Nard Ndoka thotë se kreu i krimit elektoral është Edi Rama. Por ja si përgjigjet kur pyetet përse ambasadorja amerikane takohet me një kriminel zgjedhjesh…

28/07/2020 18:36

Në emisionin e sotëm në Top Talk, ishte i ftuar ish-deputeti Nard Ndoka, i cili ka folur rreth zhvillimeve të fundit politike në vendin tonë.

Ndoka duke folur për krimet zgjedhore, ka thënë se i pari i kësaj liste është kryeministri Edi Ram dhe më pas sipas tij përgjegjësit e tjerë janë ministrat e kabinetit të tij dhe drejtues të lartë të policisë.

“Për ne ka rëndësi fillimi i ndëshkimit. Përgjegjësi i madh është kryeministri Rama që është kapur në krim zgjedhor me prova dhe fakte të bëra publike. Botërisht, është edhe një kërkesë e BE për të hetuar këtë dosje.”

“Përgjegjësi kryesor është Edi Rama dhe ministrat e kabinetit, kryetarët e Bashkive dhe drejtues të policisë.” tha Ndoka.

Ndërkohë i pyetur se pse ambasadorja Amerikane Yuri Kim do të zhvillonte takime me një kriminel zgjedhor siç ai e cilësoi kryeministrin Rama, Ndoka është shprehur se ende nuk është futur në ‘listën e zezë’.

“Pa diskutim që e ka informacionin, e ka dëgjuar. Ambasadorja Amerikane nuk i voton politikanët shqiptarë. Këto i propozon… Ato i kanë shpall në publik ato i kanë disa emra në PS që i kanë shpallur. Mund të pres radhën edhe Rama dhe mund ta ketë një fat edhe nesër. Dhe mund të negociojnë me të derisa nuk është futur në listën e zezë në mënyrë zyrtare. Pavarësisht se ka informacione të tilla.” tha Ndoka më tej.

Top Channel