Egnatia në revistën e UEFA-s, Dede zbulon sekretin: Jemi një familje, udhëtojmë me charter dhe si grup i tillë i bashkuar duhet të luajmë 23/11 16:43
Real Madridi e ka konfirmuar se Mariano Diaz ka rezultuar pozitiv për COVID-19 dhe se tashmë është izoluar në shtëpinë e tij.
Klubi spanjoll me anë të faqes zyrtare njoftoi:
“Pas testimit për COVID-19, ne u njoftuam se futbollisti ynë, Mariano Diaz, ka rezultuar pozitiv.Futbollisti është në gjendje të mirë shëndetësore dhe është izoluar në shtëpinë e tij”.Më tej, mediat spanjolle kanë bërë të ditur se ai nuk ka stërvitur sot me bashkëlojtarët e tij.Gjithashtu, është konfirmuar se ai nuk ka pasur kontakt me futbollistët e tjerë nga java e kaluar.
Top Channel