në Tiranë.

08:51
Radhimë/ Babë e bir sherr me njëri tjetrin, 21-vjeçari i thyen xhamin e makinës. Arrestohen

Policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë shtetasit A. R., 56 vjeç dhe A. R., 21 vjeç me banim në Tiranë, babë e bir.

08:46
Selenicë/ 85-vjeçarja vetëvaret në pemë

Policia e Vlorës njofton se në orët e mesnatës, në fshatin Mazhar të Selenicës, në një pemë pranë banesës dyshohet se ka varur veten 85 vjeçarja Z.L.

08:44
“Dikur ishte një kthinë e zymtë ku askush nuk shkelte”/ Rama publikon videon: Puka sot!

Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm ka publikuar pamje nga qyteti i Pukës.

08:37
Dokumenti: Berisha boshatisi Presidencën më 1997, mori në shtëpi qilimin e ardhur peshqesh nga mbreti saudit. Më parë kishte marrë karrigen

Ka qenë proverbiale në atë kohë boshatisja e Presidencës nga ana e titullarit të këtij institucioni Sali Berisha, pas humbjes katastrofike të PD në zgjedhjet e vitit 1997.

08:26
OKB: Sistemi shëndetësor shqiptar mund të mbingarkohet nga Covid-19!

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) në një raport të fundit për planin e përgjigjes për rimëkëmbjen social ekonomike ndaj Covid-19 ka paralajmëruar se sistemi shëndetësor në vend rrezikon të mbingarkohet nga pandemia e Covid-19.

08:18
Paralajmërimi nga ekspertët në SHBA: Rrini vigjilentë, një valë e madhe e koronavirusit…

Ekspertët e grupit të punës në Shtëpinë e Bardhë që menaxhon situatën e krijuar nga pandemia, paralajmëruan se edhe një rritje e vogël e përqindjes së njerëzve që testohen pozitivë për COVID-19 në disa qytete amerikane, mund të nënkuptojnë probleme. Ata u kërkuan drejtuesve lokalë të qëndrojnë vigjilentë për të shmangur një valë të madhe.

08:12
​Studimi, Covid-19 mund të përhapet më lehtë sesa mendohej në shkolla

Koronavirusi mund të transmetohet më lehtë në mjediset shkollore dhe kampet verore. Kjo gjë u kuptua pas shfaqjes së detajeve të reja të shpërthimeve në shtetin amerikan të Xhorxhisë dhe në Izrael që kanë nënvizuar rreziqet e rihapjes së shkollës.

07:46
Diell dhe reshje mesatare, ky është parashikimi i motit për sot

Edhe sot pritet mot i paqëndrueshëm në vendin tonë. Dita nis me mot të kthjellët dhe alternime vranësirash të cilat herë pas here do të sjellin reshje të izoluara dhe mesatare, gjatë pjesës së dytë të ditës. Në juglindje nuk përjashtohet mundësia për reshje në formën e shtrëngatave.

E enjte, 06 Gusht 2020
23:13
Frymëzuese/ Humbi 68 kilogramë dhe… rezultati? Thjesht të “lë” pa fjalë… (FOTO)

Një grua në SHBA, e cila në të kaluarën ka qenë tepër e shëndetshme, ka rrëfyer për mediat vendase se si arriti që të humbiste 68 kilogramë.

23:07
Tiranë/ Motori aksidenton 8 vjeçarin që po ecte me biçikletë

Një aksident është shënuar në orët e vona të mbrëmjes së sotme në Tiranë.

22:42
Detaje nga vrasja makabër në Pogradec/ Grupi hetimor: 44-vjeçari i gjuajti nënës me dru dhe më pas i preu kokën me …

Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja makabër që u shënuar ditën e sotme në Pogradec, ku një 44-vjeçar me probleme mendore ka masakruar me thikë nënë e tij në fshatin Buçimas.

22:42
Eksplozivët e tij hodhën në erën qytetin e Bejrutit, policia i shkon në shtëpi biznesmenit rus

Biznesmeni rus, eksplozivët e të cilët hodhën në erë qytetin e Bejrutit, është marrë në pyetje nga policia në shtëpinë e tij në Qipro, por ka gjasa që të mos ndëshkohet.

22:35
Po martohej, por shpërthimi në Bejrut i shkatërroi gjithçka/ Rrëfehet nusja: Mendova se do të vdisja

Të gjitha mediat më të mëdha botërore, publikuan ditën e djeshme një video ku shihej një nuse duke bërë setin fotografik të dasmës, në Bejrut dhe sapo dëgjon shpërthimin largohet e tmerruar nga vendi ku ndodhej.

22:34
​FOTO/ Rojet turke rrahin modelen ukrainase: Nuk dua të hesht. U sulmuam nga …

Modelja ukrainase Daria Kiriliuk (24) pretendon se ajo ishte rrahur nga rojet e sigurimit në plazhin Momo në vendpushimin turk të Cesma.

22:28
Prishtina me 1536 raste aktive dhe 34 viktima nga COVID-19

Bazuar në të dhënat e IKShP-së dhe raportin e Shtabit Emergjent, në Prishtinë nga data 20 mars e deri më sot janë 3103 raste me COVID-19, prej të cilave 1536 janë ende aktive.

22:08
Manjola Nallbani nuk ndalet/ “Konkurron” denjësisht në pamje Eli Farën dhe Irma Libohovën shfaqet… (FOTO)

Manjola Nallbani është një nga këngëtaret më të dashura për publikun. Ajo na ka kënaqur gjithmonë me këngët ritmike dhe zërin e ëmbël, por një detaj që nuk duhet anashkaluar është dhe pamja e saj e jashtme

22:08
Sarandë/ Të shtëna me armë zjarri, policia dhe FNSH kontrolle në zonë

Të shtëna me armë janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjteje në qytetin e Sarandës.

21:59
Horror në Pogradec/ 44-vjeçari me probleme mendore i pret kokën me thikë nënës! Autori: Nuk pendohem …

Një ngjarje horror ka ndodhur ditën e sotme në Pogradec, ku një 44-vjeçar me probleme mendore ka masakruar me thikë nënë e tij në fshatin Buçimas.

21:47
Libani dikur krahasohej me Zvicrën, sot është një vend i shkatërruar

Qytetarët e Bejrutit kanë shprehur pakënaqësi me zyrtarët libanezë, të cilët e pranuan se shpërthimi i fuqishëm, që ndodhi më 4 gusht, ka qenë i parashikueshëm dhe që zyrtarët e portit ishin paralajmëruar në disa raste se duhet të ruajnë në mënyrë të sigurtë ngarkesën me kimikatin: nitrat të amonit, që gjendej aty.

21:37
Vjosa Osmani kritikon qeverinë për trajtimin e pandemisë së COVID-19

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se pandemia e COVID-19 ka shtruar nevojën për ta rritur gatishmërinë në menaxhimin e situatës.

21:29
Sevilla “surprizon” Romën, Leverkusen dominon ndaj Rengers, përcaktohen dhe dy çerekfinaliste

Interit, Manchester United, Copenhagen dhe Shakhtar Donetsk iu shtua edhe Sevilla e Bayern Leverkusen në çerekfinalet e “Uefa Europa League”.

21:27
​Kosovë/ Vdekjet në 6 mujorin e parë, më shumë në 2019 se sa gjatë periudhës me pandemi

Përkundër faktit se nga pandemia Covid-19, që nga fillimi i marsit e deri sot, kanë vdekur 300 persona, sipas statistikave zyrtare, në gjashtë mujorin e këtij viti kishte më pak vdekje se sa në gjashtë mujorin e njëjtë të vitit 2019.

21:20
​Dua Lipa në duet me Miley Cyrus?

Dua Lipa dhe Miley Cyrus kanë paralajmëruar një bashkëpunim në të ardhmen.Autorja e hitit ‘Physical’ zbuloi më parë se ajo dhe këngëtarja e ‘Mother’s Daughter’ kanë diskutuar për një duet.

21:09
​Italia do të sjellë ekipin mjekësor-ushtarak në mbështetje të Kosovës kundër Covid-19

Ministri i Punëve të Jashtme të Italisë, Luigi Di Maio, sot pati një telefonatë të frytshme me ministren e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj, ku u diskutua për bashkëpunimin dypalësh, për dialogun Kosovë-Serbi dhe emergjencën COVID, duke përfshirë ekipin mjekësor-ushtarak në ardhje për të mbështetur përpjekjet e Kosovës kundër virusit

20:58
FOTO/ Demi na prezanton me mikeshën seksi, ia merr të gjithë vëmendjen…

Demi Rose, vitet e fundit është kthyer një nga modelet më të famshme e të pëlqyera në botë.

20:57
Mali i Zi me vendim të ri për hyrjet e qytetarëve të vendeve tjera

Qeveria e Malit të Zi ka njoftuar se Kosova, Shqipëria, Bosnje dhe Hercegovina, Izraeli, Libani dhe Singapori, janë në listën “e verdhë” të rrezikshmërisë nga pandemia e koronavirusit.

20:45
Twitter do të etiketojë llogaritë e mediave “të lidhura me shtetin”

Kompania Twitter tha se do të fillojë etiketimin e llogarive të mediave “të lidhura me shtetin” dhe do të ndërmarrë hapa të tjerë për të kufizuar përhapjen e fushatave për ndikim, të udhëhequra nga qeveritë.

20:34
Bruksel/ Përfshihet nga flakët kulla gjigante e Qendrës Botërore të Tregtisë (VIDEO)

Një zjarr masiv ka përfshirë katin e 27 të kullës së Qendrës Botërore të Tregtisë në Bruksel.

20:34
Peizazhi nuk është më trend/ Kolonitë e piktorëve nëpër Shqipëri nuk po zhvillohen më

Shqipëria ka një histori sa i përket pikturës së peizazhit. Madje ka piktorë te traditës që kanë lëvruar vetëm në këtë gjini.

20:28
Konfirmohet kryegjyqtari i Tiranës/ Shkarkohet gjyqtarja e Shkodrës, ishte kundër heqjes së dënimit përjetë të Dajtit

Gjyqtari Petrit Como u shpall i pastër nga vettingu për të tre kriteret.

20:23
Nuk ndahet numri 6 i viktimave/ 127 raste të reja, më shumë se 1 mijë persona aktivë ndiqen nga mjekët e familjes

Shqipëria regjistroi sërish numrin gjashtë të viktimave brenda 24 orëve si pasojë e infektimit me kovid 19. Numri I të vdekurve nga ky virus ne Shqipëri shkon ne total në 188.

20:17
Klubet e mëdha heqin dorë nga Balotelli, tani do të nënshkruajë me …

Për Mario Balotelli-n, madhështia duket se ka përfunduar, edhe pse me aftësitë që kishte dukej se mund të jepte shumë më shumë.