Komisioni për Buxhet dhe Transfere, në mbledhjen e sotme elektronike, të drejtuar nga Hekuran Murati, kryetar, shqyrtoi dhe miratoi raportin me amendamente për Projektligjin nr. 07/L-014 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr. 07/L-001 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020.

Komisioni i rekomandoi Kuvendit miratimin e këtij projektligji me amendamentet e propozuara nga komisioni dhe amendamentet që e kanë përkrahjen e komisionit.

Por kryesia e Kuvendit ende nuk ka caktuar ndonjë ditë për mbajtjen e seancës ku do të votohej rishikimi i buxhetit për vitin 2020, që do t’i hapë rrugë implementimit të Pakos Emergjente dhe ndarjes së 170 eurove për punëtorët e sektorit privat.

Top Channel