E enjte, 24 Shtator 2020
19:47
Emrin e një vajze tjetër tatuazh në gjoks/ Erjoni rrëfen historinë e jetës së tij…

Gjatë takimit me Anën, Erjoni rrëfeu disa histori nga jeta e tij që ndoshta shumë pak i dinë. Ai i zbuloi bukuroshes brune se në zemër, ka bërë tatuazh emrin e vajzës që ka dashur shumë.

19:42
Pse një laps i mbajtur në gojë mund t’ju bëjë më të lumtur?

Psikologët gjithmonë sugjerojnë që çdo person mund të bëhet më i lumtur duke buzëqeshur më shumë.

19:40
“Asociacioni në paktin final”/ Hoti: Në 2 tetor, marrëveshje për hekurudhën Serbi-Kosovë që lidhet me Durrësin

Pjesë e marrëveshjes finale Kosovë- Serbi do të jetë edhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

19:38
Vdes burri që hante një qese me ëmbëlsira brenda ditës

Një punonjës ndërtimi në Massachusetts, SHBA ka vdekur prej zakonit të ekzagjeruar të ngrënies së ëmbëlsirave, thanë dje doktorët.

19:37
“Je bërë si fshesë korrenti”/ Rikthehen sërish debatet mes Shqipes dhe Mevlanit

Teksa po komentohej takimi mes Erjonit dhe Anës, debatet e Shqipes dhe Mevlanit u rikthyen sërish.

19:33
Limuzina në takim/ Reagon Shqipja: E gabuar, femrat sot janë materialiste…

Takimi i Erjonit dhe Anës në “PërPuthen”, u komentua jo pak nga konkurrentët e tjerë në emision.

19:28
Si në filma/ Të armatosur deri në dhëmbë, shihni se si policia nis aksionin deri në ekzekutimin e 71-vjeçarit

Pas 5 orësh negociatash dhe shkëmbim zjarri me policinë 71-vjeçari nga Elbasani, Lefter Zhidru u ekzekutua!

19:18
Takimi i dytë për ndryshimet kushtetuese në Kodin Zgjedhor, paraqitet propozimi i opozitës parlamentare

Ashtu sikurse ishte paralajmëruar, në orët e pasdites u zhvillua një tjetër takim i grupit të punës për hartimin dhe propozimin e amendamenteve që reflektojnë ndryshimet Kushtetuese në Kodin Zgjedhor.

19:07
Tuneli i shpëtimit/ Arratisje spektakolare nga burgu e vrasësve e trafikantëve që gërrmuan një vit

Autoritetet kishin nisur dje operacione të gjera kërkimi për gjashtë të burgosur, dy vrasës dhe katër trafikantë, të cilët kishin gërrmuar prej një viti një tunel për të dalë nga një koloni penale në rajonin rus Shamkhal, Dagestan.

19:06
Një limuzinë shfaqet në takim/ Surpriza e Erjonit bën Anën të buzëqeshë

Zemra të improvizuar me disa dedikime dashurie, në këtë formë zgjodhi Erjoni për të surprizuar Aënën në takimin e parë të tyre.

18:56
Fotot/ Pasojat e motit të keq, normalizohet situata e furnizimit nga OSSH

Si pasojë e reshjeve të dendura, shoqëruar me stuhi dhe shkarkesa atmosferike gjatë orëve të para të ditë sotme, u shkaktuan dëme në linja tension i mesëm dhe të ulët, shtylla, shkëputje të përcjellësve, etj.  

18:38
Tema e shtatzënisë gjen “të përgatitur” Bietën, moderatorja jep përgjigjen që të gjithë prisnim

Disa ditë më parë, vëmendjen e ndjekësve në rrjete sociale e mori një fotot të publikuar nga moderatorja e njohur Bieta Sulo.

18:32
Ervin Kurti bën bashkë të famshmit, “i shndërron” në fermerë për 12 orë, detaje nga eksperienca e pazakontë

12 orë në fermë do të jetë një sfidë e re për personazhet e njohura të ekranit, që nuk janë mësuar shumë me punët e rënda të fshatit. Një format të tillë do ta prezantojë gazetari Ervin Kurti në “E Diell”, e cila do të titullohet “N’ fermë”.

18:27
Habit Ervin Kurti, sugjeron Bietën të mbajë hudhër në xhep që të mbajë larg “syrin e keq”

Emisioni “E Diell”, rikthehet këtë të diel në ekranin e Top Channel. Si në çdo sezon të ri, edhe kësaj radhe nuk do të mungojnë të papriturat dhe risitë.

18:18
Putin i thotë Macron se Navalny “mund të jetë helmuar vetë” me Noviçok

Presidenti rus Vladimir Putin raportohet se ka thënë në një bisedë telefonike me presidentin francez Emmanuel Macron se kryeopozitari Alexei Navalny mund të jetë helmuar vetë me agjentin nervor Novichok, shkruan e përditshmja franceze Le Monde, duke cituar dy burime.

18:16
Pamjet/ Pusi i naftës përfshihet nga flakët në Mallakastër

Një  pus nafte i kompanisë “Terra Oil Suiss” ka marrë flakë në Mallakastër në afërsi të fshatit Belishovë.

18:07
Përfundon situata në Elbasan/ Ekzekutohet 71-vjeçari pas 5 orësh rezistencë, qëlloi mbi forcat RENEA (foto e mburojës antiplumb), çfarë iu gjet në shtëpi

71-vjeçari Lefter Zhidru është vrarë nga policia. Pas 5 orësh rezistencë duke mos iu bindur thirrjeve të vazhdueshme të policisë për dorëzim ai është vrarë pas përplasjeve me armë.

18:05
Revista e famshme “Forbes”: Vizitoni vendlindjen e Rita Orës, Kosovën

Revista e famshme “Forbes” së fundmi ka publikuar një artikull për disa vende të botës që mund të vizitohen lehtësisht në kohë pandemie, kua ka përmendur edhe Kosovën.

18:01
Çështja e Vjosës, Meta: Përkrah iniciativat për mbrojtjen e natyrës dhe të mjedisit

Presidenti, Ilir Meta, gjatë takimit në tryezën e rrumbullakët për të ardhmen e Vjosës, me temë “Digat në Parkun Kombëtar”, ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me ndërtimin e hidrocentraleve në Shqipëri.

17:56
Një mama e re si Vilma, gazetarja bukuroshe rrëfen të gjitha vështirësitë

Në studion e emisionit “Ftesë në 5”, ishte e ftuar gazetarja e sportit Vilma Masha. Vilma dhe bashkëshorti i saj Dori, kanë mirëpritur në jetën e tyre para disa muajsh një vajzë, Sean. Si një nënë e re, vështirësitë për të nuk kanë qenë të pakta. Vilma thotë se kur e bija qante nga dhimbjet e moshës, edhe ajo qante bashkë me të gjithashtu. Ndërsa shtoi se daljet me shoqërinë gjatë kësaj periudhe kanë qenë më të pakta. Dëshira e Vilmës është që të ketë edhe një fëmijë të dytë, duke qenë se edhe prindërit e saj kanë sjellë në jetë atë dhe vëllanë. Por duke qenë se Sea është vetëm nëntë muajshe, për një shtatzëni të dytë të gazetares bukuroshe duhet ende të presim.

17:47
Sërish lëkundje tërmeti në vend!

Në vend janë ndjerë sërish lëkundje tërmeti.

17:47
Trump i kundërvihet Meghan Markle dhe princit Harry

Presidenti i SHBA-së Donald Trump po sulmon Meghan Markle dhe Princin Harry pasi ata u bënë thirrje qytetarëve që të votojnë kundër gjuhës së urrejtjes, dezinformimit dhe negativitetit në internet.

17:46
Video/ Protestuesit lëshojnë bomba Molotov ndaj policisë në protestat anti-racizëm në Portland e Seattle

Siç ishte paralajmëruar, protestat kanë rinisur me të gjithë fuqinë e tyre në veriperëndim të SHBA pas vendimit të gjykatës për të mos dënuar asnjë oficer për vrasjen e afro-amerikanes Breonna Taylor në shtëpinë e saj disa muaj më parë.

17:35
BE-ja ka dërguar ftesat për dialog, takimi varet nga përgjigjja e Kosovës dhe Serbisë

Bashkimi Evropian, në cilësinë e lehtësuesit, ka planifikuar të zhvillojë takime në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë të dielën dhe të hënën e të martën e javës tjetër, por ende nuk është e sigurt nëse këto takime do të zhvillohen.

17:26
Shpallja e aplikimeve për ‘Kushtetuesen’, Varhelyi: Ngritja e gjykatës kusht për negociatat me BE-në

Pas ambasadores së SHBA-së Yuri Kim, edhe komisioneri për Zgjerimin në BE, Oliver Varhelyi ka përshëndetur shpalljen e aplikimeve për dy vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese.

17:23
Zllatan Ibrahimoviç infektohet me koronavirus

Klubi italian i futbollit, AC Milan, ka thënë se 38-vjeçari, Zllatan Ibrahimoviç ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirus.

17:20
Dashamir Shehi në Top Talk: Jemi të zhgënjyer nga ambasadorët, Rama ta bëjë si të dojë sistemin. Ne fitojmë

Ndryshimi i listave zgjedhore është ngërçi më i madh i krijuar deri më tani përsa i takon zgjedhjeve të 25 prillit. Partia Socialiste pretendon se ka dalë me propozimin e saj, opozita parlamentare gjithashtu, ndërsa opozita jashtëparlamentare ende nuk ka një propozim konkret.

17:20
Shpallja e aplikimeve për ‘Kushtetuesen’, ambasadorja e SHBA-së: Të ecim përpara për të dhënë Drejtësi

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim  ka përshëndetur shpalljen e aplikimeve për dy vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese.

17:15
​Barcelona “bllokon” Ansu Fatin

Ansu Fati nënshkruan kontratë të re me Barcelonën.

17:14
​Virusi i ri ‘Alien’ mund të vjedhë kredencialet nga 226 aplikacione duke përfshirë Facebook, Gmail, Snapchat

Një ekip i studiuesve të sigurisë IT nga ThreatFabric kanë zbuluar një lloj të ri malware Android që vjen me një gamë të gjerë karakteristikash përveç lejimit të një malware trojan të quajtur ‘Alien’ të vjedhë kredencialet nga 226 aplikacione Android.

17:12
Qentë e nuhatjes së koronavirusit nisin punën në aeroportin e Helsinkit

Aeroporti i Helsinkit në Finlandë njoftoi sot nisjen e përdorimin e të qenve për nuhatjen e pasagjerëve të mundshëm me koronavirus me qëllim uljen e masës së infektimeve të reja.

17:06
​Studimi: Koronavirusi bëhet më infektues, vaksinat mund të bëhen joefektive

Koronavirusi është shndërruar në një lloj më infektues dhe më shumë i transmetueshëm, sipas një studimi nga studiuesit në Hjuston.

17:05
Debati i sesionit të 75-të të OKB-së, Meta: 2019-ta vit i vështirë për Shqipërinë, mirënjohje kombeve që na ndihmuan

Presidenti i vendit, Ilir Meta tha se vitit 2019 për Shqipërinë ishte shumë i vështirë, pasi u godit nga dy tërmete të fuqishme dhe nga pandemia e COVID-19 gjatë fjalës së tij në debatin e përgjithshëm të sesionit të 75-të të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

17:04
Në kampingun familjar/ Dhjetëra gaforre gjigante “terrorizojnë” me praninë e tyre (FOTO)

Një familje në Australi është habitur së tepërmi kur në kampingun e saj u afruan dhjetëra gaforre gjigante.

17:02
​Nipi i Pablo Escobar gjeti 18 milionë dollarë në një vend të fshehtë

Nipi i udhëheqësit të ndjerë të kartelit kolumbian të drogës, Pablo Escobar, zbuloi 18 milionë dollarë në një nga vendet e tij të fshehjes, raportoi rrjeti “Red Mas Noticias”.

16:55
Njoftim i rëndësishëm për banorët e Sarandës, Borshit, Himarës, Dhërmiut, Vunoit e Palasës

Në 30 shtator në jug të vendit, në zonën e bregdetit do të fiken transmetuesit analogë të Top Channel për të kaluar vetëm në transmetimet digjitale.

16:44
Pas shumë muajsh asnjë të vdekur nga COVID-19, 134 të prekur e 100 të shëruar

Gjatë ditës së sotme nuk ka pasur asnjë humbje jete në vendin tonë nga pandemia e COVID-19, pas shumë muajsh, ndërsa janë prekur 134 persona.

16:33
Japonia dhe Koreja e Jugut bisedojnë për përmirësimin e marrëdhënieve

Kryeministri i ri i Japonisë, Yoshihide Suga zhvilloi sot bisedë telefonike me presidentin e Koresë së Jugut, Moon Jae-in për përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe mes dy vendeve.

16:21
Vladimir Putin nominohet për Nobelin e Paqes, së bashku me Donald Trump e Greta Thunberg

Presidenti rus Vladimir Putin është nominuar për çmimin Nobel të Paqes.

16:20
Këshilli i Lartë i Prokurorisë përgatit Strategjinë e Komunikimit 2021-2024

Këshilli i Lartë i Prokurorisë në bashkëpunim me Qendrën për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes organizoi paraditen e sotme seminarin me temën “Qasja strategjike në Komunikimin me Publikun”.

16:14
Ministrja e re e Arsimit, Evis Kushi: Do të jem kurdoherë zëri i çdo nxënësi, mësuesi, studenti e akademiku

Ministrja e re e Arsimit në vend Evis Kushi, pasi u betua në presidencë me an të një postimi tha se ky post është një përgjegjësi e jashtëzakonshme, për të cilën do të punojë çdo ditë për ta kryer me integritetin dhe përkushtimin e saj më të lartë.

15:57
Kjo është karakteristika më joshëse e secilës shenjë të horoskopit

Yjet dhe hapësira qiellore mund të flasin shumë për karakterin dhe pamjen tuaj fizike.

15:54
Izraeli shpreson të nënshkruajë marrëveshje paqeje me një vend tjetër arab

Përfaqësuesi i përhershëm i Izraelit në OKB, Gilad Erdan tha se shpreson që Izraeli brenda “disa javësh” të nënshkruajë marrëveshje normalizimi edhe me një vend tjetër arab.

15:49
Gjysma e BE-së futet në “listën e kuqe”: Hiqni dorë nga udhëtimet

Qeveria gjermane ka vendosur njëmbëdhjetë rajone të tjera të Bashkimit Evropian në listën e atyre në rrezik për shkak të përhapjes së koronavirusit.

15:47
Britania vendos kufizime të reja për Covid-19

Britania u bë vendi më i fundit evropian që vendosi të mërkurën kufizime të reja për grumbullimet e njerëzve pas një rritje të mprehtë në nivelet e transmetimit të koronavirusit. Numri i rasteve të reja është pothuajse dyfishuar çdo javë – dhe zyrtari më i lartë për shëndetësinë ka paralajmëruar për 50,000 infeksione të reja çdo ditë nëse vazhdon kjo prirje. Britania ka pësuar numrin më të lartë të vdekjeve nga koronavirusi në Evropë, me mbi 41,000 viktima.

15:44
“Sisi vrau fëmijët tuaj”/ Çfarë po ndodh në Egjipt

Vazhdojnë protestat në qytetet Giza dhe Asyut të Egjiptit kundër regjimit të cilat filluan më 20 shtator si rezultat i thirrjes së bërë nga kontraktori opozitar egjiptian, Mohamed Ali që jeton në mërgim në Spanjë.

15:44
Kuvendi rrëzon 3 dekrete të Presidentit Meta

Kuvendi ka rrëzuar 3 dekrete për kthim të Presidentit Ilir Meta.

15:40
Lajm i mirë nga Kosova, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit nga Covid-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka raportuar të enjten për 63 raste të reja me koronavirus, pas marrjes së 592 mostrave.

15:38
Betohet Ministrja e re Arsimit, Evis Kushi

Ministra e re Arsimit, Rinisë dhe Sportit, Evis Kushi është betuar në ambientet e Presidencës gjatë mesditës së sotme.

15:34
Më 30 nëntor, Turqia dërgon në hapësirë satelitin e gjeneratës së 5-të

Turqia, e cila është një nga 30 vendet që posedon satelitë, më 30 nëntor do të dërgojë në hapësirë satelitin e gjeneratës së 5-të të komunikimit Türksat 5A.

15:32
Memorandumi i UET/ Nënshkruhet me Kolegjin profesional të Tiranës

Universiteti Europian i Tiranës, këtë të enjte, prej 15 vjetësh ne treg, firmosi një memorandum bashkëpunimi për një plan te përbashkët zhvillimi strategjik, me Kolegjin Profesional të Tiranës, themeluar para 5 vjetesh, me të cilin synohet që cilësia e këtyre dy institucioneve te ngrihet nje nivel me lart.

15:28
Identifikohet autori i atentatit/ Kamerat zbulojnë një 30-vjeçar që ndiqte Preng Gjinin

Situata e kriminalitetit në kryeqytet si dhe disa ngjarje të bujshme nën hetim ka bërë bashkë në një tryezë kryeprokuroren Elizabeta Imeraj, Drejtorin e Policisë, Rebani Jaupaj dhe shefat e komisariateve.

15:26
Flamur Noka ikën nga Kukësi, Të shtunën votimi për të zgjedhur kandidatët e PD në qark

Demokratët e Kukësit,  Hasit dhe Tropojës, do t’u drejtohen të premten kutive të votimit për të zgjedhur për herë të parë kandidatët  e  preferuar për deputet, të drejtë ekskluzive  të cilën  më parë e ka patur vetëm kryetari i partisë.  

15:24
Në shtëpi të re pas tërmetit/ I jepen çelsat e shtëpisë dy familjeve në zonën e Kasharit

Në zonën e Kasharit, në kryeqytet dy shtëpi te shembura nga tërmeti i 26 nentorit; ajo e Selman Aluku me 9 anëtarë, si dhe shtëpia private e Myrteza Hyka, me 3 anëtarë janë tashmë në fazën finale të rindërtimit dhe brenda dy javësh këto familje do të marrin në dorë çelësat.

15:23
Pamje ekskluzive/ Snajperat rrethojnë banesën e 71 vjeçarit

Forcat Renea, Shqiponjat dhe FNSH-ja kanë rrethuar zonën ku ndodhet 71-vjeçari i cili ka qëlluar ndaj Policisë.

15:21
Bjellorusët s’i ndahen Vlorës/ Sa del dielli, në plazh edhe ukrainasit me pushime në Shqipëri

Edhe pse fund shtatori dhe pas dy ditëve me shi dhe ulje temperaturash, plazhet e Vlorës vijojnë të frekuentohen jo vetëm nga vendasit por edhe të huajt, kryesisht nga Ukraina dhe Bjellorusia.

15:19
Lehtësohen profesionet e lira/ Heqja e taksave, kontabilistët: Mund të abuzojë biznesi i madh

Profesionet e lira janë kategoria kryesore që pritet të përfitojë nga masat e qeverisë për lehtësimin e barrës fiskale me zerimin e tatim fitimit dhe atë të TVSH-së për bizneset e vogla.

15:16
5 vende fantastike ku mund të bëni një dasmë mbretërore!

Kopsht gjigant, kështjellë dhe shatërvane mbresëlënëse.

15:13
Ngjarje e rëndë në Dibër, elektriçisti humb jetën teksa punonte

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e sotme në fshatin Hotesh të Dibrës, ku është konstatuar pa shenja jete një elektriçist.

15:13
Hajdari: Rama gënjeu për listat/ Debat në kuvend, opozita e re kërcënon me bojkot

Opozita parlamentare vendos nën presion shumicën qeverisëse të cilës i duhen 84 vota të cilat nuk i ka,  për amendimet e kodit zgjedhor ku përfshihen listat e hapura dhe pragu elektoral. Rudina Hajdari e mbështetur edhe nga Muslim Murrizi u angazhuan për të bojkotuar seancën nga ku do të diskutohen këto ndryshime,  nëse listat nuk hapen 100% dhe pragu elektoral të vendoset 1% nga 3 % propozuar nga socialistët.

15:09
6 tërmete në një natë/ Lëkundja me e fortë 4.6 rihter pranë Cërrikut

Gjatë natës në vendin tonë janë regjistruar 6 lëkundje tërmeti. Lëkundja më e fortë ishte me magnitudë 4.6 të shkallës rihter dhe u ndje në disa zona si: Tiranë, Elbasan, Durrës etj.

15:07
Pranohen 4 kërkesat e mjekëve/ Rritja e pagesës, sigurim i jetës dhe kushte më të mira pune

Protesta e paralajmëruar e mjekëve sot nuk u mbajt, dhe një përfaqësi e tyre u takua me përfaqësuesit e qeverisë që pranuan të gjitha kërkesat.

15:01
Ekskluzive/ Dosja e Hagës! Akt-akuza e detajuar ndaj Hashim Thaçit

125 faqe të dosjes së Hagës i kushtohet asaj që prokurorët e kanë quajtur “përgjegjësia kriminale e të akuzuarve.  Gazetari Top Channel Muhamed Veliu duke iu referuar kësaj dosje, thotë se: Akt-akuza ngrihet mbi atë që njihet si  “Joint criminal enterprise” Sipërmarrje e përbashkët kriminale”  për të cilën prokurorët special mbërrin në këtë përfundim.

14:59
Koronavirusi/ Kina heq ndalesën për hyrjen e shtetasve të huaj në vend

Kina bëri të ditur se ka hequr ndalesën për hyrjen e shtetasve të huaj në vend që janë jashtë ndërsa kanë vizë dhe leje qëndrimi në Kinë, të cilën e vendosi për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19).

14:54
Pas takimit me ambasadorët e BE, Meta: Garantimi i zgjedhjeve të lira, kyç për të ardhmen europiane të Shqipërisë

Pas takimit me ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian, mes tyre edhe kreu i delegacionit te BE, Luigi Soreca, Presidenti Ilir Meta, me anë të një statusi në rrjete sociale shkruan se iu ka përcjellë disa nga shqetësimet për plotësimin e 6 kushteve të BE.

14:51
Vendet e Vishegradit kundërshtojnë sërish politikën e BE-së ndaj migrimit

Disa shtete në lindje të Evropës kanë kundërshtuar planin e ri për migrim të Komisionit Evropian, duke thënë se duhet të jetë më i ashpër.

14:51
Pamjet/ Në gatishmëri për të shtënë, ja si e ka rrethuar RENEA, 71-vjeçarin e ‘pabindur’ me automatik

RENEA, FNSH dhe Shqiponjat e Elbasanit, kanë rrethuar banesën nga ku 71-vjeçari Lefter Zhidru po qëllon ndaj tyre.

14:39
Sindikata e mjekëve 90 minuta takim në Kryeministri, por cilat ishin kërkesat e tyre?

Pas takimit në Kryeministri, sindikata e mjekëve morën mbështetjen e ministres Manastirliu për përmbushjen e 4 kërkesave të tyre.

14:34
Kundërshtarët dhe kriminelët kibernetikë e vënë rezultatin e zgjedhjeve amerikane në shënjestër

Zyrtarët e sigurisë së zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara po përgatisin publikun amerikan për një lloj të ri të skenarit më të keq për zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit, një vërshim dezinformimesh në orët menjëherë pas mbylljes së votimeve, duke hedhur dyshime mbi rezultatet dhe vetë procesin, ndërsa votuesit do të jenë në pritje të mësojnë se kush do të drejtojë vendin për katër vitet e ardhshme.

14:33
Fotot/ RENEA mbërrin me ‘Sniper’, 71-vjeçari në Elbasan vijon të qëllojë me automatik…

ELBASAN- Lefter Zhidru, 71- vjeç, vijon të qëllojë mbi policinë.

14:27
​BE kërkon shtrëngim të masave dhe kontroll të vatrave të reja me Covid-19

Bashkimi Evropian (BE) u bëri thirrje sot vendeve anëtare që të forcojnë urgjentisht masat për të kontrolluar vatrat e reja të epidemisë dhe për të shtypur valën e re të koronavirusit.

14:25
“Pres kodifikimin e ‘5 Qershorit'”, Meta: Ka politikanë që punojnë kundër interesit të vendit

Presidenti Ilir Meta nuk i ka kursyer sulmet për maxhorancën, ndërsa theksoi se ka politikanë që punojnë kundër interesit të vendit.

14:21
Bayern vs Sevilla/ Formacionet e mundshme për Superkupën e Evropës

Sonte në ora 21:00 luhet Superkupa e Evropës mes gjigandit bavarez, Bayernit dhe ekipit spanjoll Sevilla.

14:17
Apeli i këngëtares Përbasha: Më ndihmoni me një shtëpi të re

Këngëtarja e këngëve popullore Luljeta Përbasha ishte e ftuar në “ Shqipëria Live” për të rrëfyer gjendjen ku ndodhet ajo tani.

14:17
Diskutimet për pragun zgjedhor, Balla: Hajdeni të diskutojmë, por s’keni sjell asnjë draft!

Duke folur nga Parlamenti, kreu i grupit socialist, Taulant Balla është shprehur i bindur për fitimin e mandatit të deputetit në qarkun e Elbasanit.

14:09
Qëllon ndaj policisë dhe plagos dy kalimtarë, ky është “gangsteri” 71-vjeçar në Elbasan

Më datë 24.09.2020, rreth orës 13:20, në lagjen “11 Nëntori”, Elbasan shtetasja F. Zh., ka patur një konflikt me bashkëshortin e saj, shtetasin Lefter Zhidru, 71 vjeç, i cili në momentin që ka shkuar Policia është futur në banesë dhe ka qëlluar dhe vijon të qëllojë me armë zjarri kallash në drejtim të forcave të Policisë.

14:07
Pamjet nga vendi i ngjarjes/ I armatosuri vijon të qëllojë ndaj policisë, RENEA mbërrin në zonë

ELBASAN- Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë. Mësohet se ka qenë një person i cili ka hapur zjarr në drejtim të policisë por për pasojë, plumbat kanë kapur dy kalimtarë të rastit, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

14:05
Megan ne politikë…/ Trump: Nuk jam fans i saj, i uroj shumë fat princit Harry

Pasi është çliruar nga titujt mbretërorë, ka kthyer sytë nga politika. E vendosur tani në SHBA, Meghan Markle hedh pas shpine kurorën angleze dhe i drejton sytë nga Shtëpia e Bardhë.

14:02
Momente sikleti në dasmë/ 16 fotografi, më të vërteta se kurrë!

Në fotografitë e Ian Weldon-it nuk ka vend për “hipokrizi”. Harrojini fotografitë e mirëkuruara dhe bëhuni gati të shihni atë çka ndodh vërtet gjatë një ceremonie martesore.

14:01
Pastrim parash/ Banka gjobitet me rreth 1 miliardë $, ka thyer ligjin 23 milionë herë

Westpac, një prej bankave më të mëdha të Australisë, ka rënë dakord që të paguajë një gjobë prej rreth 1 miliardë dollarësh pasi akuzohet se ka lejuar sistematikisht që përmes saj të pastrohen para që buronin nga aktivitete të paligjshme.

14:00
“Do nxjerr provat”/ Trondit virologia kineze: OBSH bashkëpunon me Kinën, COVID u krijua në laborator

“Nuk kemi të bëjmë me një virus natyror, por me një patogjen artificial të lëshuar nga një laborator”. Është kjo deklarata e fortë e bërë nga virologia kineze, Li-Meng Yan, e cila e drejton gishtin nga Kina për këtë pandemi globale.

13:54
Të kapura në momentin perfekt/ Foto që meritojnë medalje!

Ajo çka në dukje nis si një shkrepje e zakonshme e aparatit fotografik apo celularit përfundon në një kryevepër të vërtetë.

13:52
Njerëzit që janë turpëruar para të gjithëve, 10 fotot që kanë çmendur rrjetin

Bota moderne ka një marrëdhënie të çuditshme dhe të ngushtë me rrjetet sociale. Një pjesë e mirë e gjërave që ndodhin fillimisht postohen aty dhe më pas shpërndahet masivisht edhe në media.

13:48
Fitness në moshë te thyer, njihuni me gjyshen 70-vjeçare më në formë! (FOTO)

Chen Jifang shkon në palestër çdo ditë, dhe qëndron atje për të paktën dy orë, e këtë e provon edhe fiziku i saj.

13:40
Plas arma në Elbasan! 71-vjeçari qëllon mbi policinë! Plagosen dy kalimtarë…

ELBASAN- Qyteti i Elbasanit është tronditur ditën e sotme nga një ngjarje e rëndë ku dy persona kanë mbetur të plagosur.

13:38
Prodhuesit e makinave padisin Trump për taksat mbi Kinën

Prodhues të mëdhenj makinash janë duke paditur Qeverinë e Shteteve të Bashkuara për taksat e importit që ka vendosur mbi pjesët kineze.

13:34
Kultivim kanabisi, arrestohen 2 persona në Vlorë

Dy shtetas ranë në pranga në Vlorë për kultivim të kanabisit.

13:32
Pjesëmarrje në grup terrorist/ OFL në Krujë e në Divjakë! Kush janë 5 personat që duhet të justifikojnë pasurinë, mes tyre dy gra

Operacioni Forca e Ligjit, i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, 5 personave të cilët kanë të shkuar kriminale.

13:28
Trafikoi drogë në Kosovë/ Arrestohet 48-vjeçari nga Mirdita, i shpallur në kërkim (EMRI)

Ka rënë në pranga një 48-vjeçar nga Mirdita, i dënuar me 10 vite burg për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

13:20
Rindërtimi i Kasharit/ Ringrihen dy shtëpitë e para të shembura nga tërmeti i 26 Nëntorit

Rindërtimi i banesave individuale të qytetarëve që humbën shtëpitë në tërmetin e 26 Nëntorit po vijon me ritme të avancuara edhe në zonën e Kasharit, në kryeqytet.

13:17
Policia sekuestron 324 mijë prezervativë të përdorur/ Vietnam, paketoheshin sërish dhe shiteshin si të rinj

324 mijë prezervativë të përdorur janë sekuestruar nga policia vietnameze, të cilët pas pastrimit janë shitur sërish.

13:09
Sozia e Selena Gomez: Ja çfarë do të bëj nëse kam sukses…

Lynda Merdji i ka qëllimet e qarta! Bukuroshja algjeriane, e cila mori famë për shkak të ngjashmërisë së saj të frikshme me Selena Gomez, ka zbuluar për Top Channel dëshirën e saj më të madhe.

13:07
​Hoti arsyeton shtyrjen e mbledhjes së dy qeverive shqiptare: Agjendën e qeverisë e caktoj vetëm unë

Pas njoftimit mbrëmë se mbledhja e dy qeverive Kosovë-Shqipëri është shtyrë për javën e parë të tetorit për shkak të seancës së Kuvendit të Kosovës, kryeministri Avdullah Hoti tha se nuk ka ndonjë arsye tjetër për këtë vendim dhe se agjendën e qeverisë e cakton vetëm ai.

13:01
Ndryshimet në Kodin Zgjedhor/ Mblidhet grupi i punës, diskutojnë propozimet e mbërritura në kuvend

Gjatë mëngjesit të kësaj të enjteje është zhvilluar mbledhja e grupit të punës për hartimin dhe propozimin e amendamenteve që reflektojnë ndryshimet Kushtetuese në Kodin Zgjedhor.

13:01
Produktet bio ushqejnë organizmin – Si të zgjidhni të duhurat

Diskutimi mbi ushqimin bio (biologjik) po fiton rëndësi të veçantë në shoqërinë tonë.

12:58
‘Nëse nuk miratohet, bojkotojmë’/ Drafti i Opozitës Parlamentare për ndryshimet e Kodit Zgjedhor: Pragu elektoral të jetë 1%…

Zbardhet drafti i Opozitës Parlamentare për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

12:53
Presidenti Meta takim me Sorecën dhe ambasadorët e tjerë të BE

Presidenti Ilir Meta po zhvillon një takim me ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian, mes tyre edhe kreu i delegacionit te BE, Luigi Soreca.

12:49
“Koreja e Veriut vrau dhe dogji trupin e zyrtarit të zhdukur koreanojugor”

Një zyrtar i Koresë së Jugut i zhdukur u qëllua për vdekje nga Koreja e Veriut dhe trupi i tij u dogj, deklaroi sot Ministria e Mbrojtjes e Koresë së Jugut.

12:49
Tropojë/ Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortës, arrestohet 33 vjeçari

Pas arrestimit të një personi që ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes në Berat, një tjetër person është arrestuar në Tropojë për të njëjtin veprim gjatë ditës së sotme(24.09.2020).

12:45
Prokuroria e Specializuar kryen arrestimin e parë në Kosovë

Prokuroria e Posaçme e Kosovës me seli në Hagë, tha të enjten se është arrestuar Sali Mustafa, në bazë të një urdhër arresti të saj dhe akuzës së konfirmuar nga një gjykatës i procedurës paraprake të Gjykatës së Posaçme.