Foto ilustruese

Tiranë- Një aksident i rëndë ka ndodhur në ‘Bulevardin Blu’ në Kamëz ku një makinë ka përplasur një 17-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 ku mjeti me drejtues shtetasin F.K., ka aksidentuar shtetasen e mitur me iniciale B.H., 17 vjeç, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Më datë 28.07.2020, rreth orës 20:00, në Kamëz, tek bulevardi “Blu”, mjeti me drejtues shtetasin F.K., ka aksidentuar shtetasen e mitur me iniciale B.H., 17 vjeç, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariatin e Policisë Nr.5, për veprime të metejshme.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel