“Je bërë si fshesë korrenti”/ Rikthehen sërish debatet mes Shqipes dhe Mevlanit

24/09/2020 19:37

Teksa po komentohej takimi mes Erjonit dhe Anës, debatet e Shqipes dhe Mevlanit u rikthyen sërish.

Shqipja ishte duke komentuar takimin e dyshes, që sipas saj ishte paksa i ekzagjeruar, ndërsa në këtë moment ndërhynë dhe Mevlani, i cili tha se për të takimi ishte mjaft i mirë.

Pas kësaj nuk munguan fyerjet dhe sharjet mes tyre, ku Mevlani iu drejtua Shqipes me fjalët, “Do të marr në çerdhe për të mësuar jetën. Je bërë si fshesë korrenti”.

Top Channel