Sulmet ruse lënë pa energji mbi 350 mijë konsumatorë në Ukrainë, tre të vrarë nga bombardimet në Zaporizhia “Joe Bieden është kundër Zotit”, kështu tha presidenti amerikan Donald Trump, duke intensifikuar sulmet mbi rivalin e tij demokrat e duke paralajmëruar një betejë të shëmtuar elektorale.
Komentet, gjatë një udhëtimi në Ohajo, erdhën ndërsa Trump po përpiqet të mbledhë mbështetje në terren në shtetet qendrore që çuan në fitoren e tij në 2016.
“Ai është kundër zotit. Ai është kundër armëve”, tha Trump.
Biden, një katolik i konfirmuar, do të përballet me Trump në nëntor. Sondazhet e opinionit publik tregojnë se demokrati aktualisht është në kryesim. Ish-zëvendëspresidenti Biden ka folur shpesh se si besimi i tij e ndihmoi të përballonte vdekjen e bashkëshortes së parë dhe vajzës në një aksident me makinë në 1972. Zëdhënësi i fushatës së tij, tha në një deklaratë se besimi i Joe Biden është thelbi i asaj që ai është. Ai ka jetuar me dinjitet të gjithë jetën e tij dhe besimi ka qenë për të burim force dhe ngushëllim në kohë vështirësish të mëdha.
Trump, që e identifikon veten si presbiterian, tha për Biden më herët se ai po ndjek një agjendë majtiste radikale.
“Do t’ju marrë armët, të shkatërrojë amendamentin e dytë. Jo fesë, jo asgjëje, dëmton biblën dhe zotin. Ai është kundër Zotit, kundër armëve, kundër energjisë.”
Top Channel