Lushnjë- Një aksident ka ndodhur në  aksin rrugor Lushnjë – Fier ku si pasojë një person ka mbetur i plagosur.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:45 ku janë përplasur makinat tip “Pezho” me drejtues shtetasin D. M.,26 vjeç, banues në Lushnje , me mjetin tip “Citroen” me drejtues shtetasin K.H., 42 vjeç, banues në Tiranë.

Informacion paraprak:

Sot në datë 28.07.2020, rreth orës 19:45, në aksin rrugor Lushnjë – Fier, janë përplasur mjetetet tip “Pezho” me drejtues shtetasin D. M.,26 vjeç, banues në Lushnje , me mjetin tip “Citroen” me drejtues shtetasin K.H., 42 vjeç, banues në Tiranë, ku si pasojë është dëmtuar drejtusi i mjetit tip “Pezho” i cili është në Spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Top Channel