E mërkurë, 29 Korrik 2020
04:01
Protestuesit padi gjyqësore për agjentët federalë në Portland

PORTLAND, OREGON – Dy grupe protestuesish kundër dërgimit të agjentëve federalë nga Presidenti Donald Trump për të zmbrapsur demonstratat përpara godinës së gjykatës federale, kanë paditur Departamentin e Sigurisë Kombëtare, duke e akuzuar se ka shkelur Kushtetutën me dërgimin e forcave federale të zbatimit të ligjit për të shpërndarë turmat me gaz lotsjellës dhe plumba gome.

03:40
SHBA/ Biden shpalos planin ekonomik, kryeson në anketa

Kandidati demokrat për Shtëpinë e Bardhë Joe Biden ka shpalosur shtyllën e tretë të planit të tij ekonomik duke premtuar një rritje prej 775 miliardë dollarë për kujdesin e fëmijëve. Të dhënat e anketave të fundit tregojnë për epërsi të ish zëvendës-presidentit Biden ndaj Presidentit Trump në shtetet fushë-beteja. Anketat e opinionit publik tregojnë se të dy kandidatët gëzojnë mbështetje të njëjtë kur flitet për ekonominë.

03:19
COVID-19/ Vaksina eksperimentale e grupit NIH, Moderna hyn në fazën e fundit

Prova më e madhe deri më sot e një vaksine eksperimentale për COVID-19 filloi të hënën me të parët e një grupi prej gati 30,000 amerikanësh që përveshën mëngët për të marrë vaksinën e krijuar nga qeveria amerikane si pjesë e garës gjithëpërfshirëse globale për të ndaluar shpërthimin e virusit vdekjeprurës.

02:58
SHBA/ Prokurori i Përgjithshëm mbron reagimin e fortë të administratës ndaj protestave

Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, William Barr mbrojti me forcë dërgimin e e qindra agjentëve federalë në qytetin Portland të Oregonit dhe në qytete të tjera të Shteteve të Bashkuara për të vënë nën kontroll protestat e dhunshme. Demokratët e opozitës e akuzuan atë se po shkel të drejtat civile të amerikanëve për të protestuar dhe se kishte ndërmarrë veprime për të mbështetur fushatën e Presidentit Donald për t’u rizgjedhur në nëntor.

02:32
Tregjet evropiane të aksioneve në pritje të sinjaleve pozitive

Tregjet europiane të aksioneve e përfunduan seancën e sotme në rend të shpërndarë dhe të tërhequra, duke u përballur me rritjen e rasteve të infektimit me COVID-19, si edhe në pritje të përfundimeve nga FED dhe plani amerikan i rimëkëmbjes.

02:07
Shkuan pranë luftës me Greqinë/ Turqia tërhiqet nga kërkimi i gazit, pas ndërhyrjes së Merkel

Turqia u tërhoq zyrtarisht nga nisma për kërkimin dhe nxjerrjen e gazit natyror nga hapësira detare e kontestuar e Mesdheut Lindor. Për shkak të vazhdimit të negociatave, presidenti Erdogan kërkoi pezullimin e projektit. Athina e mirëpriti vendimi dhe tha se është gati për dialog. Të dy vendet shkuan shumë pranë luftës, por tensionet u ulën pas ndyrjes së kancelares gjermane Angela Merkel.

01:46
Zjarret pyjore në Australi prekën gati 3 miliardë kafshë

Gati 3 miliardë kafshë u vranë apo u zhvendosën nga sezoni shkatërrues i zjarreve në Australi në vitet 2019 dhe 2020, sipas shkencëtarëve që kanë zbuluar për herë të parë shkallën e vërtetë të ndikimit të tyre në jetën e egër të vendit.

01:24
A merret vërtet Covidi dy herë? Shkencëtarët nuk janë shumë të sigurtë!

Është një prej pyetjeve më të mëdha të momentit. A mund të merret vërtet Covid 19 dy herë? Shkencëtarët në fakt, nuk janë shumë të sigurtë për përgjigjen.

01:01
Italia shtyn gjendjen e jashtëzakonshme deri në tetor

Qeveria italiane planifikon ta zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme e cila i lejon qeverisjen me dekret pa qenë nevoja për aprovim parlamentar, pavarësisht kundërshtisë së ashpër të partive opozitare.

00:40
Greqia shton masat ndaj Covid-19, maska bëhet e detyrueshme në të gjitha dyqanet dhe administratë

Duke parë tendencën në rritje të rasteve me Covid -19 qeveria greke ka shpallur masa të reja në përballimin e pandemisë. Sipas zv/ministrit të Mbrojtjes Civile prej së mërkurës do të jetë e detyrueshme mbajtja e maskës përveç supermarketeve edhe në të gjitha dyqanet e vogla si psh, furrat e bukës, në dyqanet e mishit, peshkut, ëmbëltoret, por edhe në të gjithë zyrat e administratës shtetërore dhe asaj publike si dhe në institucionet bankare. Gjithashtu e detyrueshme do të jetë mbajtja e maskës për gjithë personelin e restoranteve.

00:19
Lokali vazhdon aktivitetin me muzikë pas orës 20:00/ Reagon policia për lajmin që qarkullon në mediat online

Policia e Durrësit ka reaguar në lidhje me një lajm i cili ka qarkulluar në median online, se një lokal në Gjirin e Lalëzit ushtron aktivitet me muzikë edhe pas orës 20:00.

E martë, 28 Korrik 2020
23:53
Atalanta vijon momentin pozitiv, përmbys Parmën

Atalanta rikthehet menjëherë te fitorja në Serie A. Pas barazimit ndaj Milanit skuadra e Gasperinit vazhdoi momentin pozitiv falë suksesit me përmbysje ndaj Parmës në stadiumin Enio Tardini.

23:45
Conte mposht Gattuson, Interi ruan vendin e 2-të

Conte mposht Gattuson për të dytën herë në kampionat në këtë sezon duke u hakmarrë në një farë mënyre për elimininim që i bëri Napoli nga Kupa e Italisë, ndërsa Interi falë suksesit 2-0 në San Siro në javën e 37-të të Serie A ruajti vendin e dytë në kampionat, pozicion që ja kishte marë përkohësisht Atalanta.

23:32
Tare do David Silvan te Lazio, arrin akordin me Borja Mayoral

Igli Tare ka nisur merkaton pa u mbyllur ende ky sezon i Serie A, për të përforcuar sa më shumë Lazion që sezonin e ardhshëm do të luajë në grupet e Champions League.

22:49
Gjermania, e shqetësuar nga rritja e numrit të rasteve me koronavirus

Kreu i agjencisë së shëndetit publik në Gjermani tha se është “shumë i shqetësuar” nga rritja e numrit të të infektuarve me koronavirus në këtë vend

22:34
Presidenti bjellorus, pozitiv me COVID-19

Presidenti bjellorus, Alexander Loukachenko njoftoi sot se është infektuar me COVID-19, ashpërsinë e të cilit ai e ka minimizuar vazhdimisht.

22:18
“Facebook” dërgon KE-në para gjykatës

Platforma e medias sociale “Facebook” ka vënë para gjykatës Komisionin Europian për shkak të kërkesave për informacion nga krahu ekzekutiv i BE-së, të cilat i konsideron si tepër invazive.

22:07
Kosovë/ Ndalohen të gjitha veprimtaritë fetare, nuk lejohet as therja e kafshëve në shtëpi

Në prag të Festës së Kurban Bajramit, besimtarët myslimanë nuk do të mund të therin kafshë në shtëpitë e tyre.

22:05
Kosovë/ Ndalohen festat familjare, si dhe veprimtaritë sportive dhe kulturore

Qeveria e Kosovës mbrëmjen e së martës miratoi 28 masa të reja për parandalimin e Covid-19.

21:55
Engjejt Blu: Modelet F-18E i bashkohet skuadroneve akrobatike të flotës së SHBA

Skuadronet e demonstrimeve ajrore të forcave të SHBA, Blue Angels kanë marrë modelet e para Boeing F-18E Super Hornet, që u ulën dje në bazën ajrore të Pensacola në Florida të cilat do të zëvendësojnë modelet më të vjetra F-18C Hornet.

21:35
Qeveria miraton 28 masa të reja kundër Covid-19: Kush hyn në Kosovë…

Qeveria e Kosovës ka miratuar masat e reja për parandalim të përhapjes dhe kontrollit të infeksionit COVID-19.

21:33
Java e fundit e Superligës/ Të mërkurën Tirana merr trofeun, gjatë ceremonisë nuk do të ketë tifozë 

Ka mbërritur në finish sezoni 2019/2020 i Superligës pas shumë peripecive dhe me një shkëputje gati 3 mujore për shkak të pandemisë.

21:28
Andrea Bocelli thotë se ndjehet ‘i turpëruar’ nga rregullat e koronavirusit në Itali

Këngëtari italian i operas Andrea Bocelli ka thënë sot se ndjehet “i turpëruar dhe i ofenduar” nga masat e izolimit të vendosura në vend prej koronavirusit.

21:22
Kamëz/ Përplaset nga makina një 17-vjeçar

Tiranë- Një aksident i rëndë ka ndodhur në ‘Bulevardin Blu’ në Kamëz ku një makinë ka përplasur një 17-vjeçar.

21:14
Greqi, masa te reja ndaj Covid-19/ Maska bëhet e detyrueshme në të gjitha dyqanet dhe administratë

Duke parë tendencën në rritje te rasteve me Covid -19 qeveria greke ka shpallur masa të reja në përballimin e pandemisë.

21:03
Pezullohet llogaria e djalit të Donald Trump prej komentit për COVID-19

Djalit të presidentit të SHBA, Donald Trump i Riu, i është pezulluar përkohësisht llogaria në Twitter prej “shkeljes së rregullave të keqinformimit për koronavirusin”.

21:03
Kosovë: Komisioni miraton amendamentet e projektligjit për buxhetin

Komisioni për Buxhet dhe Transfere, në mbledhjen e sotme elektronike, të drejtuar nga Hekuran Murati, kryetar, shqyrtoi dhe miratoi raportin me amendamente për Projektligjin nr. 07/L-014 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr. 07/L-001 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020.

20:53
Antikanabisi Fier, Berat, Vlorë, Gjirokastër/ Ardi Veliu mbledh drejtorët e policisë: Do t’ju mbështesim me helikopterë

Vijojnë takimet rajonale për intensifikimin dhe thellimin e masave për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit dhe trafikimit të kanabisit.

20:47
Përplasen dy makina në aksin Lushnjë – Fier, plagoset një person

Lushnjë- Një aksident ka ndodhur në  aksin rrugor Lushnjë – Fier ku si pasojë një person ka mbetur i plagosur.

20:37
Kujdes nga koronavirusi, paralajmëron Dr. Fauci

Zyrtari më i lartë i SHBA për sëmundjet infektive tha se shtimi i rasteve me koronavirus në Florida, Kaliforni dhe disa shtete të tjera amerikane të goditura rëndë mundet që shumë shpejt të arrijë pikun, por pjesë të tjera të vendit duket se janë në prag të rritjes së shpërthimeve.

20:33
Bunkeri Arktik i “ditës së katastrofës” regjistron ditën më të nxehtë

Arkipelagu arktik Svalbard strehon rreth 3,000 banorë, disa qindra arinj polarë si dhe dy bunkerë për “ditën e katastrofës” që supozohet të ruajnë civilizimin tonë nga zhdukja e mundshme.

20:26
Zyrtarët e SHBA: Mos mbillni farërat në pakot e padëshiruara

Departamenti Amerikan i Bujqësisë po paralajmëroi amerikanët të mos mbjellin farëra që vijnë siç duket nga Kina me pako të paporositura.

20:20
‘Do mbetesh në tualetin e Gjykatës‘ Balla akuza Shkëlzen Berishës: Si do e justifikosh fabrikën në Gërdec? Je aq dembel sa të ngeli zbuluar

Kreu i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla me anë të një postimi në rrjetet sociale ka reaguar lidhur me lajmet e publikuara në media për pasurinë e djalit të Sali Berishës, Shkëlzen Berisha.

20:13
Spektakli me makinat rally/ Gara nëpër male me të pasionuarit pas tyre

“Plani për sot është që të improvizojmë një pjesë të garës. Jo garë rezistence, por do bëjmë një garë më shpejtësi të vogla për të provuar disa teknika me shirita.”

20:13
Rikthehet Era Istrefi, bashkëpunim me Butën

Pas një shkëputjeje të shkurtër nga muzika, Era Istrefi rikthehet me një një projekt tërësisht shqip.

20:06
S’ka dakordësi për listat/ Opozita akuzon PS, shumica e gatshme të votojë ndryshimet kushtetuese

Kur kanë mbetur edhe 48 orë nga votimi në parlament i ndryshimeve kushtetuese, shumica qeverisëse dhe opozita e bashkuar gjatë tre orë diskutimesh, në këshillin politik nuk prodhuan dakordësi.

20:02
Turqia dhe Azerbajxhani do të kryejnë stërvitje të përbashkëta ushtarake

Forcat e armatosura të Turqisë dhe Azerbajxhanit kanë njoftuar se do të kryejnë stërvitje të përbashkëta ushtarake në shkallë të gjerë në Azerbajxhan, në një kohë tensionesh të larta me fqinjin Armeni, për rajonin e kontestuar të Nagorni-Karabak.

20:01
Fotot/ Aksidentohet ish-piloti i ‘Formula 1’, McLareni i tij 1.2 mln euro bëhet ‘copë’

Ish-ylli i Formula 1, Adrian Sutil, është aksidentuar në Manaco me ‘McLarenin’ e tij që kushton afro 1.2 milion euro.

19:59
Java e fundit e Superligës/ Të mërkurën Tirana merr trofeun, gjatë ceremonisë nuk do të ketë tifozë

Ka mbërritur në finish sezoni 2019/2020 i Superligës pas shumë peripecive dhe me një shkëputje gati 3 mujore për shkak të pandemisë.

19:56
“Maskat janë të panevojshme”/ Twiiter bllokon djalin e Trump-it!

Twitter ia bllokoi përkohësisht djalit të madh të presidentit amerikan, Donald Trump, mundësinë që të bëjë postime në platformën e njohur sociale.

19:52
Hetim zhdukjes së dokumenteve/ Ishin aplikime të qytetarëve për kartën e identitetit dhe pasaportë

Prokuroria nisi hetimet pas denoncimit të një punonjësit të kompanisë “Aleat”, për zhdukjen e një sërë formularësh, që ishin plotësuar nga qytetarët për kartat e identitetit dhe për pasaportat.

19:48
Kosovë, spitali i ri Covid-19/ Trajtimi i pacientëve do të bëhet si në klinikën infektive në Prishtinë

Zënia e të gjithë shtretërve në spitale me pacientë të prekur me coronavirus, ka vënë në lëvizje Qendrën e Mjekësisë Familjare këtu në Obiliq.

19:44
Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës i përgjigjet Mustafës: E pranuat se ju e prishët koalicionin me VV-në

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, njëherësh anëtare e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci i ka reaguar kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa.

19:43
Pekini i përgjigjet Pompeos: Deti i Kinës Jugore nuk është Hawaii i SHBA

Kina tha sot në kundërshtim të përfshirjes së Uashingtonit në çështjet e saj detare rajonale, se Deti i Kinës Jugore nuk është Hawaii, dhe se “tentativat e destabilizimit të rajonit do të dështojnë”.

19:41
4 viktima dhe 117 raste të reja/ 123 pacientë të shtruar në spital, 22 në terapi intensive dhe 7 të intubuar

Në 24 orët e fundit nuk e fituan betejën me koronavirusin 4 qytetarë, ndërsa Ministria e Shëndetësisë konfirmoi 117 raste te reja, gati gjysma e tyre ne Tiranë.

19:37
Johnson: Ka shenja të “valës së dytë” të pandemisë në Evropë

Kryeministri britanik, Boris Johnson, e mbrojti vendimin e qeverisë së tij për të futur në karantinë udhëtarët që vijnë nga Spanja, duke thënë se “ka shenja të valës së dytë të koronavirusit” në disa pjesë të Evropës.

19:35
Gjermani, RKI: Rritja e rasteve me Covid-19 shqetësuese

Instituti gjerman i Epidemiologjisë dhe Mbikëqyrjes së Shëndetit ”Robert Koch” (RKI) ngriti alarmin për një rritje të rasteve të reja me COVID-19 në vend që prej disa ditësh, sipas tij ”një burim i madh shqetësimi”.

19:34
Conte: Zgjatja e gjendjes së jashtëzakonshme, e pashmangshme

Kryeministri italian, Giuseppe Conte tha sot se zgjatja e një gjendjeje të jashtëzakonshme kombëtare, e lidhur me pandeminë e COVID-19, është e pashmangshme.

19:29
​Banka Botërore do të vazhdojë përkrahjen për Kosovën

Në takim u diskutua për projektet aktuale të Bankës Botërore në Kosovë si dhe për projektet e reja që pritet të realizohen në tri vitet e ardhshme.

19:17
Mirditë/ Zjarr i madh në zonën e Katundi të Vjetër, flakët i afrohen fshatit dhe rrezikon jetën e banorëve

MIRDITË- Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një pyll në zonën e Katundit të Vjetër në Rubik.

19:17
Mat/ Banorët e tre fshatrave në protestë ndaj HEC-it për ujin vaditës

Banorë të tre fshatrave në Njësinë Administrative Komsi në Bashkinë e Matit protestuan këtë të martë ndaj një firme që ka ndërtuar një HEC-e e cila sipas tyre ka dëmtuar veprën e marrjes së ujit vaditës.

19:13
Studimi gjerman: Qentë mund të nuhasin COVID-19 me saktësi të lartë te njerëzit

Studiues në Gjermani kanë thënë së fundmi se qentë janë të aftë të dallojnë nëse pështyma njerëzore është e infektuar me COVID-19, por më shumë kërkime duhen zhvilluar.

19:05
Rita Ora fotografohet për herë të parë në publik me të dashurin 10 vite më të madh (FOTO)

Rita Ora është padyshim një ndër këngëtaret më të suksesshme me famë botërore.

18:57
​Deputetët e LDK-së mohojnë pretendimet e Gjyshinces: Asgjë nuk është e vërtetë

Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë mohuar se janë përfshirë në një incident me deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Gazmend Gjyshinca.

18:55
Parashikimet pesimiste të linjave ajrore për shkak të COVID-19

Në një azhurnim të situatës mbi ndikimin e pandemisë tek kompanitë ajrore dhe numri i fluturimeve, Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA) foli për një kontroll të avashtë të situatës së krijuar nga virusi në Shtetet e Bashkuara dhe vendet në zhvillim si dhe një të ardhme të zymtë të fluturimeve ajrore.

18:55
​Zëdhënësi i PDK-së i drejtohet Hotit: Lëri ankesat, përvishju punës ose largohu si Albin Kurti

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyçi, ka kritikuar ashpër kryeministrin Avdullah Hoti për mënyrën e menaxhimit të pandemisë.

18:50
​Veseli: Jam mirë, mezi po pres të rikthehem në aktivitete dhe shumë punë të mira

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, përmes një statusi në Facebook, ka bërë të ditur se pavarësisht infektimit me Covid-19, gjendja e tij shëndetësore vazhdon të jetë e mirë.

18:50
Burri pranon vrasjen e gruas gjatë pushimeve në Francë, para se të merrte avionin për t’u kthyer

Një bashkëshort ka “pranuar” vrasjen e gruas së tij “të adhurueshme” teksa ishin me pushime në Francë dhe hedhjen e trupit të saj në kanal para se të nxitonte të kapte avionin për t’u kthyer.

18:45
A merret vërtet Covid-i dy herë? Shkencëtarët nuk janë shumë të sigurtë!

Është një prej pyetjeve më të mëdha të momentit: A mund të merret vërtet Covid 19 dy herë?

18:39
Kosovë/ ​Mot përvëlues edhe në dy ditët e ardhshme

IHMK-ja njofton se masat e nxehta të ajrit të ardhura nga Afrika do të mbesin prezent mbi vendin tonë edhe për dy ditët e ardhshme, duke kushtëzuar mot me diell dhe temperatura të larta.

18:36
Nard Ndoka thotë se kreu i krimit elektoral është Edi Rama. Por ja si përgjigjet kur pyetet përse ambasadorja amerikane takohet me një kriminel zgjedhjesh…

Në emisionin e sotëm në Top Talk, ishte i ftuar ish-deputeti Nard Ndoka, i cili ka folur rreth zhvillimeve të fundit politike në vendin tonë.

18:33
“Kokëfortësia s’është në interes të Shqipërisë”/ Presidenti Meta: PS të heqë dorë nga ndryshimet e njëanshme kushtetuese!

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për ndryshimet kushtetuese, të rëna dakord mes PS dhe opozitës parlamentare.

18:23
Kina nuk ndalet! Hidhet në sulm kundër Zelandës

Kina ka akuzuar Zelandën e Re për shkelje të ligjit ndërkombëtar pasi kjo e fundit pezulloi traktatin e saj për esktradim me Hong Kongun dhe ka rritur kontrollet në mallrat ushtarake të eksportuara me këtë shtet.

18:13
Vrasja e Emiljano Ramazanit në Elbasan/ Policia gjen armën e krimit në një makinë, arrestohen babë e birë!

ELBASAN- A. M., 64 vjeç dhe S. M., 37 vjeç, lindur e banues në Peqin (babë e bir) janë vënë në prangat e policisë për shkak se akuzohen për vrasjen e Emiljano Ramazanit, në qytetin e Elbasanit, ngjarje kjo e ndodhur më 20 korrik.

18:10
Ishulli italian që ka zero raste me koronavirus, megjithë ardhjen e turistëve të infektuar

Një ishull i vogël italian i ka shpëtuar mrekullisht valës së koronavirusit vrasës pasi asnjë nga rezidentët nuk është prekur nga sëmundja, tregojnë testimet.

18:04
Ministri i Ekonomisë në Kosovë: Kuvendi të miratojë sa më shpejt tri ligjet e dërguara

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, thotë se pa miratimin e tri ligjeve: rishikimi i buxhetit, menaxhimi i pandemisë dhe rimëkëmbja ekonomike, Kosova mund të futet në kolaps. Ai u ka bërë thirrje kuvendit që sa më shpejt të miratohen këto ligje.

18:00
Mustafa: Akademik Kujtim Shala mund t’i rrahë me dije të gjithë në VV-së

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka reaguar pas pretendimeve të deputetëve të VV-së për sulm nga Arben Gashi e Kujtim Shala.

17:47
Greqi, vijojnë përplasjet mbi autostradën “Joniane” drejt kufirit shqiptar

Autoritetet greke në prefekturën e Janinës po bëjnë përpjekje për financimin e projektit rrugor që lidh Janinën me pikën kufitare shqiptare të Kakavijës.

17:43
Provoi vaksinën kundër koronavirusit/ Virologia: Jam shumë mirë …

Kanë kaluar dy muaj që kur iu nënshtrua administrimit të vaksinës kundër koronavirusit dhe virologia Elisabbetta Groppelli, studiuese në St.George të Londrës, thonë se ndihet shumë mirë dhe nuk ka pasur “asnjë efekt të rëndësishëm anësor”.

17:40
Krokodili gjigand ngre në ajër derrin e egër para se ta copëtojë përgjysmë (foto)

Disa pamje të pabesueshme tregonin një krokodil gjigand që përplaste duke gritur në ajër një derr të egër që kapi në pranë pellgut të tij, para se ta copëtonte e ta hante të tërin.

17:36
Top Talk: Opozita paralajmëron veprime drastike, nëse Parlamenti ndryshon kushtetutën njëanshmërisht

Opozita jashtë parlamentare ka rënë dakord më listat e hapur në zgjedhje, por pika ku janë kundër për ndryshimet kushtetutës është ndalimi i koalicioneve parazgjedhore. Për të diskutuar rreth kësaj çështje i ftuar në emisionin Top Talk, në Top Channel ka qenë ish-deputeti Nard Ndoka.

17:34
“E shkatërruar” dhe me lot në sy/ Kim Kardashian debaton me Kanye West

Kim Kardashian është fotografuar për herë të parë me Kanye West në Wyoming, që pas deklaratave shokuese të reperit disa ditë më parë në Twitter.

17:32
Boris Johnson paralajmëron: Ka shenja të valës së dytë të Covid-19 në Europë

Kryeministri britanik Boris Johnson la të kuptohej se disa vende në Europën kontinentale mund të jenë duke përjetuar një valë të dytë të infeksioneve nga koronavirusi.

17:22
Hoti: Në Pakon e rimëkëmbjes ekonomike, do të përfshihen edhe transportuesit

Kryeministri Avdullah Hoti, i shoqëruar nga ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, priti sot në takim drejtuesit e Shoqatës së Transportuesve të Kosovës, me të cilët bisedoi për gjendjen aktuale në këtë sektor.

17:17
Itali/ Shtyhet deri në tetor gjendja e jashtëzakonshme

Qeveria italiane planifikon ta zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme e cila i lejon qeverisjen me dekret pa qenë nevoja për aprovim parlamentar, pavarësisht kundërshtisë së ashpër të partive opozitare.

17:11
Brazil, punonjësit e shëndetësisë kërkojnë hetimin e Bolsanaros

Punonjësit e kujdesit shëndetësor në Brazil i janë drejtuar Gjykatës Penale Ndërkombëtare duke i kërkuar të hetojë qeverinë e Presidentit Jair Bolsonaro për krime kundër njerëzimit mbi mënyrën e trajtimit të pandemisë së koronavirusit.

17:10
Ndodh ‘çudia’ në Florida! Përdori fondet e ndihmave të Covid për të blerë Lamborghini!

Një burrë nga Florida është akuzuar se ka marrë 3.9 milion dollarë në formë huaje nga Programi i Mbrojtjes së Biznesit të Vogël si ndihma për krizën e Covid 19, por në fakt i përdori për të blerë një Lamborghini e disa objekte të tjera luksoze në Miami Beach.

17:04
Zjarret pyjore në Australi prekën gati 3 miliardë kafshë!

Gati 3 miliardë kafshë u vranë apo u zhvendosën nga sezoni shkatërrues i zjarreve në Australi në vitet 2019 dhe 2020, sipas shkencëtarëve që kanë zbuluar për herë të parë shkallën e vërtetë të ndikimit të tyre në jetën e egër të vendit.

17:01
​Hoti dhe ambasadorët e QUINT-it flasin për dialogun për Serbinë

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, i shoqëruar nga koordinatori shtetëror për dialogun me Serbinë, Skender Hyseni, ka pritur sot në takim ambasadorët e shteteve të QUINT-it.

16:59
Haxhi përmes realitetit virtual në kohën e koronavirusit

Për herë të parë në historinë e Arabisë Saudite, nuk do ketë pelegrinë të huaj që do të vijnë për haxhillëk, si rrjedhojë e kufizimeve që ka bërë të nevojshme pandemia.

16:55
Ish-kryeministri dënohet me 12 vjet burg për skandalin e rryshfetit disa miliardësh

Ish-kryeminsitri i Malajzisë, Najib Razak u shpall sot fajtor në një nga pesë gjyqet e skandalit të njohur si ‘1MDB’, duke u dënuar me 12 vjet burgim dhe 50 milionë dollarë gjobë.

16:43
Trafikim narkotikësh dhe shfrytëzim prostitucioni/ Kush janë katër të piketuarit e radhës nga OFL-ja (Emrat)

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

16:42
“Opozita 100% dakord për hapjen e listave 100%”, PD i përgjigjet Ramës: Heqja e koalicioneve hall i Ramës

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama lidhur me listat e hapura duke thënë se Partia Demokratike, është pro hapjes së tyre në mënyrë 100%.

16:40
Bashkia e Tiranës: Shtyhet edhe me 30 ditë dorëzimi i dokumenteve për të përfituar kredi të butë

Nëse nuk keni mundur që të plotësoni në kohë dokumentacionin për të përfituar kredi të butë, keni edhe 30 ditë shtesë për ta bërë.

16:35
“Mbytet” anija kineze në plazhin e Dhërmiut, synohet të kthehet në atraksion turistik

VLORË- Një anije e prodhimit kinez është mbytur në plazhin e Dhërmiut, për tu kthyer në atraksion turistik, për zhytësit dhe eksploruesit e botës nënujore.

16:35
Lezhë/ Procedohen penalisht 5 drejtues mjetesh, policia jep detajet

Policia rrugore e Lezhës njofton se vetëm ditën e sotme janë proceduar penalisht 5 drejtues automjetesh, dy prej të cilëve të arrestuar në flagrancë, si dhe tre të tjerë proceduar në gjendje të lirë, për veprat penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”.

16:28
Video/ Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje: Jam sulmuar fizikisht nga deputetët e LDK-së

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe anëtari i Komisionit për Punë të Jashtme, Gazmend Gjyshinca deklaroi se është sulmuar pas mbledhjes së këtij komisioni në korridoret e Kuvendit nga deputetët e LDK-së, Kujtim Shala dhe Arben Gashi.

16:22
Bëhet nami në Mykonos, zbret Dan Bilzerian me modelet e tij (FOTO)

Dan Bilzerian, i njohur edhe si “Mbreti i Instagramit”, mbërriti në Greqi me jahin e tij luksoz dhe sigurisht nën shoqërinë e modeleve të nxehta.

16:17
Berat/ Infektohet me Covid-19 imami i një xhamie, në gjendje të rëndë shëndetësore! Virusi prek edhe një mjek

BERAT –  Dalin pozitivë me Covid-19 hoxha në Xhaminë e Sahatit dhe një mjek në një Qendër Shëndetësore hoxha i Xhamisë së Sahatit në lagjen “Çelipias” në Berat ka rezultuar “pozitivë” me Covid-19.

16:17
Demi vritet barbarisht teksa Spanja rihap arenat e toreadorëve pas koronavirusit (foto)

Pamje të tmerrshme tregonin sot sesi shpata e ngulur dridhej në kurrizin e demit që jetonte momentet e fundit, teksa Spanja hap për herë të parë arenat e toreadorëve pas izolimit të koronavirusit.

16:03
Covid-19/ Situatë shqetësuese në vend! MSH: 117 raste të reja dhe 4 humbje jete në 24 orë

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë regjistruar 117 raste të reja me Covid-19.

15:57
Koreja Veriore ashpërson masat mbrojtëse kundër koronavirusit

Koreja Veriore ka njoftuar më 28 korrik se do të marrë masa më të ashpra kundër koronavirusit të ri, duke përfshirë izolimin e qytetit kufitar Kaesong, me qëllim të luftimit të atij që mund të jetë rasti i parë i konfirmuar me sëmundjen Covid-19, që shkakton koronavirusi në këtë shtet.

15:47
Nuk e keni parë kurrë kështu, modelja bombastike shpërthen në lot: Është shumë e vështirë… (FOTO)

Demi Rose ka shpërthyer në lot të hënën mbrëma teksa tregoi se kur ka qenë fëmijë kanë abuzuar me të dhe në shkollë e kanë bullizuar.

15:46
Futbollisti i Real Madridit rezulton pozitiv me COVID-19

Real Madridi e ka konfirmuar se Mariano Diaz ka rezultuar pozitiv për COVID-19 dhe se tashmë është izoluar në shtëpinë e tij.

15:45
Kosovë/ 239 raste të reja me Covid-19, 7 të vdekur dhe 102 të shëruar

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 401 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 239 raste pozitive.

15:42
​Veliu takon Hysenin, flasin për dialogun me Serbinë

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu ka pritur në takim koordinatorin Shtetëror për Dialog, Skender Hyseni, me të cilin diskutuan për procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

15:41
“Pushteti shkon e vjen po Shqipëria mbetet”/ Rama-opozitës: Listat 100% dhe koalicionet nuk pengohen nga 30 korriku! Doni të zvarrisni procesin

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratave të opozitës pas mbledhjes së këshillit politik.

15:37
100 vjetori i Arshi Pipës/ Përkujtimi nga qendra Kombëtare e Librit dhe leximit

Unë mund te heq dorë nga gjithcka, përvecse nga mendimi. Ajo është e mira ime më e madhe, e mira ime absolute. Kështu shkruan Arshi Pipa, një mendimtar aq i sinqertë dhe i vërtetë si ai, sot do të festonte 100 vjetorin e lindjes.

15:35
PD-LSI: Dakord për listat, por koalicionet të mos preken

Oerd Bylykbashi tha se PD nuk heq dorë nga kushti që koalicionet nuk duhet të ndryshohen.

15:33
Lumi po i merr tokat/ Protestojnë fermerët në Shkodër, kërkojnë ndërtimin e argjinaturave

Mbi 50 hektarë tokë bujqësore në Berdicë të Shkodrës, rrezikohen nga erozioni.